Pse tradhtojnë gratë? - Burrat e tyre bëhen monotonë dhe pa fantazi!

23 Korrik 2015, 17:47Lifestyle TEMA

Raportet jashtëmartesore stimulojnë fantazinë seksualë dhe rrëzojnë shumë nga pengesat që ekzistojnë mes burrit dhe gruas.

Në këtë përfundim arrin Gleeden.com, një portal lider përsa u përket takimeve online të personave të martuar. Ai ka rreth 2.5 milionë anëtarë.

Sipas të dhënave të nxjerra nga një kërkim i këtij portali, që përfshiu mbi 10 mijë gra Europa, rezultoi se jeta seksuale mes të dashurve është më trasgresive dhe mes bashkëshortëve.
8 në 10 gra kanë pohuar se në raportet jashtë -martesore kanë provuar emocione dhe eksperience te paprovuara më parë me bashkëshortët.

Lojërat seksuale mes të dashurve e bëjnë marrëdhënien më “të çmendur”. Prangat janë shndërruar në mjete tradicionale dhe vendin e parë e zënë “lodrat e seksit”, që pëdoren nga 90 % e grave me të dashurit dhe vetëm nga 30 % e tyre me bashkëshortët.

87 % e grave pohojnë se u pëlqen të zgjedhin vende “të pazakontë” ku të bëjnë dashuri me të dashurit.

“Rutina dhe gjërat e zakonshme kanë tendencë ta “mbysin” në mënyrë progresive jetën seksuale të çifteve të martuar”, shpjegon doktoresha Juliette Buffat e Gleeden.com. “Kjo na çon në skenarë klasikë dhe shumë të parashikueshëm”, thotë ajo.

Seksi mes çifteve të martuar rrezikon të shndërrohet në një grackë. “Me të dashurin, thotë Buffat, një grua ndihet më e lirë për të eksploruar fantazitë seksuale.”

“Një grua e martuar, shpjegon ekspertja, nuk guxon shpesh të propozojë pozicione të reja, praktika të reja apo situata më origjinale, pasi ka frikë se paragjykohet nga burri. Shpesh pret që të jetë burri ai që ndërmerr iniciativën.

Problemi qëndron tek fakti se burri, shpesh, kënaqet me një marrëdhënie seksuale më konvencionale e rutinore. Gruaja ka më tepër fantazi, por për ta çliruar atë ka nevojë për një lidhje jo zyrtare”.

6 komente në “Pse tradhtojnë gratë? – Burrat e tyre bëhen monotonë dhe pa fantazi!”

  1. www says:

    Raportet i marrim tek mjeku.
    Marrëdhëniet i kryejnë njerëzit.

  2. Jobi says:

    eshte ” Mekat” si shume mekate te tjera qe mbarojne bashke me fizikun . Pasoja eshte shpirterore

  3. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

    Un Zaken e kom tradhtue vetem 7 here ?
    Njiher me bariun e katunit,kur me solli tamlin.
    Heren e dyte me Xhevrijen kur po laheshim ne govat
    Te treten me nji taljon,kur erdhen ndihmat
    Masandaj me nji ushtar tek reparti antitakut,kur punoja si piçkologe
    heren e peste me nji daktor kur ishte shtru Zakja ne spitalin ushtarak se ishte zan kaps
    te gjashten me nji futbollist,kur fitoi kombtarja jon
    dhe te funit fare kur isha ne Lugano te Zvicres per specjalizim.
    Me thon te drejten jom knaq tu fantazu,myllsha syt dhe e tradhtoja burrin virtualisht,ai i shkreti vazhdonte punonte baçen ene menen e kisha tek Brad Pitti dhe me dukej vetja si Angjelia Jolia.
    Jena brez i vujtum neve ,.. dhe na pjell truni turli gjonash ?

  4. sa per fantazi seksuale sma mer njeri pervec Argites.

  5. ka fantazi me te madhe po u ngrit miku e te punoje fort,po su ngrit miku ska fantazi dhe punon miku I mikut tjeter kjo eshte fantasia pa mik te ngritur ska fantazi.

  6. anticensurë2587456 says:

    një studim kontradiktor!pak a shumë debil!
    “problemi qëndron tek burri..,gruaja ka më shumë fantazi”por këtë fantazi e çliron me një burrë tjetër!!
    atëherë nuk është problem burrri mashkull por është thjeshtë sasia e hormonit që qarkullon në gjak!?
    duke qënë se mardhënja e përditëshme e këthen bakllavanë e fillimit në grosh ushtrie,atëherë mund të thuet e njëjta gjë dhe për burrin!
    përse tradhëtojnë burrat??përse shkojnë me kurvat??
    më duket se për të njëjtën gjë!!
    është mëse normale që e përditshmia ndryshon nga e befasishmia!po të marrim një shëmbull të thjeshtë fare!!dikush tju pyesë se a mund të kujtoni se çfarë ju ka ndodhur në datën 24.07.1995??ka qënë një ditë rrutinë si të gjithë të tjerat!!askush nuk ka për ta kujtuar atë ditë!!do të të thotë një ditë normale!!por normale nuk është më sikur dikush tiu pyes se a mund të më thuash se çfar të ka ndodhur ditën e aksidentit automobilistik?
    aty kujton gjitha fije e për pe!!sepse ka qënë diçka speciale,ku adrenalina ka qarkulluar ne trup 1mijë herë më tepër!ku të gjithë momentet janë fiksuar në mënyrë të pashlyeshme!!
    kjo dhe për ndërrimin e partnerit!tradhëti a jo tradhëti!!në tradhëti është dhe ndjenja e fajit,e frikës që të zbulohesh nga partneri/ja dhe provimi i të “resë”,jo vetëm të “pozicioneve”,”vëndeve” por dhe e dikujt tjetër!”zbulimi”i dikujt tjetër,e panjohura tek ai/ajo i bën mardhënjet më të ndezura!!mardhënje,që nuk ndryshojnë nga ato që kanë qënë me partnerin në fillim!!po e njëjta gjë është dhe me personat që nuk kanë nevojë të tradhëtojnë!!me ata që nuk kanë mardhënje fikse!!provimi i një partneri/e tjetër/të ri/re i sjell më shumë kënaqsi!!pavarsisht se mardhënja mund të jetë një katastrofë!!
    njëlloj si hapja e një dhurate!!nuk është aq e rëndësishme se çka brënda!e rëndësishme është koha e heqjes së amballazhit!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje