Një aeroport fantazmë në Spanjë, i cili kushtoi 1 miliardë euro për tu ndërtuar është shitur në një ankand falimentimi për vetëm10,000 euro.
Aeroporti i La Mancha Ciudad Real, i njohur gjithashtu si aeroporti “Don Kishoti”, u hap në vitin 2008. Ai u hap për fluturime ndërkombëtare në vitin 2010, por falimentoi dhe u mbyll në vitin 2012, pasi ai dështoi për të tërhequr interes nga kompanitë ajrore.
Vendi ka mbetur i braktisur që atëherë.
Por këtë javë aeroporti ka qene i hapur per oferta në një ankand falimentimi dhe deri tani ka marrë vetëm një ofertë.
Disa media spanjolle raportojnë se një konsorcium i investitorëve kinezë nën flamurin e “Tzaneen International” kane vendosur një ofertë prej vetëm 10,000 eurosh per te blere aeroportin, i cili kushtoi plot 1 miliardë euro për tu ndërtuar./j.h
Nuk jane shkulur egersirat ta vjedhin ,te shkulin pjeset metalike e ti shesin per skrap, te thyejne xhamat, ta dhjesin e pshurin, ta zene e te ndajne si toka e “xanun” e te banojne si kafshe.