Reformat në energji, Gjiknuri takon zyrtarë të DASH

14 Korrik 2015, 16:54Ekonomia TEMA

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me një delegacion nga Departamenti Amerikan i Shtetit, kryesuar nga Alina L.Romanowski, koordinatore e ndihmës amerikane për Europën dhe Euroazinë dhe Christine Tefft, shefja e programit për Europën në të njëjtin departament. Në bisedime ishte i pranishëm edhe drejtori i Programit USAID-it në Shqipëri.

Ministri Gjiknuri informoi delegacionin amerikan për reformat e ndërmarra në sektorin energjitik në Shqipëri duke nisur nga zgjidhja e konfliktit mbi statusin ligjor të kompanisë së shpërndarjes deri tek përmirësimi i likuiditetit në sektor duke rikthyer ligjshmërinë në konsumin e energjisë elektrike.

Për herë të parë, tha Gjiknuri, është arritur të reduktohet ndjeshëm nevoja për garanci financiare nga qeveria për sektorin energjitik.

Duke iu referuar reformave ligjore, Gjiknuri u ndal tek ligji i ri për Sektorin e Energjisë Elektrike në përputhje me Direktivat e Bashkimit Evropian, ndryshimi i politikave tarifore. Masat e marra, tha Gjiknuri kanë bërë të mundur që të rritet likuiditeti në sektor, të kryhen pagesat e prapambetura për prodhuesit privatë të energjisë dhe të fillojë një fazë investimesh aq shumë të nevojshme.

“Me shumë rëndësi është fakti se vihet re rikthimi i besimit të institucioneve financiare në sektor, ku përveç Bankës Botërore janë të interesuara tanimë edhe Bankat e Nivelit të Dytë”, theksoi ministri.

Gjiknuri tha se po punohet intensivisht edhe në sektorin e gazit me synim diversifikimin e burimeve të energjisë. Në këtë linjë, ai u ndal tek projekti i gazsjellësit TAP si një projekt me rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe Rajonin. Ministri tha se Shqipëria po angazhohet për kryerjen e Master Planit të Gazit dhe më tej gazifikimin e vendit.

Nga zyrtarët amerikanë u theksua progresi i bërë në kuadër të reformave,  si dhe nevoja e rritjes së sigurisë energjitike në Shqipëri dhe Rajon. Nga ana e tyre, u nënvizua nevoja e nxitjes së energjive të rinovueshme, veçanërisht atyre diellore.

Gjiknuri vlerësoi rolin aktiv të USAID-it në sektorin energjitik përmes projekteve pilot, kryesisht në sektorin e Shpërndarjes.

“Ka nevojë për rritje të prezencës së investimeve dhe asistencës amerikane në Shqipëri, për rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe ekspertizës, duke konsoliduar eksperiencat e kaluara pozitive”, u shpreh Gjiknuri.

3 komente në “Reformat në energji, Gjiknuri takon zyrtarë të DASH”

  1. Tili says:

    Ky greku do e çoj vendin për lesh më koqa në histori

    1. atdhetar says:

      amerika keshtu e coi grekun per lesh por ne do na i beje me keq sepse amerika dhe tere lobi qe e kontrollon si politiken, si ushtrine apo ekonomine eshte LOBI CIFUT>AMERIKA eshte skllavja e Izraelit zionist.ne jemi republike levozhgash qe tallin trapin amerikanet me ne dhe japin urdhra si tu doj bytha,shqiptaret budallenj shpresojn ende per cekun e bardhe biles dhe mut hane por ameriken nuk e tradhetojne

  2. AMC says:

    po vidhet si deri ne thes, te kafe roma, afer bllokut reklama amc,pa leje te banoreve,vjedh nga pompa energji.
    dhe mer lek TAVANXHIU I Beratit te banka greke ENB,perballe piceri juvenilies,dhe korentin qe e paguajne te tjeret , pse nuk kontrollohet ,see kam pare edhe ne komente te tjera,apo reforma e show gjiknurit,beti ne mes si gazi iembel ne patos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje