Samiti i Dubrovnikut/Angazhim për ndërtimin e infrastrukturës së munguar të rrjetev të gazit

11 Korrik 2015, 11:12Ekonomia TEMA

Vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore bashkojnë përpjekjet për ndërtimin e një infrastrukture të munguar të rrjeteve të gazit si mundësi për diversifikimin e burimeve dhe sigurinë e furnizimit me energji.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri mori pjesë në takimin e Grupit të Nivelit  të  Lartë  të inisiativës  për  rrjetin  ndërlidhës  të  Gazit  i  cili  u  organizua  në Dubrovnik nga Komisioni Europian dhe Ministria e Zhvilimit Ekonomik të Kroacisë.

Gjiknuri vlerësoi rëndësinë e veçantë që ka procesi i ndërlidhjes së Gazit në Europën Qendrore dhe Jug-Lindore (CESEC) dhe ndikimi i tij direkt në sigurinëdhe diversifikimin e furnizimit me burime të reja energjetike të rajonit dhe më gjerë.

Gjiknuri vlerësoi gjithashtu edhe rëndësinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në një procestë  tillë  të  ideuar  dhe  drejtuar  nga  Bashkimi  Evropian  me  pjesëmarrjen  edhe  tëpërfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministri i Energjisë u ndal konkretisht tek fakti se Korridori Jugor i Gazit, pjesë e të cilit është edhe gazsjellësi Trans Adriatik (TAP), duhet të shihet si një ndër projektet kyçe të infrastrukturës së gazit në Europë.

Duke patur në konsideratë që projekti TAP është i përfshirë në listën e Projekteve Prioritare të CESEC, Ministri Gjiknuri theksoi në mënyrëtë veçantë rëndësinë që ka përfshirja e projektit të gazsjellësit Jonian Adriatik (IAP), në grupin e projekteve potenciale të CESEC, gjë e cila u mor në konsideratë.

Nga përfaqësues të BEI dhe të BERZH u prezantuan qëndrimet dhe vlerësimi i këtyreinstitucioneve  të  rëndësishme  financiare,  përsa  ka  të  bëjë  me  çështjet  kryesore  tëanalizimit të maturisë dhe efektivitetit financiar të projekteve të ndërlidhjes të përfshiranë Planin e Veprimit, si dhe për rëndësinë e mbështetjes së tyre.

Gjatë diskutimeve u prezantuan materiale për disa projekte të rëndësishme të zhvillimit tësektorit  të  gazit  nga  ana  e  kompanive  lider  në  këtë  fushë  si  Exxon,  BP,  SOCAR,Cherniere, etj.

Në këtë takim ishin të pranishëm zv.Presidenti i Komisionit Evropian Maros Sefcovic, Komisioneri Evropian për Energjinë Miguel Arias Canete dhe ministrat e energjisë së Shqipërisë,  Austrisë, Bullgarisë,  Kroacisë,  Greqisë,  Hungarisë,  Italisë,  Rumanisë,Sllovakisë,  Sllovenisë,  Maqedonisë,  Serbisë  dhe  Ukrainës etj.

Pjesëmarrësit në tryezë firmosën një Memorandum Mirëkuptimi, dokument i cili skicon rrugën për një integrim më të ngushtë të tregjeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve tëKomunitetit të Energjisë.

Forcimi i rregullatorit dhe bazës ligjore të tregut, vlerësohet se do të ndihmojë për përmirësimin e klimës së investimeve në këto vende nënshkruese. Puna nën iniciativën e Komisionit Evropian për ndërlidhjen e rrjetit të gazit në Evropën Qendore, Lindore dhe Juglindore nuk do të fokusohet vetëm tek ndërtimi i gazsjellësve të rinj, por gjithashtu në gjetjen e rrugëve për të shfrytëzuar maksimalisht infrastrukturën ekzistuese.

Disa prej projekteve të kësaj infrastrukture si Gazsjellësi Trans-Adriatic (TAP), terminali LNG në Kroaci dhe sistemi i evakuimit, interkonektorët mes Greqisë dhe Bullgarisë apo mes Serbisë dhe Bullgarisë janë identifikuar si ndër prioritetet kryesore në planin e veprimit bashkëlidhur memorandumit.

Në përgjithësi, projektet do të financohen nga pjesëtarët e tregut por kur do jetë e nevojshme për kompletimin e tyre, do të merret në konsideratë edhe përfshirja e Bankës Evropiane të Investimeve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Promovuesit e projekteve inkurajohen veçanërisht të përdorin mundësitë që ofrohen nga Fondi i ri Evropian për Investimet Strategjike.

2 komente në “Samiti i Dubrovnikut/Angazhim për ndërtimin e infrastrukturës së munguar të rrjetev të gazit”

  1. Zgjidhja says:

    Njohim ecurin vazhduese në planet me interes të gjithanshëm.

  2. Dreni says:

    Në këtë takim ishin të pranishëm zv.Presidenti i Komisionit Evropian Maros Sefcovic, Komisioneri Evropian për Energjinë Miguel Arias Canete dhe ministrat e energjisë së Shqipërisë, Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Greqisë, Hungarisë, Italisë, Rumanisë,Sllovakisë, Sllovenisë, Maqedonisë, Serbisë dhe Ukrainës etj.

    Haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa Po Kosova nuk ishte????????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje