Detyrimet e prapambetura, alokohen 15.35 miliardë lekë

10 Korrik 2015, 10:55Ekonomia TEMA

Ministria e Financave ka alokuar  rreth 15.35 miliardë lekë detyrime të prapambetura. Procesi i shlyerjes së detyrimeve të prapambetura, rinisi ne mesin e muajit maj, pasi procesi ishte bllokuar për shkak të auditimit të kërkuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar mbi mënyrën se si janë kryer pagesat e detyrimeve deri më tani.

Për vitin 2015 janë planifikuar të shlyhen 20 miliardë lekë detyrime të prapambetura. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në kuadër të strategjisë, deri në 30 qershor 2015, janë alokuar në total rreth 15.35 miliardë lekë detyrime të prapambetura.

Për investimet publike janë alokuar 5.9 miliardë lekë, për shpenzimet korente për mallra dhe shërbime, janë alokuar rreth 0.3 miliard lekë, për rimbursim TVSH-je janë alokuar rreth 5 miliardë lekë, ndërsa për zërin “të tjera” janë alokuar 4.1 miliardë lekë, ku përfshihen detyrimet për “vendimet gjyqësore”, janë alokuar rreth 2 miliardë lekë, “shpronësimet” janë alokuar rreth 1 miliard lekë dhe “emergjencat dhe shpërblimet për lindjet” janë alokuar rreth 1.1 miliardë lekë.

Një pjesë e këtyre detyrimeve duke shkuar tek kompanitë iu kanë dhënë mundësi atyre për të shlyer edhe detyrimet fiskale që i janë kthyer buxhetit në formën e të ardhurave, për t’u investuar, sipas programit të qeverisë.

Qeveria programoi që në vitin 2014 të shlyente 35 miliardë lekë detyrime të prapambetura ndaj biznesit. Ndërsa në buxhetin e vitit 2015 ajo llogarit të shlyejë shumën prej 20 miliardë lekë dhe në vitin 2016 po 20 miliardë lekë. Ministria e Financave ka hartuar strategjinë përmes së cilës nuk krijohet hapësirë për detyrime të prapambetura ndaj biznesit në ardhmen

2 komente në “Detyrimet e prapambetura, alokohen 15.35 miliardë lekë”

  1. katarakti says:

    Po çdo me thene alokohen, mor shpirt?! Mendoni pak edhe per ne te shkretet qe nuk dime gjuhe te huaja dhe nuk kemi kulturen tuaj!

    1. genci.d says:

      Alokohet=Ndare(Ka ndare) .Me fal qe po te kthej pergjigje…jo se jam me i zgjuar se ju..Por edhe une kam probleme me gjuhen e sotme shqipe , ku ajo eshte bastarduar me fjale e terma te huaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje