Një avion pasagjerësh i kompanisë gjermane Lufthansa dje pasdite në momentin e fundit, në afërsi të aeroportit të Varshavës i është shmangur përplasjes me një dron, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i aeroportit në Varshavë, Przemyslaw Przybylski ka konfirmuar se mjeti fluturues pa pilot është parë në një largësi prej 100 metra nga avioni në fjalë i cili kishte fluturuar nga Mynihu, nga jugu i Gjermanisë.
Przybylski ka thënë se pjesëtarët e departamentit të policisë konfirmuan se ngjarja ndodhi pesë kilometra nga aeroporti i Varshavës.
Ata ende përpiqen të konfirmojnë se kush e kishte drejtuar dronin.
Oficer i shërbimit polak për kontrollimin e fluturimeve Mikolaj Karpinski për televizionin polak TVN24 tha se pilotët e Lufthansës kishin vërejtur dronin dhe në lidhje me këtë njoftuan kontrollorët për të marrë lejen për ndryshimin e kursit.
ka qen ai ballisti shqiptar duke bo prova per ndeshjen e rradhes…
— DRONI paska qene 100 m larg avjonit , ndersa ne rreshtin e fundit thuhet se
”njoftuan kontrolloret per te mare leje per ndryshimin e kursit.”!!!!
me duket se teknikisht ka dicka qe nuk shkon`