Drejtori i OSHEE: Faturimi afrofe do të hiqet brenda vitit të ardhshëm

12 Korrik 2015, 17:54Ekonomia TEMA

Faturimi afrofe do të hiqet vitin e ardhshëm. Në një intervistë për Ora News, administrator i OSHEE, Adrian Çela deklaron se gjendja e kompanisë është përmirësuar. Ai paralajmëron familjarët dhe bizneset që të paguajnë energjinë pasi nuk do të ketë tolerime.

Si rezulton gjendja e kompanisë OSHEE në bazë të dhënave të fundit që ju dispononi?

Gjendja e kompanisë është në rrugë të mbarë tani, ju mund ti referoheni edhe raportit të fundit të FMN ku thuhej se reformat energjitike kanë kaluar edhe ato që pristeshin. Sigurisht ka shumë për të bërë, por ajo që ja vlen të thuhet është se kompania në këto 6 muaj nuk ka marrë asnjë para nga fond ii buxhetit të shtetit. Pra është një fond garancie që qeveria  vjet pati vendosur për sektorin energjitik për sigurimin e energjisë, dhe ky fond nuk është prekur fare, sepse kopania po ecën me të ardhurat e veta. Nëse ne kishim parashikuar se në vitin 2015 do kishim një rritje me rreth 30 mln dollarë të borxhit të kompanisë ne vërejmë që ky borxh është frenuar, dhe kompania ka filluar edhe të shlyejë.

Flasim pak për aksionet tek bizneset. E konsideruat problematike situaten e bizneseve në bregdet të cilët nuk paguanin energjinë elektrike. Çfarë po ndodh?

Atëhere në rastin e bizneseve, do ta shtrija më shumë se bregdeti, kur thashë që kemi përgatitur një plan të hollësishëm se ku duhet të shkojë kompania brenda vitit 2018, e rëndësishme është edhe niveli i arkëtimeve sipas çdo fashë, fashës familjare, buxhetor, jo buxhetor dhe privatët. Vemë re me kënaqësi që familjari ka një përgjigje pozitive, cka po ndodh me pjesën e bizneseve të turizmit. Kemi vënë re që kemi një numër të konsuderueshme të bizneseve debitore. Ka qenë e vështirë nga kompania në vitet e shkuara për ti mbledhur këto borxhe, prandaj ne kemi filluar një operacioni nga maji. Kemi evidentuar bizneset, kemi ndërprerë e energjisë për ata biznese që nuk kanë paguar detyrimet dhe i kemi lënë afat deri në 10 korrik për ti paguar. Për këto biznese nuk ka formula sic ka për bizneset e tjera, sepse përvec shtrirjes specifike që kanë, pra që janë deri në shtator, jepen me qira dhe vitin tjetër i merr dikush tjetër ne kemi vënë këtë kusht që brenda datës 10 korrik të likujdojnë debinë e vitit 2014. Pas kësaj date ata nuk kanë asnjë mundësi për tu furnizuar me energji elektrike.

Si po trajtohen ankesat e konsumatorëve përsa i përket faturimeve afrofe, mbifaturimeve?

Ka një impenj të kompanisë që brenda 6 mujorit të parë të 2016 nuk do të ketë më faturime afrofe.  Vërtet kemi pasur një problematike e trashëguar. Kemi ndeshur rreth 22 mijë ankimime të vjetra dhe nuk kemi gjetur zgjidhje. Por jemi duke i trajtuar dhe kemi lënë një afat që brenda sezonit të beharit të marrin fund, dhe me implementimin e këtij programi në muajin korrik do të jetë e aksesushme për qytetarët për të parë dhe përndjekur se kush  nga nënpunësit nuk kanë zbatuar detyrat, afatet dhe rregullat për të zgjidhur ankesat e qytetarëve. Ne kemi thënë dhe do të fillojmë zbatimin, dëmi i shkaktuar nga punonjësit e kompanisë përgjegjësia edhe financiare do ti kalojë punonjësit.

Si do të jetë furnizimi me energji në këtë sezon vere?

Përvec difekteve teknike nuk ka asnjë shqetësim. ne kemi filluar edhe me remonetet për ti përgigjur edhe stinës së dimrit. Kompania ka regjistruar përmirësime të dukshme, në 6 mujorin e parë përsa i përket importit në kemi kursyer 45 mln euro me pak nga sa kemi konsumuar. Vazhdojmë me këtë trend, sepse duke ulur nivelin e humbjeve kursehen më shumë para dhe këto para do të kthehen në investime për qytetarët. Dhe qytetarët do ta kuptojnë që duke paguar do të kenë edhe shërbim më të mirë. Energjia duhet paguar sepse është një e mirë që duhet ta kenë, por që ta kenë duhet paguar dhe të marrin shërbim më cilësor.

3 komente në “Drejtori i OSHEE: Faturimi afrofe do të hiqet brenda vitit të ardhshëm”

  1. pordhe me rigon says:

    ky eshte hajdut me corape.ja fut dhe sahit dollapit per vjedhje…..

  2. beni says:

    Ju lumte per punen qe keni bere, por faturat aforfe te hiqen sa me pare se aty abuzohet.

  3. Z/Kallami says:

    Te likuidohen faturat aforfe.Kete duhet sa ma pare ta ndjej xhepi i punetorit dhe fukaras.
    Hajt,iu prifte e mbara!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje