INSTAT: PBB në 3 mujorin e parë u rrit me 2.82 %

9 Korrik 2015, 18:24Ekonomia TEMA

Ekonomia është rritur me 2.82 për qind në tremujorin e parë të vitit 2015 në krahasim me të njëjtin tremujor të  2014, sipas publikimit të sotshëm të INSTAT.

Treguesi i këtij tremujori për rritjen ekonomike vjen me një metodologji të re, ku matja është bërë si nga metoda e prodhimit dhe nga ajo e konsumit, ndërsa deri tani matej vetëm nga metoda e prodhimit.

Drejtori i përgjithshëm i INSTAT Gjergj Filipi tha se, sipas metodës së re të matjes së PBB tremujore, Bujqësia është rritur me 1 .85 % në krahasim me tremujorin e parë 2014, grupi “Energji, uje dhe lëndë djegëse” u rrit me  7.64%,  ndërtimi  u rrit me 1.84% dhe grupi “Tregti hotele restorante” u rrit me 1.18%.

Më tej, grupi ”Informacion dhe komunikim” u rrit me 2.6%. Aktiviteti financiar dhe sigurimit 13.07%, Pasuritë e paluajtshme me 1.23%, administrata publike 3.4 % dhe grupi të tjera shënoi një rënie me 3.4%.

INSTAT ka publikuar për here te pare ndryshimin e prodhimit të brendshëm bruto sipas nomenklaturës se aktiviteteve Rev 2, në linje me metodologjinë bashkëkohore që përdor sot bashkimi evropian. Të dhënat vjetore janë në një detajim shumë me të lartë se më parë, thotë Gjergji Mano, ekspert ne INSTAT, duke nënvizuar punën kolosale që është bërë për rishikimin e të dhënave sipas metodologjisë së re.

Me këto ndryshime metodologjike, kalohet nga vlera e shtuar bruto ne prodhimin e brendshëm bruto tremujor që është treguesi i plotë gjithpërfshirës i ekonomisë shqiptare (në ndryshim nga vlera e shtuar bruto, PBB përfshin dhe llogaritjen e taksave dhe subvencioneve).

Me parë PBB botohej vetëm me baze vjetore dhe Jo tremujore. Ndërsa Drejtori i INSTAT Fili tha se, ndryshimet thelbësore me metodologjinë e re janë se, del për herë të parë PBB tremujore, Rritet numri i degëve te ekonomisë të përfshira dhe PBB  matet si nga metoda e prodhimit dhe nga ajo e konsumit, deri tani matej vetëm nga metoda e prodhimit.

Dalja me këtë metodologji i bën te pakrahasueshme këto më të dhënat e mëparshme, ndërkohe që seria është rishikuar deri ne 2008, dhe deri ne tetor do rishikohet deri ne 1996, tha ai. /Monitor/

2 komente në “INSTAT: PBB në 3 mujorin e parë u rrit me 2.82 %”

  1. albani says:

    Pra rritja prej 2.82% e PPB-se eshte pasoje e ndryshimit metodologjik te matjes se tij.
    Hajde propagande hajde,ju ja kaloni dhe partise se punes o rilindje,por nuk ja kaloni dot PD-se.
    Dilni dhe na tregoni pak tani se me sa perqindje e keni ulur kriminalitetin?

  2. werfwe says:

    po na shpjegoni pak kete metologjine e re, krahasuar me metologjine e vjeter, se po beheni dhe ju si saliu qe e coj shqiperine vendin e dyte mbas gjermanise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje