Kuvendi diskutoi në seancë mbi marrëveshjen e rinegociuar të koncesionit për skanimin e konteinerëve në dogana. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani bëri të ditur se nga marrëveshja e rinegociuar me kompaninë “Rapiscan” biznesi do të jetë i fituar.
“Ajo që është thelbësorë është që është fakti se i është kursyer ekonomisë nga 100 deri në 400 milionë euro, në varësi të ecurisë së numrit të deklaratave doganore. Faktet e deritanishme japin më shumë mundësi se kursimi të jetë më shumë afër 400 milionë eurove”, deklaroi ai.
Kreu i Financave tha se është një kontratë thelbësisht e përmirësuar dhe sipas tij, pagesa për skanimin do të kryhet mbi bazë të deklaratës doganore për të gjithë llojet e biznesit .
“Për çdo deklaratë doganore, nga përllogaritjet nuk do të paguhet më 39 euro, siç ishte në kontratën e parë, por do të paguhet vetëm 22 euro. Për deklaratat doganore që janë me vlerë nën 1000 euro do të paguhet vetëm 5 euro”, vijoi Cani.
Ndërkohë deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu akuzoi qeverinë se po sulmon investitorët e huaj. Shehu tha se edhe fjala e Kancelares Merkel në Tiranë tregon frikën që kanë investitorët e huaj në Shqipëri.
“Merkel kërkoi siguri ligjore për investimet, cka tregon pasigurinë që kanë investimet e huaja”, tha Shehu.
Po ashtu, edhe deputeti i PD-së Florion Mima tha se kontrata e re nuk sjell kursim, siç trumbeton qeveria. Gjithsesi Mima tha se tërheqja e Qeverisë nga qëndrimi i mëparshëm për mosprishjen e kontratës që do t’i kushtonte miliona euro dëmshpërblim ndaj kompanisë duhet përshëndetur.
Ministri i Financave në sqarimet e tij tha se kontrata ishte e kopsitur nga ana ligjore dhe nuk mund të prishej.
“Prishja ishte me zarar dhe 350 milionë euro do të paguhej nga qeveria nëse do të prishej,ndërsa me rinegociimin paguajmë 210 milionë euro”.
Në marrëveshjen e re, qeveria i ka vendosur si tavan të ardhurash kompanisë koncesionare “Rapiscan” shumën prej 210 milionë dollarë për 15 vitet e ardhshme.
Ministria e Financave ka premtuar se nëse deklaratat do të ecin në trend pozitiv dhe me rritje, pagesa për biznesin mund të ulet shumë.
Kjo marrëveshje miratohet për herë të dytë, pasi qeveria u tërhoq nga vendimi për anulimin e koncesionit të skanimit të kontenierëve në dogana. Rinegociimi i marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë, mundëson ofrimin e shërbimit kundrejt disa kushteve të reja, sipas të cilave, biznesi do të paguajë më pak për shërbimin e skanimit të kontenierëve.
Referuar relacionit të projektligjit, ndryshimi i kushteve të kontratës për kompaninë sjell jo vetëm shmangien e një gjyqi në arbitrazhin ndërkombëtar, por mundëson edhe uljen e kostos së kontratës me 108 milion euro. Në Gjykatën e Arbitrazhit, kompania “Rapiscan” kishte kërkuar dëmshpërblim 350 milionë euro nga pala shqiptare.
Ja ku eshte “dashuria” e madhe qe ka Berisha dhe PD-ja per popullin me ja rras sa krahu ndersa famijet dhe larot e PD-se marrin qindarkat e tyre.
Doni me per PD-istat.
Sa me shume te rrinte PD-ja dhe pjella e tij ne pushtet aq me thelle do ta hanit ngjalen e Ilir Metes.
Të dyja palët të jen të bindura.
DMTH, keta po ribejne kontraten dhe po i japin kesaj kompanie 210 Milione per kete? I bie qe kjo kompani ka perfituar 210 Milione Euro si pagese paraprake nga qeveria, pa bere asgje. Nuk ke se ci thua, pazar i mire Rilindas. Keta te “Rapiscan” kot qe ta fillojne punen. Keta jane qindra miliona Euro plus, pa bere asgje. Me sa duket pas kesaj kompanie fshihet ndonje politikan Shqiptar.
Kriminelet , qe kane firmosur koncensionet antishqiptare, si Mima dhe shkerdhat Shehu kane goje dhe i bejn kritik ministrit te financave per ate marreveshje qe i kursen 400 milion $ nga buxheti .Kjo eshte shenje e pa aftesise te mazhorances , si dhe dy drejtuesve Rama dhe Meta qe nuk i tregojne vendin ketyre palacove qe do ta detyrojne shqiptarin, te paguaj miliona nga koncensionet qe vet keto firmosen, me urdher te kryekriminelit Sali , qe e urren kete vend me gjithe shpirt. Pse nuk ngrihen deputetet socialist , ti nxjerrin bojen keij klani mafioz qe firmosi ne kurriz te popullit ,apo rrin kot ne parlament ? Keto sulmojne qeverine, qe te mbrojne krimet ,qe vet kane bere .