Destinacionet ekzotike: Si të shkoni në Maldive, Tajlandë, Karaibe, Kubë…

18 Korrik 2015, 10:27Kulturë TEMA

Vende të tilla të largëta si ishujt Maldive, Seishell në oqeanin Indian, Kuba, Santo-Domingo në Karaibe, Tailanda, Bali në Indonezi etj, mbeten destinacionet e pushimeve ideale. Por, për të prekur të paktën njërën prej tyre nga afër, duhet të bëhen disa “sakrifica”, si fjala vjen viza apo kostoja disi e lartë e udhëtimit.

Kush është tip i aventurës e nuk i trembet syri nga të papriturat atëherë mund të zgjedhë që të organizojë vetë një udhëtim, në të kundërt në ndihmë ju vijnë gjithmonë agjencitë turistike. Çmimi që mund të paguani do të jetë disi më i lartë.

Nga Elona Bedalli

Me një grup miqsh dëshironim të realizonim një palë pushime vërtet unike dhe të paharruara. E kështu nisëm kërkimet duke bërë një listë destinacionesh që na i kishte ënda. Por, nuk mjaftonte vetëm dëshira sepse të panjohurat ishin të shumta. Për çfarë do të shpenzonim më shumë, për hotelin, ushqimin, udhëtimin, argëtimin. Bëhet fjalë për destinacione të largëta e që nuk të bie rasti t’i vizitosh shpesh, pasi nuk është si të udhëtosh në Europë, ku më të shumtën e herës nuk ke nevojë fare të lidhesh me agjenci. Mjafton të futesh në faqen e duhur e që mund të jetë booking.com, ku përvojat tregojnë se nuk ka shumë vend për zhgënjim. Aty mund të keni mundësi pa fund zgjedhjeje. Mund të shikoni edhe opinionet te Tripadvisor për çdo detaj që mund të keni nevojë. E nëse nuk e keni buxhetin të kufizuar, atëherë drejtojuni agjencive dhe merrni më të mirën pa e vrarë shumë mendjen. Por, le t’i marrim gjërat me radhë për të krijuar një ide pak më të qartë se si mund të arrihen këto destinacione.

Vendet ekzotike duan viza

Ka një sërë vendesh ku për të shkuar, shqiptarët duhet më parë që t’i nënshtrohen regjimit të vizave, si për shembull: në Barbados, në Afrikën e Jugut, në Brazil, në Bregun e Fildishtë, në Indi, në Indonezi, në Ishujt Fixhi, Maldive, Marok, etj.

Pjesa më e madhe e këtyre vizave mund të merren në ambasadën e vendit përkatës në Romë (Itali), por edhe në Londër, Athinë e Bukuresht. Viza me koston më të lartë është ajo irakiane (71 euro) dhe merret në Stamboll (Turqi). Kushton rreth 11 euro viza me Marokun (mund të merret në Paris), me Tunizinë (mund të merret në Athinë, Paris), ndërsa me Tajlandën mund të merret edhe në Tiranë. Nëse do të zgjidhni t’i organizoni pushimet me agjenci, atëherë do të jetë ajo që do të mendojë për vizën tuaj, në të kundërt, duhet të mendoni vetë për këtë detaj të rëndësishëm.

Vështirësitë më të mëdha paraqiten nëse do të zgjidhni ato vende ku viza merret në Londër, pasi do të duhet të pajiseni dhe me vizë angleze. Kjo ndodh në rastin e destinacioneve, si: Maldive, Barbados, Belize, Bregu i Fildishtë apo dhe Ishujt Fixhi (shko tabelën e vizave në fund).

“Bëje vetë”

Në fillim menduam për Tajlandën. Kishim dëgjuar shpesh për këtë vend dhe na ngjalli kërshëri, duke qenë se viza mund të merret edhe në Tiranë. Nisëm të kërkonim për biletat e avionit, për çmimin e hoteleve a pensioneve, por gjithçka nga Shqipëria ishte shumë e shtrenjtë. Një mikeshë na sugjeroi Maltën që gjithashtu ka vende shumë të bukura e që nga Italia (kryesisht Pisa) mund të arrihet me çmime të favorshme fluturime që nisin nga rreth 50 euro e arrijnë në 70 euro në pikun e sezonit veror.

Dikush tjetër hodhi idenë për të vizituar Republikën Dominikane, Karaibet më konkretisht. Agjencitë jashtë kanë oferta më të mira për dy javë qëndrime, në hotele me akomodime ‘all inclusive’ që llogariten deri edhe në rreth 1,200 euro për person.

Nga shteti ku mund të bëni prenotimin mund të bëni edhe transitin, kostos së përgjithshme duhet t’i shtoni edhe atë të biletave nga Aeroporti i Tiranës.

Monedha me të cilën punohet është dollari ose pesos. Mund të bëni prenotimin e ekskursioneve jashtë, ushqimit, etj.

Një nga vendet më të bukura të Republikës Dominikane është Punta Cana, që konsiderohet edhe destinacioni më i shtrenjtë.

Arsyeja se përse europianët zgjedhin këtë destinacion është se qëndrimi kushton shumë herë më lirë për dy javë sesa mund të kushtonte le të themi, në Greqi.

Në listë ishin edhe destinacione si Bali e Maldive. Për të arritur në këto vende udhëtimi kushton, por duhet të merret në konsideratë fakti se qëndrimi aty është i lirë dhe po kështu edhe ushqimi. Ata që kanë përvoja me pushimet në Azinë Juglindore sugjerojnë që për hotelet të konsultohet portali agoda.com. Në Bali mund të gjeni resorte (Sol Beach House Benoa) duke filluar nga 80 euro nata, apo Komaneka në Tanggayuda (300 euro nata për person). Në Bali gjenden mbi 1,000 hotele që iu përshtaten buxheteve të ndryshme.

Për në Maldive, mund të provoni itinerarin Romë – Maldive dhe më pas kthimin ta bëni për në aeroportin e Frankfurtit. Falë kompanive ajrore si EasyJet apo edhe Ryanair, mund të gjeni bileta që nisin nga 380 euro për person. Sugjerohet që të vizitoni kryeqytetin e Maldiveve, Malen, pasi e konsiderojnë si një vend surreal. Mund të bëni zhytje në ujërat koralorë, të shkoni për pazar, si dhe të shijoni ushqimin, kryesisht atë të detit, pasi ishujt e Maldives janë parajsa të vërteta.

Nëse dëshironi të vizitoni Afrikën Jugore, atëherë mund të gjeni tarifa të favorshme, duke filluar nga data 17 gusht e deri më 17 dhjetor, nga aeroporte si ai i Barcelonës apo Amsterdamit për çmime që fillojnë nga 318 euro për person. Për të bërë krahasime të ndryshme të çmimeve të biletave, ne ju rekomandojmë që të konsultoheni me portalin Skyscanner.

Disa këshilla

Sot ekzistojnë shumë destinacione turistike për ne ende të panjohura e janë edhe ekonomike. Mos përjashtoni edhe mundësinë për t’u nisur nga aeroporte si Prishtina apo Shkupi, edhe pse duhet të ndërroni më shumë avionë deri në mbërritjen e destinacionit final.

Gjëja më kryesore që duhet të mbani në konsideratë është që të mos i rezervoni biletat e avionit dhe hotelin në momentin e fundit, por dy-tre muaj më herët.

Po ju sjellim shembullin e një udhëtimi për në Las Palmas de Gran Canarias:

Biletat e avionit Prishtinë-Basel (vajtje-ardhje) me EasyJet dhe të rezervuara në internet në sitin www.easyjet.com kushtojnë rreth 60 euro/personi.

Biletat e avionit Basel-Las Palmas (vajtje-ardhje) këtë radhë me Rayan Air të rezervuara në sitin www.rayanair.com janë 35 euro/personi.

Apartamenti me kapacitet dy persona i rezervuar në sitin www.housetrip.com për dy javë kushton rreth 100 euro/personi.

Llogarisni dhe 150 euro për ushqimin dhe lokalet (më të lira se në Dhërmi) dhe kjo është gjithçka ju duhet të shpenzoni.

Kjo është thjesht një nga mundësitë e panumërta që ofrohen në internet për udhëtime dhe pushime në destinacione të reja.

Agjencitë, paketa tërheqëse

Sigurisht, më shumë për vanitet sesa për ndonjë shije shumë të veçantë prej turisti, nuk mungojnë asnjëherë edhe pushuesit ekzotikë. Janë ata që kur bëhet fjalë për det, plazhe, rërë të bardhë, diell e palma e hedhin spirancën diku në Maldive, Karaibe, Abu Dabi e Dubai, apo të tjera copa tropiku. Vetëm se këto destinacione nuk përkojnë me sezonin tonë të lartë.

Ata që iu drejtohen agjencive turistike për destinacionet ekzotike janë padyshim të rinjtë, veçanërisht të sapomartuarit që dëshirojnë të bëjnë një muaj mjalti të paharrueshëm. Natyrisht këto janë paketa të personalizuara që agjencitë i përshtatin në bazë të kërkesave të klientëve. Çfarë u ofrojnë resortet dhe hotelet jashtë vendit atyre që janë në muaj mjalti? “Sapo shkon në hotel ke një shishe shampanjë, një tufë me lule dhe dhomat janë arreduar në mënyrë të veçantë”, shpjegojnë punonjës të agjencive turistike.

Idetë dhe destinacionet janë të pafundme. Sekreti: mjafton të zgjidhni një vend që nuk mund ta harroni përgjatë gjithë jetës.

Në Ibiza, agjencitë në Tiranë ofrojnë udhëtime që nisin në muajin shtator për qëndrime në hotele me tre yje për rreth 830 euro për person për pesë ditë qëndrimi.

Për destinacione si Mauritius qëndrimi për 7 ditë në hotele nga tre në pesë yje kushton nga 600 euro në rreth 4,600 euro.

Një tjetër parajsë janë ishujt koralorë të Seishellit, që gjenden në perëndim të Oqeanit Indian. Mund të bëni sërf, zhytje, peshkim, lundrim etj. Me pak fjalë, gjithçka që përfshijnë pushimet ideale. Agjencitë ofrojnë paketa për qëndrime në hotele me katër e pesë yje, për çmime për 7 ditë qëndrimi që nisin nga 1900 euro deri në 3,900 euro për person.

Për në Maldive, çmimet e paketave për 7 ditë në hotele me katër apo pesë yje nisin nga 1,200 euro në 3,380 euro për person.

Më të kërkuarat, por edhe ekonomike

Kur ju parashtroni gjithë shpenzimet, si udhëtimi, ushqimi, plazhet ideja për të udhëtuar në cepa të ndryshëm të botës mund të ngjajë me një aventurë shumë të kushtueshme. Lajmi i mirë është se disa vende ekzotike mund të kthehen në përvoja fantastike dhe jo shumë të kushtueshme. Ndaj, përpara se të niseni me pushime, lexoni se çfarë kanë shkruar për këto përvoja turistë të ndryshëm.

Kamboxhia

E besoni apo jo, Azia Juglindore mund të jetë një destinacion tepër ekonomik. Kamboxhia është vendi ku mund të gjeni shtretër me 2 dollarë dhe ushqim e birrë për 50 cent e kjo sipas HostelBookers. Edhe në brigjet e Angkor Wat që vlerësohet si destinacioni më i shtrenjtë ju do të shpenzoni maksimumi 20 dollarë në ditë.

Kur turisti Wes Rogers ndërmori një udhëtim në Kamboxhia, ai shpenzoi për fjetjen 5 dollarë në natë, ndërsa ushqimi ishte edhe më i lirë. “Arrita në përfundimin se kushtonte më pak që të haja në Azi se në shtëpinë time”, tha Rogers. Sipas tij, jeta, në disa vende ekzotike ku mund të kalosh ditën me 10 euro, është vërtet fantastike.

Ky është një tjetër destinacion tepër ekonomik në Azinë Juglindore. Sipas HostelBookers, në të ju mund të gjeni hotele ku dhoma ju kushton 1 deri në 2 dollarë nata dhe ushqimi më pak se 10 dollarë. Turistët thonë se në këto vende mund të gjenden shtëpi pushimi që janë më të këndshme dhe më komode se hotelet.

Xhamajka

Turistët e vlerësojnë Xhamajkën për mundësitë e shumta që ofron, për lokalitetet ku mund të qëndrohet me 5-10 dollarë. Në opinionet e tyre ata shkruajnë se duhet të zgjidhen ato destinacione që ju japin mundësi që të blini gjëra që janë tradicionale të lokaliteteve, pra fruta dhe perime të freskëta e që më pas mund të përgatiten në vendin e akomodimit.

Sipas Thrillist, qytetet kineze janë destinacione me mundësi të shumta ku mund të akomodoheni për më pak se 20 dollarë apo të gjeni ushqime për 2-5 dollarë.

Brett War menaxhon apartamente me qira në Shenzhen për më pak se 5 dollarë në ditë dhe rekomandon që të qëndrohet në vendet e zhvilluara, si Shangai ose Hong Kongu nëse buxheti është i kufizuar. Sipas tij, në Kinë, ndryshe nga çfarë ndodh në Perëndim çmimet janë të negociueshme, asgjë nuk është fikse.

Fixhi

Fixhi ka rreth 300 ishuj, reputacioni i të cilave është se janë destinacione të shtrenjta. HostelBookers rekomandon që të mënjanohen resortet ku nata kushton 1,000 euro personi dhe të kërkohen hostele që kanë çmime deri në 25 dollarë në natë. Në këta ishuj, plazhet janë falas.

Nikaragua

Nuk ka asnjë dyshim që Kosta Rika është shumë tërheqëse, por e njëjta gjë mund të thuhet edhe për vendin fqinj, Nikaragua. Me më pak se 10 dollarë mund të siguroni ushqim të shijshëm, pastaj mund të shijoni sërfin dhe plazhet e mrekullueshme.

Tajlanda

Sipas Thrillist, Tajlanda ofron shumë aktivitete që mund t’i realizoni për 15 dollarë, dhoma hoteli me 6 dollarë nata, ushqim me 5 dollarë dhe birra të ftohta me 2 dollarë. Shumë vende të mahnitshme në Tajlandë mund të zbulohen me një buxhet të vogël.

Tajlandezët janë shumë miqësorë e nëse nuk gjeni meny në gjuhën angleze, ata do t’ju ndihmojnë me dashamirësi.

I pozicionuar në mes të oqeaneve Indian dhe Paqësor, Azisë dhe Australisë, ishulli indonezian i Balit është një destinacion ekzotik shumë i lakmueshëm nga turistët. Sipas Clayton B. Cornell, një udhëtar me kohë të plotë që aventurat i publikon në blogun e tij, SpartanTraveler, në Bali, shpenzimet ditore mund të shkojnë deri në 20 dollarë. Në këtë destinacion mund të merrni bujtina me qira që kushtojnë rreth 10 dollarë nata ose të konsumoni vakte që llogariten nga 1.5 – 3 dollarë.

Vietnami

Perëndimorët po rizbulojnë Vietnamin si një destinacion i rëndësishëm kulturor dhe historik që nuk duhet të neglizhohet. Nga Halong Bay, në Ho Chi Minh City, udhëtarët po tërhiqen nga plazhet, parqet kombëtare, muzetë dhe kuzhina autentike.

“Çelësi i kursimit të parave është të udhëtoni si një lokal”, – thotë Rocky Horan i BookingGuru.org. Kjo përfshin marrjen e një autobusi lokal kundrejt atij që mund t’ju rezervojë një agjent udhëtimesh. Kur të mbërrini në destinacionin tuaj, shikoni për dhoma me qira dhe hotele të menaxhuara në nivel lokal. Shpesh në destinacione plazhi, vendasit japin me qira dhoma për më pak se 5 dollarë nata.

Dhe mos harroni bagazhet…

E pasi të keni vendosur dhe bërë gati gjithçka, mos harroni të lexoni këshillat e ekspertëve për paketimit e bagazheve. Ndoshta nuk ju ofrojnë zgjidhje për çdo situatë, por për një pjesë të mirë të tyre, po. Gjithsesi, valixhet jeni gjithmonë ju që duhet t’i bëni gati! Nëse nuk e ngrini dot çantën apo valixhen, keni marrë me vete më shumë se ç’duhet!

Fillimisht bëni një listë të gjërave që do të merrni me vete, të cilën mundësisht hartojeni ditë përpara, kështu do të keni kohë për ta riparë apo për të bërë blerjet e fundit. Paketoni më parë gjërat më të mëdha e pastaj ato më të vogla. Përdorni çantat organizuese apo të tualetit. Nëse udhëtoni me një shok/shoqe me të cilin/cilën do të ndani edhe dhomën, disa gjëra nuk është nevoja t’i merrni të dy palët. Vlerësoni mundësinë e vendosjes së gjysmës së gjërave të njërit person, në çantën e personit tjetër. Kështu, jeni të mbrojtur edhe nga humbja e ndonjë bagazhi. Lini gjithmonë pak vend për suvenirët, apo gjërat e ngjashme, që mund të keni në kthim.

Nëse keni për të marrë me vete këpucë, futni secilën palë më vete, në qese këpucësh, apo diçka që e gjeni më lehtë në shtëpi. Më pas, mund edhe t’i bashkoni me ndihmën e një llastiku gome (parash). Këpucët apo sandalet janë zakonisht më të vështirat, për shkak të formës apo madhësisë, ndaj, para se t’i merrni me vete, gjithmonë mendohuni mirë: Ju duhen vërtet të gjitha?! Shfrytëzoni hapësirën brenda këpucëve apo atleteve, për të futur vogëlsira të ndryshme, sende që mund të dëmtohen lehtë, etj., të cilat, gjithsesi, duhen mbështjellë më përpara. Vishni gjithmonë, nëse mundeni, këpucët apo sandalet, që ju zënë më shumë vend në çantë. Gjërat që mund t’ju duhen gjatë rrugës, p.sh. kapele, shall, çadër shiu, triko, etj., vendosini gjithmonë në një xhep të veçantë e të arritshëm lehtësisht. Nëse keni fëmijë dhe janë të rritur mjaftueshëm, mësojini me kënaqësinë dhe përgjegjësinë e udhëtimit. Kjo do të thotë “çantë me vete” edhe për ta. Për t’u mbushur dhe për t’u ngritur.

Vlen, në të njëjtën mënyrë, edhe rregulli i peshës: nëse nuk e mbyllin apo ngrenë lehtësisht, disa lodra duhen hequr. Gjithsesi pesha e çantave të tyre nuk duhet të kalojë 10% të peshës së trupit. Valixhet me rrota janë një shpikje brilante, por jo gjithmonë të përshtatshme. Mënyra e paketimit të sendeve të lëngshme (shampove, balsamit, kremrave të ndryshme, etj.) është po ashtu e rëndësishme. Në këtë rast disa shishe më të vogla do të zgjidhnin shumë punë. Në fund të fundit, nuk ju nevojitet një shishe shampo e plotë, për 10 ditë pushime. Prandaj ose hidheni në shishe më të vogla, ose blini versionin e udhëtimit.

Monitor

40 komente në “Destinacionet ekzotike: Si të shkoni në Maldive, Tajlandë, Karaibe, Kubë…”

  1. Viva La Vida says:

    Melia Santiago de Cuba ohhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh

  2. Viva La Vida says:

    Improviso un salto in Paradiso .
    Melia Santiago de Cuba oooooooooooooooooooooooooooh…

  3. Klaus says:

    Kur janë bërë edhe shqipëtarët bythshqyer dhe morracakë të shkojnë në Maledive,ka ardhë fundi i botës…

    1. Aleksander says:

      Plas o gomar ziliqar !-Jeta nje eshte per te gjithe,e te gjithe kane te drejten ta jetojne.

    2. hah says:

      Klaus,

      #ka edhe shqiptar qe s’jan ashtusi i shef ti ne syt e tu or tej !

      Ka edhe nga ata shqiptare ,qe jane njerez po aq qytetare siedhe
      rest der welt…
      dhe s’i dallon asgje nga asnji pikpamje mga nji qytetar i huaj europjan apo kushdo tjeter .
      Paske nji perfytyrim pak ndryshe per realitetin e sotem .
      Asnjiher sduhen pergjithsuar gjerat ne jete .

    3. beni says:

      U na Rrofsh k….. Sa per info vendin e 164 para 1 jave e vizitova

    4. beni says:

      Fundi Greqise doje te thoje? Ke te drejte ta mbeshtes deri ne rreze….

    5. andi says:

      Shqiptaret kane shkue ne fund te Botes me qindra e mijera vjet me pare, kane shku ne Siri, Turqi, Liban, egjypt, Sudan, Venecie,Paris, etj etj, atje ku dikur ishte qyteterimi me i madh e me i civilizuar. Por sot kur jane Shpellaret pinjoll te familjes kriminale Berisha qe shkojne ne Maldive, Dubai, Angli etj etj me paret e vjedhura popullit Shqiptar kjo eshte pislleku e kulmi i mjerimit te popullit shqiptare. Zoti e qite fare ket lloj familjeje deri me qen e mace qe kane brenda shtepive te tyre.

    6. Geri says:

      Maldive me easyjet , gaf, gazetarja thjesht ja ka fut kot

  4. Tema says:

    Njohim botën më shum se vëndin tonë.

  5. atdhetari says:

    Pushimet me te mira i kam kalue ne Vicidol.

  6. bledi says:

    Ne Maldive viza merret ne aeroport ne Male,,mendova mos keni ndonje info te sakte,por me te degjuar i paskeni dhe ju!!!

    1. Arjan says:

      Ti ke qene,né Maldive, une tani ndodhem ne Bali , ke tu vizen e mora ne aeroport, Po keshtu edhe ne Singapore. Po dua te sigurohem per pushimet e vitit tjeter per Maldive . Flm

    2. Coco says:

      Fiks, aty merret, un kam qen,

  7. genti says:

    pataya dhe puketi jane te papara ne tailande. hotele me 50 euro per cift.

  8. genti says:

    ne vendin tone te vrasin ne mes te dites

  9. Antropologu says:

    P.S: Ky artikull u dedikohet Fevzinjve, Frangajve, Frrokerve, Koqedhimajve, Metajve, Ramajve dhe sojit e sorollopit te tyre

  10. Anita Zhoga says:

    Antropolog jane informacione qe i vlejne te gjitheve ,nuk te detyron ty njeri te shkosh me zor,rri ne shtepine tende po deshe por ky eshte nje informacion par ata qe kuleta ja u lejon ….tung pushime te mbara ! mendoni pozitivisht o njerez JETA JEPET VETEM NJEHERE !

    1. albi says:

      Ne nje vend ku rroga mesatare eshte 250 usd, cudi si nuk sulen te tere per ne Maldive. Ajo pakica qe permend ti, eshte vetem 3 % e popullsise. E kuptoj qe niveli i gazetarise ka rene pertoke por te pakten te bejne ca artikuj per popullin e thjeshte qe shtrin kembet aq sa ka jorganin. Jeta njehere eshte e dashur, dakord jam dhe une, por kur i ke leket e tua te dhimbsen, kur t’i paguan dikush tjeter eshte me kollaj apo jo? Hajt pushime te mbara dhe ty andej te shkembi i Kavajes!

  11. eva says:

    Elona,

    per ne Maldive nuk duhet asnje lloj vize per shqiptaret. Udhetimi eshte shume i thjeshte…ose me linja te mirenjohura vetem me nje ndalese si Austrian Airlines apo Turkish Airlines, ose me nje charter nga vendet rrotull, Italia psh. Ne asnje rast nuk ka nevoje per vize.

    Per me teper nuk eshte e vertete qe qendrimi ne hotel ne Maldive dhe ushqimi jane te lira. Si vende qe organizojne çdo gje ne ishull kane kosto te larta dhe mundohen qe cmimet ti mbajne te perballueshme por jo te lira. Ne te kundert te asaj qe thua fluturimi rezulton te jete me ekonomiku nder gjithe elementet e tjere te udhetimit. Ne shumicen e paketave te agjensive udhetimi ne Maldive llogaritet 300 euro brenda paketes me charter ndersa me linja te rregullta shkon nga 500 deri ne700 nqse prenotohet heret.

    Me thuaj nqse do ndonje detaj Maldivesh se e shoh qe nuk ja paske haberin.

    1. _ss__coco says:

      Po ca flet kot m, si nuk u dashka viz për Shqipërinë, pse ca jemi më ndryshe se italianët apo vendet tjera? Ja ke fut super kot zemra, sa për ligjet e maldiveve të tregoj un po deshe, ske shans të bësh një hap më larg se aeroporti edhe po pate shansin të kalosh shtetet tranzite, të duhet rezervimi hoteli, rezervimi i guides, sepse ti ne momentin qe ulesh në aeroport sdi nga tja mbash, sepse ishulli I males esht i vogel sa Tirana mund të themi, dhe ti ne maldive ke shku për ishujt për palmat për bukurit natyrore, epo kto sdo I gjesh në Male (kryeqytet) sa për informacion di me imtësi sa ishuj ka në total, sa jan të banueshem dhe tpa banueshem, ti ndoshta ke qen dhe ke ndejt 4-5 dit, por un kam qen për 2 vite rresht, çdo 3 muaj se me gjat se 3 muaj ste lejon, jo në Shqiptarve, po as edhe një kombi tjt. Faleminderit

  12. lajm me interesant do ishte ai me titull:Ku ti gjeni leket per te shkuar ne destinacione ekzotike?

    1. olti says:

      Po me rrogen mizerie shqiptare del e tepron. Pastaj nje foto ne Maldive vlen shume, e sheh shoqeria ziliqare, komshia, koleget e punes dhe plasin nga inati! Pjesen tjeter te vitit mund ta kalosh duke ngrene buke me uje ?

  13. beni says:

    As per Brazil nuk duhet vize….

  14. Tironci Lugano says:

    Tema perse beni bllok?

  15. Genti says:

    Informacioni per vizat nuk eshte i sakte.

    Bregu i Fildishte – Viza merret ne mberritje nese je rregjistruar.
    Barbados – Pa vize. Maksimumii qendrimit, 28 dite.
    Brazil – Pa vize. Maksimumi i qendrimit, 90 dite.
    Maldive – Viza merret ne mberritje. Maksimumi i qendrimit, 30 dite.
    Laos – Viza merret ne mberritje. Maksimumi i qendrimit, 30 dite.
    Kamboxhia – Viza merret ne mberritje. Maksimumi i qendrimit, 30 dite.
    Vietnami – Pa vize nese pika e mberritjes eshte Phu Quoc.

    Nikaragua – Viza merret ne mberritje, e vlefshme per 90 dite, nese shtetasi ka ne pashaporte nje vize te vlefshme te leshuar nga Amerika, Kanadaja ose nje shtet i Shengenit.

    Xhamajka – Viza merret ne mberritje, e vlefshme per 30 dite nese shtetasi ka ne pashaporte nje vize te vlefshme te leshuar nga Amerika, Kanadaja ose Britania e Madhe.

    Nuk e kemi aq te keqe pashaporten jo ?

  16. Tironci Lugano says:

    Disa nga keto vende i kam vizituar e ja vlen vertet…

  17. Sala says:

    Kush ka inf per Aruba. A duhet vize?

    1. Genti says:

      Per Aruba nuk te duhet vize. Mund te qendrosh deri ne 90 dite me mundesi shtyrje edhe per 60 dite te tjera. Ja vlen. Eshte shume bukur.

    2. Tironci Lugano says:

      Sala
      Ne Aruba kam qene dy here.Nje vend qe ja vlen vertet me ato plazhe fantastike.Informacionin me te mire per sa i perket vizes mund ta marresh vetem ne Ambasaden Hollandese ne Tirane.

      1. Bela says:

        Ju lutem nje info per Aruba meqe ke qene dy here si je pajisur me vize

  18. A says:

    Te gjitha jane interesante. Na jepni webe per udhetime dhe webe tregues destinacionesh me km dhe ore udhetimi.
    Informacione te tilla jane te pelqyeshme dhe me eksperienca. Na tregoni per Ishujt Sejshell, pasi sic thuhet jane perle e Oqeanit Indian dhe e kontinentit Afrikan. Cfare eksperiencash provon dhe merr njeriu me vehte. Kenaqesi dhe mirepres ndonje infomacion te sakte nga Ishujt Sejshell dhe cfare formalitetesh duhet te bejsh per te shkuar. Tung.

  19. bekim says:

    pushime me te lira jane ne Somali 50 cent nata

    ajde artikull ajde paska lexuar zonja nga hostel blog dhe na i servire si shpikje
    po mire me zonja gazetare keto 2,5 10 dollaret jane neper hostel(ku flejne kalimtaret apo sic ishte ne Korce hotel Elbasani)apo kane njefare standarti

  20. turisti says:

    Me 2 5 apo 10 dollar nata harrojeni se mund te besh pushime. Kame nga viti 2000 e ketej kam vajtur ne shum destinacjone po dy vitet e fundit dhe sivjet kam mbyllur dy jave ne menorca spani dhe per familjar me femij ja vlen vertet. Kam qen ne ishujt margarit venezuel shum bukur dhe lir por shum larg. Ne tajlande ka vende shum te bukura po kur lecon sa zbret nga avjoni qe denohesh me vdekje po shite drog apo me 20 vjet burg po shave mbretin e tyre trembesh, jo se do vesh per te shitur drog po nuk i dihet mund ta fusin nga nje vendas neqoftese e shikon se do ta kontrollojn policia. Kujt i mban xhepi dhe do te kaloj mir dhe te jet i qet mund te zgjedhin jugun e italis sardenia malt lambeduza me ujrat si kristal. Kush nuk i perballon dot jugu i shqipris esht shum zgjedhje e mir po jo nga 15 koriku deri ne 20 gusht se nuk mer vesh rremuj e madhe. Kushe eshte qeflli femrash dhe do te kalojn mir nuk ka pse vete ne venezuel apo tajland ne kishinou te moldavis apo odesa ukrahin yje dhe cmimet te lira.

  21. I LOVE CANNABIS SATIVA&INDICA says:

    Vize per Brazil?!!!Gazetarja eshte mangut me informacion.

  22. shkelqim says:

    Mund te me trego kush rreth Filipineve..duhet Vize.??

    1. Erand says:

      Shkelqim ma jep fb kontaktojm se edhe une jam i interesuar per te udhetu ne filipine

  23. Munir says:

    Kush mundet mem dhon informacione per në tajlandë julutem merrni fb.tim dhe ne ibx.me jepni informata ju faleminderit

  24. Munir says:

    Na tregon dikush per tajlanden vize mirret apo jo dhe sa ditë ka udhetim ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje