Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, në një intervistë për të përditshmen gjermane Der Spiegel, flet për rikthimin e Wikileaks dhe mënyrat se si NSA vepron në marrëdhënie me politikanët botërorë
Assange, Wikileaks është rikthyer, duke publikuar dokumente që vërtetojnë mbikëqyrjen e Shteteve të Bashkuara ndaj qeverisë franceze dhe asaj gjermane. Cilat janë arsyet e këtij rikthimi?
Po, WikiLeaks ka botuar shumë materiale gjatë muajve të fundit. Në fakt ne kemi botuar gjatë gjithë kohës, por ndonjëherë ka qenë materiale që nuk e shqetësojnë shumë perëndimin dhe mediat botërore, dokumente për Sirinë për shembull. Por duhet të kini parasysh se ka pasur dhe ka ende një konflikt me qeverinë e Shteteve të Bashkuara që ka filluar në vitin 2010, pasi ne filluam botimin e disa dokumenteve të klasifikuara amerikane.
Çfarë do të thotë kjo për ju dhe për Wikileaks?
Rezultati ishte një seri çështjesh ligjore, bllokada, sulme e kështu me radhë. Me një bllokadë bankare, WikiLeaks-it iu prenë më shumë se 90% e financave. Bllokada ka ndodhur në një mënyrë krejtësisht jashtëgjyqësore. Ne patëm marrë masa ligjore kundër bllokadës dhe fituam gjyqin, në mënyrë që njerëzit mund të na dërgonin sërish donacione.
Pra, mund të presim botime të reja?
Kemi shumë materiale tani. Ekonomikisht, sfida për WikiLeaks është nëse ne mund të rrisim të ardhurat tona në proporcion me sasinë e materialit që kemi në proces.
Është personeli i qeverisë së SHBA dhe ushtrisë amerikane i ndaluar që të përdorë bibliotekën tuaj?
Wikileaks është ende një objekt tabu për disa pjesë të qeverisë. Çdo punonjës i qeverisë federale dhe çdo kontraktor që ka marrë një e-mail ku u kërkohet se nëse lexojnë diçka nga WikiLeaks, madje edhe përmes “New York Times”, duhet ta largojnë menjëherë nga kompjuteri i tyre dhe të raportojnë. Kjo është një histeri e re e McCarthy.
Le të flasim për politikanët. Pse politikanët që mësuan falë WikiLeaks dhe Edward Snowden, që telefonat e tyre ishin përgjuar dhe e-mail lexohen nga spiunët amerikanë, reaguan në një mënyrë të tillë të ndrojtur, të ngadaltë për këto zbulime?
Angela Merkel nuk do të shihet si një lidere e dobët, por mendoj se ajo arriti në përfundimin se amerikanët nuk do të ndryshojnë. I gjithë informacioni i zbulimit amerikan është shumë i vlefshëm për agjencinë gjermane të inteligjencës. Ju lutem, imagjinoni për një çast që qeveria gjermane ankohet se është spiunuar dhe amerikanët i thonë: “Dakord do ju japim më shumë të dhëna për Francën. Kur francezët ankohen, ata marrin informacione për Gjermaninë. NSA shpenzon shumë burime duke marrë informacione dhe nëse i hedh disa thërrime Francës dhe Gjermanisë kur ata fillojnë të ankohen se janë viktimë, nuk u kushton asgjë, kopjet dixhitale nuk kushtojnë asgjë.
Nëse funksionon kështu, do të ishte krejtësisht e turpshme për qeveritë gjermane dhe franceze.
Është e trishtueshme. Duket sikur politikanët gjermanë mendojnë se ky debat na bën të dukemi të dobët dhe krijon konflikt me amerikanët. Pra, më mirë e lënë çështjen e përgjimeve. Nëse ti si politikan e di që agjencitë amerikane të zbulimit kanë mbledhur të dhëna intensivisht për më shumë se 125 politikanë dhe zyrtarë të tjerë nivelit të lartë përgjatë dekadave, do të kujtosh disa nga bisedat që ke bërë gjithë këto vite dhe pastaj do të kuptosh se Shtetet e Bashkuara i kanë të gjitha këto biseda, dhe se mund të rrëzojnë kabinetin e Merkelit thjesht duke u dhënë një pjesë të atyre bisedave gazetarëve.
Shihni ndonjë situatë potenciale shantazhi?
Ata nuk do të publikonin kurrë telefonatat e përgjuara, sepse kjo e çon fokusin tek vetë përgjimi. Mënyra se si shërbimet e inteligjencës pastrojnë përgjimet, është që të nxjerrin faktet e shprehura gjatë bisedave; për shembull u thonë kontakteve e tyre në media: Mendoj se duhet të bëni disa kërkime në lidhje mes këtij politikani dhe atij personi, çfarë bënë ata në një ditë të caktuar.
Keni ndonjë shembull të dokumentuar ku është përdorur kjo lloj taktike?
Nuk kemi publikuar ende asgjë për ndonjë politikan gjerman, por ka shembuj të myslimanëve të shquar në vende të ndryshme për të cilët u zbulua se shfletonin pornografi. Shantazhi, ose shkatërrimi i imazhit nga përgjimet është pjesë e repertorit të përdorur.
Kush i përdor këto metoda?
Agjencia britanike e spiunazhit, GCHQ, ka departamentin e saj për këto metoda, të quajtura JTRIG. Ato përfshijnë shantazhe, krijime videosh, SMS, madje krijojnë biznese të rreme me emra të njëjta si bizneset reale, të cilat Britania e Madhe dëshiron t’i margjinalizojë në disa rajone të botës dhe inkurajon njerëzit të porosisin nga biznesi i rremë duke shitur produkte të një cilësie të dobët, në mënyrë që biznesi real të fitojë një reputacion të keq. Kjo tingëllon si një teori e çmendur konspirative, por është e dokumentuar konkretisht në materialin GCHQ gjoja të ofruara nga Edward Snowden.
Biseduam për politikanët dhe shërbimet sekrete. Por nuk folëm për korporatat e mëdha private. Jeni takuar me Eric Schmidt, kreun ekzekutiv të Google. Mendoni se ai është një njeri i rrezikshëm?
Nëse më pyet, A mbledh Google më shumë informacion se Agjencia e Sigurisë Kombëtare, atëherë përgjigja është “jo”, sepse NSA gjithashtu mbledh informacion nga Google. E njëjta gjë vlen edhe për Facebook dhe kompani të tjera. Ata ende mbledhin shumë informacion dhe përdorin një model të ri ekonomik të cilin akademikët e quajnë “kapitalizmi i mbikëqyrjes”. Informacione të përgjithshme në lidhje me individët vlejnë pak, por kur mbledh se bashku një miliard individë, ajo shndërrohet në një strategji, si një tubacion nafte, apo gazi.
Ju keni paguar një çmim të lartë për atë që keni bërë dhe ende po paguani, jeni në këtë ambasadë për më shumë se tre vjet dhe keni humbur lirinë e lëvizjes. E kanë ndryshuar sjelljen apo pikëpamjet tuaja politike këto eksperienca?
Thuhet se bëhesh më pak radikal me plakjen. Tashmë jam 44 vjeç, por ndjej se jam bërë më pak radikal./ Dita
Pergjimet jane pabesia me e madhe njerezore
eshte hija e helmit brenda shpirtit njerezor ,
eshte implantati brenda koshiences se njeriut ,
ku nji shtypje butoni e ber nga ajo hije vdekjeprurese ,
kercenon perfundimisht jeten.
Nqs OASSIS , greku i famshem ,nji nder figurat me te pasura te ksaj Bote ,
zbuloj me aftesite e tij “legale” pergjuse ,se cfar eshte ne gjendje ,
te arrish nepermjet pergjimit , natyrishte te njerezve me Influence te ksaj Bote ,poltike e mafioze ,pra te hedhesh ne dore ,informacione te njerezve te nji rendesie te vecant ,
behesh ose ZOTERUES I NJI VENDI -PUSHTON TE TJERET -OSE MBUSH KONTON PERSONALE .
Pergjimi eshte nji nder veprat jodinjitoze njerezore
ONASSIS -desha te shkruaj me lart
Ky njeri i mire e i zgjuar, po ndriçon Boten!
Kur nga renojat e kesaj bote primitive, te linde enje bote e re – me te tjera themele e objektive, emri i heroit Julian Assange do te kujtohet perjetesisht!
Andrea Radi
BRAVO Andrea ,
JULIAN ASANGE mbetet per mua nji der figurat me te ndrittura te njerezimit ,ndoshta jo ne fushat e shkences ,por ndjenja humane -te qenit njerezor
ti dalesh perball me gjoks – se keqes se njerezimit -duke sakrifikuar jeten eshte per mendimin tim nji nder arritjet ,nji nder xhestet ,me te larta njerezore ,per njeriun .
Eshte skandaloze te mendosh ,hipokrizine e cinizmin e ksaj shoqerie
te kalbur boterore ,kur mendon ,qe ne kohen e arrestimit te Julianit ,
nuk u ndermor nga shoqeria opinioni mbare Boteror asnji demarrsh ,
protestash masive …nuk u reagua fare ,nderkoh qe per irioni te kohes ,
u protestuar per nji doktor disident kinez apo shkrimtar -s’me kujtohet mir se cfar ishte , pra nji cinizem i pashembullt i opinionit boteror ,
qe con kte bote gjithmon e me shume drejt krizave umane ne mbare shoqerite boterore .
LUFTUAM KOMUNIZMIN SI NJI NDER DIKTATURAT ME TE EGRA NJEREZORE
PA KUPTUAR SE NJI TJETER DIKTATURE ME E EGER ZURI VENDIN E KOMUNIZMIT
BOTE KURVASH KRIMINELESH MONSTRASH
Po pergjimet qe ambasada amerikane bene per politikanet shqiptare,kur do i shohim?Kur do kete nevoje per ndonje shantazhim,apo kur te vendosin vertet me ‘ndihmuar’ populi shqiptar
Nga keto pergjime dolen se sa demagog, sa mashtrues, sa pervers, sa shperdorues, sa hajdut, sa meskin, sa konjuktural jane disa politikan, pushtetar dhe “biznesmen” kudo ne bote.
Prandaj larg kesaj “rrace” te flliqur deri ne gen. Asnje respekt.
JULIAN ASSANGE, ja nxorri ftyren dhe te palarat ne shesh.
Ne shqiptaret e kemi ne kurriz nga kjo e ashtuquajtura demokraci se cfare te bejne personat e ashtuquajtur “TE ZGJUAR” dhe “TE SHKATHET” si ne poltike dhe ne biznes.
Doni me per Belulin? Neqoftese turmat mesojne dhe besojne te verteten se si funksionon kjo bote prapa skenave, do te kete nje revolucion. Shumica i degjojne por nuk i besojne, sepse nuk i le kakofonia e mediave dhe veglave te ketyre qe manaxhojne c’do gje ne kete planet. Ata jane kudo dhe ne c’do gje.