Turqia sulmon bazat e ISIS në Siri

24 Korrik 2015, 10:50Bota TEMA

Aeroplanët luftarakë të Turqisë kanë sulmuar mëngjesin e sotëm katër baza të militantëve të Shtetit Islamik brenda Sirisë, kanë thënë autoritetet e Turqisë.

Në këtë operacion ajror janë goditur bazat në fshatin Havar, matanë kufirit afër provincës turke, Kallis. Gjithashtu është qëlluar edhe selia e militanëtve të Shtetit Islamik (IS).

Operacioni ajror u bë një ditë pasi Turqia vendosi që të lejojë përdorimin e bazës ushtarake ajrore Incirlik, nga Shtetet e Bashkuara, për të nisur sulme ajrore kundër grupit militant, Shteti Islamik.

Më se 500 ushtarë anti-terror të Turqisë, në Stamboll,  kanë kontrolluar mbi 100 lokacione të grupeve militante të Shtetit Islamik dhe të kurdëve, në një operacion gjatë natës, me përdorim të helikopterëve dhe forcave speciale, kanë raportuar mediat lokale.

13 komente në “Turqia sulmon bazat e ISIS në Siri”

  1. tim says:

    Turqia bombardon mullaret e plakut mere.kur e mori kte vendim se deri tani i ju sheronte te plagosurit neper spitale.

  2. WEB says:

    Arroganca è xhepit,!!!!!!kujtonte se mund ti kontrollonte vetem se i mbeshteste me arme dhe llogjistike. Apo pse mban gruan te mbuluar ,dhe falet 5 here ne dite.O xhepo,ata jane ana e erret e shpirtit tend ,je ti kur je i zemeruar

  3. Klimax says:

    Per me shume se tre vjet ishte shteti dhe qeveria turke qe jo vetem nuk moren asnje sulm ushtarak ndaj terroristeve te Shtetit Islamik, jo vetem qe ishin kundra ndaj aleances ushtarake te shteteve qe luftojne ndaj terrorizmit, por ne te kundert ishte shteti baze ku pergatiteshin terroristet nga e gjithe bota, ishte shteti nga ku kalonin per ne Siri e Irak grupimet islamike dhe mbi te gjitha ishte shteti furnizues me i madh me armatime i terrorizmit islamik. Dhe te gjitha keto per tre arsye.
    E para, me kete strategji politike qe ndoqi Turqia deshironte te ishte nje superfuqi ne rajon.
    E dyta, te rrezonte regjimin Assad ne Siri duke ndihmuar sunitet e atij vendi, opoziten politike e deri grupet terroriste islamike.
    E treta, te dobesonte rezistencen e popullsive kurde dhe ne vecanti te ushtrise se armatosur kurde duke i izoluar ato si nga ushtria turke ashtu dhe nga grupet terroriste te Shtetit Islamik.
    Te gjitha keto arsye dolen nje bllof per Erdogan. U armiqesua me te gjithe shtetet fqinje te tij duke humbur rolin e nje vendi qe garanton paqen ne rajon, u izolua nga aleatet e NATO-s dhe ne vecanti me amerikanet dhe gjithashtu nuk mundi te dobesoj rezistencen kurde. Kjo e fundit i dha nje grusht te fort Erdoganit ne zgjedhjet parlamentare per mundesine e ketij te fundit te ndryshoj kushtetuten per te patur me shume pushtet si president.
    Por, me problematikja per Turqine eshte se zjarrin qe donte ti vinte Sirise fatkeqesisht ju fut brenda shtepise se saj. Keshtu e detyruar nga situata dhe e trembur nga rreziqet qe mund ta kthejne dhe ate ne nje Siri te viteve te fundit hidhet me ne fund ne nje sulm frontal ndaj terrorizmit. Dhe kur deri dje jo vetem qe nuk lejonte fluturimet e aeroplaneve te NATO-s brenda vijes se saj ajrore per bombardime ndaj Shtetit Islamik, por ishte kundra ketyre bombardimeve, sot eshte e gatshme ti lejoj amerikaneve nje baze ushtarake ne Incirlik, ne jug te Turqise, per perdorimin e saj nga bombarduesit amerikan!!!

    1. casperas33 says:

      Klimax, Turqia ka lufutar İsis qe ne krye te heres brenda kufinjve te saj, ka arrestuar me qindra terroriste, pjese te celules se İsis brenda Turqise, dhe ka parandaluar me dhjetra raste aktesh terroriste, thjesht eshte treguar me e matur per tu futur apo jo ne İrak dhe Siri. Te gjitha vendet e koalicionit mbareboteror qe po luftojne İsis, nuk jane ne kufi as me Sirine as me İrakun, nderkohe qe Turqia nuk e ka patur fare te lehte te vendoste te futej apo jo sepse i druhej reagimit te İsis. Ajo thjesht ka insistuar ne faktin e krijimit te zonave tampon sigurie midis Turqise, Sirise dhe İrakut dhe ne keto zona ka kerkuar trajnimin e forcave opozitare te Asad (te cilet nuk kane lidhje as me İsis as me ndonje organizate terroriste) kerkese kjo e cila i eshte pranuar nga SHBA, dhe per nje kohe te shkurter do filloje te implementohet. Duhet te kuptojme edhe diçka tjeter, Turqia nuk mund te luftoje İsis duke qene pale me organizaten terroriste PKK (me te cilen ka me shume se 30 vite qe e lufton). Plus nuk e di sa jeni informuar qe kohet e fundit ne shume qytete veriore te Sirise qe kane qene te pushtuara nga İsis, se fundmi jane marre nga forcat kurde, dhe kane filluar spastrime te komunitetet jokurde vendali ne keto zona (si psh arabet,turkmenet, etj) dhe keto te shkretet kane filluar te emigrojne ne Turqi. Me thuaj ti, çfare masash po ndermerr faktori nderkombetar kunder ketij spastrimi? Nese urreni Turqine, asgje qe shkruaj une nuk do e aprovoni, po nese mundoheni te jeni asnjanes, e keni shume te lehte per ta kuptuar qe ne mes 2 zjarreve armike qe luftojne midis tyre, eshte shum e veshtire te vendosesh me ke te luftosh…

      1. Klimax says:

        Arabaia Saudite, Jordania si dhe Irani si vende te rajonit dhe kufitare me vendet ku terrorizmi ka krijuar Shtetin Islamik, Siri dhe Irak, a nuk jane ne kualicionin mbreteror per luften ndaj ISIS?
        Lufta ka mbi tre vjet qe ka filluar me spastrime etnike, vrasje, perdhunime e shkaterrime te pasurise arkeologjike te historise se lashte boterore nga ana e ISIS dhe Turqia nuk u shqetesua. Nuk u shqetesua as kur televizioni live tregonte pamjet e qytetit Kobane, kaq afer kufirit me Turqine, tregonte dhe pamjet e qytetareve kurd qe skishin fare lidhje me PKK-ne qe nuk mund te kalonin dot telat me gjemba te kufirit te ndaluar nga ushtria turke, por shikonin te perlotur shtepite e tyre te digjeshin dhe njerezit e tyre te vriteshin ne Kobane. Perse nuk u shqetesua atehere Turqia? Perse nuk u shqetesua kur ato toka u pushtuan nga terroristet sunite dhe spastruan cdo banor jo sunit atje?
        Po meqe po flet per pergjegjesine e faktorit nderkombetar qe nuk po bene asgje per “krimet” e kurdeve ndaj popullsive arabe, turkmene, etj, do te desha tju pyes, xhihadistet e ISIS qe ndodhen ne Siri e Irak, mos jane popullsi vendase? C’fare duan ne ato vende atehere keta mercenare sunite nga e gjithe bota, duke perfshire me dhjetra e dhjetra shqipoefoles, ne kete lufte qe nuk u perket atyre?
        Po te pyes sepse ne komentin tend je ti i pasakte dhe mbi te gjitha je ti i njeanshem, i nje krahu qe sot per sot eshte armiku i civilizimit boteror.

        1. Klimax says:

          Kualicioni boteror dhe jo mbreteror.

          1. Casperas32 says:

            Cdo shtet ka politikat e veta sipas interesave kombetare. turqia e para 15 viteve do iu nenshtronte izraelit dhe shba, tani nuk i nenshtrohet, thjesht shef interesat e veta, para 1 viti e gjysem nuk i interesonte te hynte ne siri dhe irak, tani iu cenua siguria kombetare, hyri. Me duket shum e thjesht. Erdogan e ka sterthene qe isis nuk shkaterrohet me avjone, shihni rezultatin pas 1 viti e gjysem, isis vetem fuqizohet. turqia thote, hajde veprojm bashk me plane me afatgjate, sepse une i di me mire nga te gjith ju problematikat e ketij rajoni, nuk e degjojne, vetem shba qe ka vendosur se fundmi te kooperoje ne trajninim e forcave opozitare kunder Asadit. Ne lidhje me kobanin te lutem te mos abuzosh, te gjithe civilet e shkrete paten emigruar, dhe shumica e tyre jane strehuar dhe vazhdojne te strehohen ne Turqi. Ne kobane nuk kishte llogjike se si te futej Turqia, sepse Isis luftonte kunder forca kurde ypg, qe jane degezimi i organizates kurde pkk ne Siri. Ore,qe ti veme piken, imagjonojeni ne Shqiperi sikur te kishte nje organizate terroriste e cila ne disa dekada te linte pa femije 30,000 familje, kush do ishte ai shqiptar qe do e ndihmonte kete organizate per cfaredo lloj arsye. Kane vdekur 30,000 ushtare turq nga pkk, e dini ca do te thote kjo. Edhe sot psh qe ka pasur rreth 300 arrestime terroristesh ne Turqi, kane qene terroriste edhe nga isis edhe nga pkk, te shikojm zhvillimet ne ditet e ardhshme…

            1. Klimax says:

              Nuk e di ne se e kupton se cdo te thote qe 18% e popullsise turke ose 15 milion e saj jane kurd (shifra zyrtare sepse jo zyrtarisht jane shume me teper)! Nuk e di ne se e kupton qe ne zonat jug-lindore te Turqise mbi 90% e popullsise eshte kurde dhe megjithate te drejtat e tyre si nje minoritet ne kete vend jane teper te kufizuara!
              Ti me flet per interesa kombetare!!! Per interesat e nje shteti 90 vjecar te ndertuar mbas vdekjes se nje perandorie ku popullsite e etnive te ndryshme qe perbejne shtetin e sotem jane futur ne ato territore jo me shume se 1000 vjet me pare.
              Eshte e njejta gje sikur te justifikojme shtypjen qe i behej popullsive shqiptare ne Kosove nga ana e Serbise. Edhe serbet interesat dhe sigurine kombetare shikonin. Dhe dicka me shume. Ishin te ardhur ne ato troje 1500 vite me pare, pra 500 vjet me pare se turqit te vinin ne atdheun e tyre te sotem. Mos valle kishin te drejte serbet qe UCK-ne e quanin dhe vazhdojne ta quajne organizate terroriste? C’fare kerkon me shume PKK-ja se UCK-ja?
              Mos valle Turqia duhet te veproj ndaj kurdeve ashtu sic veproj ndaj armeneve dhe grekeve ne periudhen 1915-1922? Pastrim etnik ne emer te terrorizmit??!! Jo per gje, por edhe ne bombardimet e dy diteve te fundit nga aeroplanet turq shikohet se ne tre sulme ajrore, dy jane ndaj pozicioneve kurde dhe nje ndaj atyre te ISIS!!!!!!
              C’fare pesoj Iraku qe popullsive kurde ne veri te vendit u ka dhene nje autonomi te zgjeruar? A nuk jane sot forcat e ushtrise irakiane qe bashkepunojne me forcat kurde te zonave te Kirkukut ne lufte ndaj Shtetit Islamik?
              Duam apo nuk duam, popullsite kurde, kjo popullsi e konsiderueshme me gjuhen, traditat dhe kulturen e saj ne trekendeshin Siri-Irak-Turqi, kane rolin e tyre te rendesishem dhe mbi te gjitha kane te drejten e tyre, interesat kombetare te tyre per te qene nje komb me te drejta te barabarta si cdo komb tjeter ne bote!
              Paqja ne Lindjen e Mesme eshte e lidhur para se gjithash me zgjidhjen e ceshtjes kurde dhe kjo zgjidhje nuk behet duke i shfarrosur si popull sic po vepron Turqia!

  4. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    E ke qare climax. Mendoj qe keta pisanjoset e ramyt i dolen nga duart dhe rurqit e kuptuan qe perendimi po ua fuste duke pregatitur situaten per nje shtet kurd ne te ardhmen. Gje e cila do sillte lufte ne iran, turqi, siri dhe irak

  5. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Ketu gabove klimax. Sauditet financojne isis, jo e luftojne

  6. Elton says:

    Isis esht loje a amerikes britanis dhe izraelit. Turqia apo dhe Arabia saudite marin urdhera nga cia. Agjentet e cia trajnonin Isis ne jordani apo dhe ne irak. Si Turqia Si Arabia saudite kan aq shum ushtri sa te dhjesin komplet lindjen e mesme. Nje arsye esht qe amerika e do at rajon ne konflikt. Sidomos tani me marrveshjen e iranit do ndizet me shum akoma konflikti suni Shia.
    Vete jetoj ne Oman shumicen e kohes dhe ne Abu Dhabi pjeserisht. Vendasit as e qethin fare per isis dhe as duan tja din.
    Si ka mundesi qe shumicen e luftetarve te isis svijn nga vendet e gjirit po nga Europe amerik azi e australi?
    Si ka mundesi qe shumica e Kyre luftetarve sdin arabisht kur bashkohen me isis?
    Ekspert nuk jam po lepuri ku fle, e Di vetem cia ose mosad.
    Dhe Turqia rrezik thjesht ndjek urdherat qe merr.

  7. tirana says:

    shikoni investimet turke cfare demi kane bere te shqiptaret e maqedonise
    shikoni sa jane radikalizuar shqiptaret atje futini ne youtoube Facebook ne faqe zyrate shqiptare si shqiptare nga maqedonia shajne skenderbeun
    si skenderbeu qafir
    skenderbeu grek apo serb se ka vra myslyman apo e pshurrsha skenderbeun e shkerdh……. e o zot me liber shpie

    feja jone eshte myslymane pastaj shqiptaria tmerr te gjitha te verteta jane futuni edhe vertetojeni
    po si mundet nje shqiptar te shaj skenderbeun apo fishten apo nolin vetem pse jane ortodoks apo katolik
    je kete ka bere turqia ne maqedoni e kosove

  8. Casperas32 says:

    Ky lajm esht kthy ne lajm te vjeter te cilin asnjerinuk e lexon, u futa thjesht per te pa ndonje pergjigje tenden, mos bej paralelizma midis pkk dhe uck, e para e njohur si organizate terroriste nga usa, e dyta jo. Kam pershtypjen qe duhet te te shpjegoj disa gjera rreth pkk. Un kam jetu 8 vite ne turqi, dhe shumica e kurtve qe kam njoh e urrejne pkk dhe politiken qe ajo ndjek. Vete lideri ii kurdustanit te irakut para pak ditesh kritikoi pkk dhe i dha te drejte reagimit te turqise. Mos bej paralelizma midis pkk dhe kurtve, skane lidhje me njera tjetren. Verem ne stamboll jetojne 2 miljone kurte, dhe as nuk duan tia dijne per pkk as per pavaresine e kurdistanit, e vetmja gje qe duan, vazhdimi i ketij stabiliteti. Mund te shpjegoj me qindra gjera kunder atyre cfare ke shkruar, thjesht po e mbyll me dicka qe do e degjosh sonte per here te pare. Partia kurde hdp qe fitoi 13% te zgjedhjeve te fundit, qe theu barazhin dhe beri partine ne pushtet te humbase shumicen absolute, e di si e kap kete shifer? Kane vajt terroristet kurde fshat me fshat me arme duke bo terror duke i kercenu kurdet fshatare te shkrete te votojne hdp. Dmth, kur te behen zgjedhjet e tjera ne turqi pas 3 muajsh, dhe te fitoje serish erdogan shumicen absolute, te kuptosh arseyn pse, dhe te me kujtosh mua :))

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje