Mbledhja e parë e këshillit bashkiak në Kukës është shoqëruar me debate, ndërsa me mbështetjen e këshilltarëve të djathtëve u zgjodh kryetar i këshillit Lavdrim Sheu, kandidat i pavarur, ndërsa nënkryetar Xhevdet Sopaj.
Por pas largimit nga salla të kryebashkiakut Bashkim Shehu, Nënkryetari i këshillit ka filluar mbledhjen për zgjedhjen e 4 anëtarëve të Këshillit të Qarkut, pa pasur numrin e nevojshëm 50 + 1.
Kjo mbledhje në mungesë të kryetarit të këshillit Lavdrim Shehu, konsiderohet e paligjme nga të djathtët.
“ ë mbledhjen që përcollëm kryetarin e partisë ne po konsultoheshim për praktikën në vazhdim. Grupi i majtë vazhdoi mbledhjen dhe në bindjen tonë nuk i kishte numrat për të vazhduar mbledhjen.
Pa prezencën e kryetarit, nënkryetari i këshillit merr rolin e drejtimit të seancës dhe pretendimi jonë është që në sallë nuk ishte numri i nevojshëm për të vazhduar mbledhjen.
Është e paligjshme nëse nuk janë 50+1 e kështilltarve prezent në sallë”, tha Shehu.
Këshilltarët e djathtë deklaruan se do të bëjnë një kallzim në Prokurori për të gjithë anëtarët që morën pjesë në mbedhjen që e konsiderojnë të paligjshme.