Ndryshimet në ligjin për planifikimin e territorit/Gjermeni: Mbrohen hapësirat publike

9 Korrik 2015, 13:29Ekonomia TEMA

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni deklaroi gjatë seancës plenare në Kuvend se ndryshimet në ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” synojnë rregullime në ligjin ekzistues.

Sipas saj, këto rregullime vijnë kryesisht për shkak të reformës së ndërmarrë nga Ministria e Zhvillimit Urban për ndarjen e funksioneve dhe reformimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT).

“Qëllimi është realizimi dhe finalizimi i procesit të ristrukturimit të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit. Kjo synohet përmes ndarjes dhe kalimit të funksioneve të sekretariatit të Këshillit Kombëtar të Territorit (funksione që aktualisht i ka AKPT-ja) dhe procesit të kontrollit të përputhshmërisë në një strukturë të re të tipit “Customer Care””, deklaroi Gjermeni.

Me këto ndryshime ligjore të propozuara, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit do të ketë të njëjtat kompetenca planifikuese dhe bashkërenduese, të parashikuara në ligjin e vitit 2014.

“Funksionet e sekretarisë teknike të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe kontrolli i përputhshmërisë së lejeve do të bëhen nga një strukturë tjetër, e cila do të krijohet, do të organizohet dhe do të funksionojë në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave, i cili ngarkohet për ngritjen e kësaj strukture.

Pra, është propozuar një shkëputje e funksioneve planifikuese të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit me funksionet teknike, kontrolluese e monitoruese të zhvillimit të territorit, si sekretari teknike e KKT-së.

Me këto ndryshime ligjore synohet fuqizimi i strukturës së AKPT-së, në kuadrin e përqendrimit dhe forcimit të procesit të planifikimit të territorit, si proces mjaft i rëndësishëm në fushën e zhvillimit urban”, deklaroi Gjermeni.

Një aspekt tjetër që paraqitet me këtë projektligj, sipas saj, është dhe përcaktimi i një koncepti dhe përkufizimi të rëndësishëm në procedurën e planifikimit e të zhvillimit të territorit, siç është ai i “hapësirave publike”.

Gjermeni sqaroi se këto ndryshime janë në linjë me të gjitha nismat e ndërmarra nga qeveria, në kuadër të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së administratës publike ndaj qytetarëve.

6 komente në “Ndryshimet në ligjin për planifikimin e territorit/Gjermeni: Mbrohen hapësirat publike”

  1. spirojanaqi says:

    Duhet hartuar Plani i Pergjithshem i Territorit per tegjithe Shqiperine ne menyre qe te percaktohet perdorimi me saktesi i territorit.

  2. Nje shqiptar says:

    Po lulishtet publike qe jane pushtuar ne Shkoder dhe ne qytete te tjera a do ti rikthehen popullit?

  3. Muzapopullore says:

    Zonja Gjermeni, jeni shume e respektuar ne perpjekjet per te ndryshuar ligjin nje favor te zhvillimit te territorit. AKPT dhe Atelier Albania jane bere dispecerat e projektesh, treguesish urbane duke mbytur cdo perpjekje profesionale, inovative, serioze dhe e ndershme vs mediokritetit, paftesise, mashtrimit, dhe abuzivizmit. A do ja arrin dot ti hiqni Adelina Grenxes pushtetin per te bere cfare I pelqen asaj dhe bandilleve belge te saj me territorin, pronen pub like dhe private? Bachelorja e Qipros Greca nuk e kupton se kush ja paguan rrogen. Ajo karrigen e kupton si pushtet per te bere ndere. Nese e verteta do ishte nje lajm shume shpresedhenes gati I pabesueshem. Dhe a e ka miratuar KM

  4. mali says:

    Jemi pak i njorant me keto ligjet, nuk kemi faj 25 vjet ligjin e benin mafiozet e politikes.
    A na i thuaj nje çike troç apo tulle a do shkoje njeri per ndjekje penale qe dha OK per ndertimet tek Diga( JANE LEJE QE SHKELIN LIGJET E QE KOMISIONI I DIGAVE ESHTE SHPREHUR KUNDER.
    Tjeter, ku ligj qe po miratoni a do denoje ndokend qe shpall projekte per shakaterrimin e urbaniatikes se Tiranes dhe per me teper qe per keto projekte nuk eshte artikuluar asgjekundi dhe asnjeher para fushates se zgjedhjeve????!!!!

    A na thua ndonje gje per keto moj zonja ministre apo ti je ajo qe the se nuk ka gje le te ngrihen disa kioska per promovimin e turizmit para mauzoleut te Skenderbeut se mire i bejne turizmit!! FJALE MINISTRE??!!

  5. Muzapopullore says:

    Korigjim ..Bachelorja e Maltes

  6. Zgjidhja says:

    Hapsir publike ësht oborri kryeministris.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje