Presidenti i SHBA-së zotohet se do vazhdojë përpjekjet për miratimin e ligjit për kontrollin e armëve.
Presidenti i SHBA-së Barak Obama e ka cilësuar shqetësues faktin që nuk po arrihet progress për miratimin e ligjit për sigurinë e armëve.
Në një intervistë për BBC Obama tha se kontrolli i armëve në SHBA ka qenë çështja më delikate me të cilën ai është përballur që nga marrja e postit të Presidentit.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë u zotua se do të vazhdojnë përpjekjet për miratimin e ligjit që do të mundësojë më shumë siguri në Amerikë.
Presidenti Obama ka nxitur kontrolle të rrepta mbi armët por megjithatë nuk ka qenë në gjendje të sigurojë ndonjë ndryshim të rëndësishëm në ligje.
Më tej ai ka bërë edhe një krahasim ku ka thënë se numri i amerikanëve të vrarë nga terrorizmi pas sulmit të 11 shtatorit ka qënë më pak se 100 ndërsa numri i qytetarëve amerikanë që janë vrarë nga dhuna me armëve është me dhjetëra.
Disa orë pas intervistës së Presidentit në një kinema në qytetin Lafajete, të shtetit të Luizianës ndodhi një tjerë sulm me armë ku mbetën të vrarë tre persona.