Problemi gjerman i Eurozones

23 Korrik 2015, 18:47Bota TEMA
Problemi gjerman i Eurozones

Eurozona ka një problem gjerman. Politikën Gjermane të eksportit të problemeve të veta te fqinjët dhe në tërësi përgjigjen që ky vend i ka dhënë krizës, gjë që ka rezultuar shkatërrimtare. Shtatë vjet pas fillimit të krizës, ekonomia e Eurozonës po ecën më keq nga sa eci Europa gjatë Depresionit të Madh të viteve 1930. Përpjekjet e qeverisë së Gjermanisë për të shtypur Greqinë dhe për ta detyruar atë të braktisë monedhën e përbashkët e ka destabilizuar bashkimin monetar. Për sa kohë kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel dhe administrata e saj vijojnë të abuzojnë me pozicionin e vet dominues si kryekreditor për të ushqyer interesat e veta të ngushta, eurozona nuk mund të lulëzojë – dhe mundet që të mos mbijetojë.

Suficiti i stërmadh në llogarinë korrente të Gjermanisë – kursimet eksesive të gjeneruara nga mbajtja me dhunë e pagave të ulëta për të subvencionuar eksportet – ka qenë njëkohësisht shkak i krizës së eurozonës dhe pengesë për zgjidhjen e kësaj krize. Para krizës, ky suficit ushqeu kreditimin e keq të bankave gjermane te Europa jugore dhe Irlanda. Tashmë që suficiti vjetor i Gjermanisë – i cili është rritur në 233 miliardë euro, po arrin në 8 për qind të PBB-së – ai nuk po riciklohet më në Europën e jugut dhe kërkesa e brendshme e depresionuar e vendit po eksporton deflacion, duke thelluar më tej shqetësimt europiane të borxhit publik.

Suficiti i jashtëm i Gjermanisë dukshëm shkel rregullat e eurozonës për disbalanca të rrezikshme. Por, duke u mbështetur te Komisioni Europian, qeveria e Merkelit ka arritur të fitojë kalim të lirë. Kjo e transformon në tallje pretendimin e këtij vendi për të qenin kampion të eurozonës si një klub me bazë rregullin. Në fakt, Gjermania i shkel rregullat pa u ndëshkuar, i ndryshon ato siç ka dëshirë e madje, i shpik ato sipas qejfit.

Për më tepër, edhe ndërsa shtyn të tjerët të reformohen, Gjermania ka injoruar vetë rekomandimet e Komisionit. Si kusht për programin e ri të kreditimit të eurozonës, Gjermania po detyron Greqinë të rrisë moshën e pensionit, ndërkohë që ul moshën e vet të pensionit. Ajo po këmbëngul që dyqanet greke të hapen për ditë të dielë, edhe pse dyqanet e saj nuk japen. Korporatizmit, duket se duhet të eliminohet gjetkë por të mbrohet në shtëpi.

Përtej refuzimit për të axhustuar ekonominë e vet, Gjermania ka hedhur kostot e krizës mbi të tjerët. Në mënyrë që të shpëtojë bankat e vendit nga vendimet e tyre të gabuara të kreditimit, Merkel ka shkelur rregullin e Traktatit të Mastrihtit “nuk ka shpëtim nga falimenti”, rregull që ndalon qeveritë anëtare të financojnë njëra-tjetrën, dhe ka detyruar taksapaguesit Europianë t’i japin kredi Greqisë, e cila është e paaftë për t’i shlyer. Në mënyrë të ngjashme, kreditë nga qeveritë e Eurozonës për Irlandën, Portugalinë dhe Spanjën më së shumti janë përdorur për të shpëtuar nga falimenti bankat e këtyre vendeve – dhe për rrjedhojë edhe kreditorët gjermanë të këtyre bankave.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, në shkëmbim të këtyre kredive, Merkel ka marrë kontroll shumë më të madh mbi buxhetet e qeverive të eurozonës përmes politikës së kursimit, e cila copëton kërkesën dhe pengon demokracinë: rregulla më të ashpra për eurozonës dhe një kompakt fiskal.

Ndikimi gjerman ka sjellë për rrjedhojë krijimin e një bashkimi bankar i cili është përplot me vrima dhe që zbatohet në mënyrë asimetrike. Sparkassen-et e Gjermanisë – bankat e kursimit të cilat kanë bilanc të përbashkët prej rreth 1 trilionë euro – janë jashtë kontrollit mbikëqyrës të Bankës Qendrore Europiane ndërsa megabankat me kapitale shumë të ulëta, të tilla si Deutsche Bank, apo bankat e kalbura nën pronësi të shteteve dhe të rajoneve kanë marrë çuditshëm një vlerësim pozitiv të gjendjes financiare.

Një nga rregullat e eurozonës është që anëtarësia në të qe e shenjtë dhe e parevokueshme. Nuk ka klauzonë në traktat që të lejojë daljen, për shkak se bashkimi monetar është konceptuar si një hap drejt bashkimit politik – dhe se përndryshe eurozona do të degjeneronte në një regjim të ashpër kursi fiks këmbimi, regjim që do të qe i rrezikshëm dhe i paqëndrueshë,. Gjermania jo vetëm që e ka shkelur këtë rregull; ministri i financave të këtij vendi, Ëolfgang Schäuble, shpiku një rregull të ri – atë që thotë se falja e borxheve është e ndaluar në eurozonë – për të justifikuar sjelljen e tij mizore ndaj Greqisë.

Për rrjedhojë, anëtarësia e Greqisë në eurozonë – dhe ajo e të gjithë anëtarëve të tjerë – tashmë është e kushtëzuar nga nënshtrimi ndaj qeverisë së Gjermanisë. Njësoj sikur Shtetet e Bashkuara në mënyrë të njëanshme të vendosnin që parimi i NATO-s për mbrojtje të përbashkët tashmë është e kushtëzuar nga detyrimi për të bërë atë që qeveria amerikane dikton.

Eurozona ka nevojë të dëshpëruar për alternativë nga ky “konsensusi i Berlinit” i cili është i shtrembër dhe në të cilin interesat e kreditorëve janë më të rëndësishme dhe që Gjermania dominon çdokënd tjetër. Merkelizmi po shkakton stanjacion ekonomik, polarizim politik dhe nacionalizëm të ndyrë. Franca, Italia, dhe Europianët e të gjitha prirjeve politike duhet të ngrihen në këmbë për vizione të tjera të asaj që Eurozona duhet të jetë.

Një opsion mund të jetë federalizëm më i madh. Institucione politike të përbashkëta, llogaridhënëse ndaj votuesve në të gjithë Eurozonën, gjë që mund të krijojë kundërpalën fiskale të BQE-së dhe që mund të ndihmojë për të ndaluar pushtetin gjerman. Por armiqësia në rritje mes vendeve anëtare të eurozonës dhe gërryesja e mbështetjes për integrimin Europian si në vendet kreditore ashtu edhe në vendet debitorë, nënkupton që federalizimi i mëtejshëm është i pamundur politikisht – dhe me potencial akoma më të rrezikshëm.

Një opsion më i mirë mund të jetë të lëvizet drejt një eurozone më fleksibël, të të cilën përfaqësues të zgjedhur kombëtarë kanë më shumë pushtet. Me vendosjen e rregullit të ndalimit të shpëtimit, qeveritë duhet të kenë më shumë hapësirë për të ndjekur politika kundërciklike dhe për t’iu përgjigjur prioriteteve të ndryshueshme të votuesve.

Që një sistem i tillë të bëhet i besueshëm, një mekanizëm për ristrukturimin e borxhit të qeverive në paaftësi paguese duhet të krijohet. Kjo, sëbashku me reformat e rregullave që mbulojnë kapitalizimin e bankave – të cilat në mënyrë jokorrekte trajtojnë të gjithë borxhin sovran si pa rrezik dhe rrjedhimisht pa nevojë për t’u mbuluar me kapital nga bankat që e mbajnë këtë borxh – mund t’i lejojë tregjeve, jo Gjermanisë, të triumfojnë mbi huamarrjen me të vërtetë të tepërt. Idealisht, BQE-së duhet t’i jepet gjithashtu mandati për të funksionuar si kreditor i instancës së fundit për qeveritë në krizë likujditeti por gjithsesi me aftësi paguese. Ndryshime të tilla mund të marrin mbështetje të gjerë – dhe mund t’i shërbejnë vetë interesit të Gjermanisë.

Anëtarët e Eurozonës mund të kenë rënë në kurthin e një martese të keqe, por ata mund ta bëjnë këtë martesë më të mirë. Ajo që është bërë tashmë më e dukshme nga sa ka qenë ndonjëherë, të gjitha palët duhet të përpiqen për të, ose përndryshe marrëdhënia e tyre do të përfundojë shumë keq. /Reporter.al/

 

14 komente në “Problemi gjerman i Eurozones”

  1. shqip says:

    po kjo c’far ishte?
    ku dini ju anglezet nga ikonomia?

    1. sit.. back....and relaks → says:

      nuk eshte ingliz, eshte dhe me keq, eshte frengo-estonian i lindur e londer por i ngjizur ne ny.

      1. Ben Dibrani says:

        Eshte thjesht nje bir kurve qe shkruan me porosi, por qe s’mund te injorohet sepse eshte si ato tymcet qe hidhen per te terhequr vemendjen nga diku tjeter. Problemi eshte se kush perpiqet t’i perhape keto edhe ketu?

      2. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

        Gjermonia ka rregull dhe disiplin.
        Njerzit punojn dhe nuk ngrofen ne diell si ne Greqi dhe nuk boj mashtrime si ne Britani.
        Gjermania nuk i eksporton problemet tek fqinjet,por fqinjet mundohen qe te perfitojn padrejtsisht nga djersa e gjermanve.
        Kjo asht e verteta or Philippe galloshja

    2. komunalja says:

      Nuk mora vesh se c’probleme ka Gjermania te cilat i duhet t’i eksportoje tek fqinjet?
      ‘Faji’ i Gjermanise qenka se per parate qe paguan te kerkon llogari! Nqs korraker & co shpresojne qe te financohen nga Gjermania dhe njekohesisht te bejne c’u do qejfi, t’a harrojne. Budallenjte t’i kerkojne gjetiu!

  2. Fanoli says:

    cne kjo tema e mero llapaqenit boton artikuj antigjermane,,obobo e e merr vesh piktori..

  3. katarakti says:

    Duket sikur eshte shkruar nga ndonje francez. Dhe eshte kryekeput i gabuar nga ana llogjike. Qe te tjeret nuk jane si Gjermania, ky nuk faji i Merkelit. Qe te tjeret shpenzojne me shume sesa prodhojne, – ky po ashtu nuk eshte faji i Gjermanise. Ky “opinionist” do qe Gjermania te paguaje borxhet e Frances, Italise, Greqise etj. te lejoje inflacionin e euros etj etj. Te gjitha keto jane reforma ekonomike qe ndihmojne te paaftet, dembelet dhe te korruptuarit dhe demtojne te aftet. Neqoftese euros do i vije fundi, kjo do ngjase nga vendet e jugut te Europes si Italia, Greqia, Spanja, Portugalia dhe Franca qe jane mesuar me inflacion. Por Gjermania nuk e lejon dobesimin e Euros. Ky eshte problemi.

  4. è says:

    Si eshte e mundur qe gazetat shqiptardhi komentojne te dhena te dalura nga rryma ne kundershtim me UEne !Gazetat sqiptare i zgjidhen problemet e te tjereve.

  5. 27% shqipetar says:

    Ndonje koment per vertetsine ose jo te ideve ose fakteve te prezantuara ketu? Apo kundershtimi i vetem eshte angelz, francez… dhe mbase uzo dhe sufllaqe ?

  6. Zigur Qarri says:

    Bilancet me pozitive eksport-import 2014,Gjermania ne vend te pare ne Bote,me 285 miliard Dollare plus,Kina ne vend te dyte me 150 miliard Dollare plus,dhe eksportuesja e madhe e naftes,Arabia Saudite,ne vend te trete me 100 miliard Dollar plus.Anglia ka bilanc negativ ne tregtin me Gjermanine,afro 50 miliard Dollar minus,Franca perafersisht po aq.Problemi
    i Gjermanise ashtu si edhe Hollandes,eshte superprodhimi,kosto e ulet,
    kualiteti i larte,disiplina dhe ritmi teper i larte ne pune.Si mund te frenohen?Hollanda eksporton domate jo vetem ne Europen veriore,por edhe ne jug te saj,Spanje dhe Greqi.Gjermania prodhon 2.5 here me shume vere se vendi veres dhe i rrushit,Greqia!Gjermania ne fakt,eshte frenuar ne prodhimin e frutave dhe perimeve,mishit dhe produkteve te qumshit(qe i nxjerr me kosto te ulet edhe se vendet me te varfera ne Bote),ndryshe shume vende nuk kan se çfar te eksportojn atje.Per Greqine mbyllet nje sy,edhe kur djathin e bardhe nuk e ben me qumesht delje,por me pluhur qumeshti qe e importon nga Kina.Gjermania eksporton miliona ton mish,kurse
    Greqia importon 80% te mishit qe perdor.Mutofagosit nuk takojn dhembet e kalbura ne mish,por i gezohet kockave qe i hedhin ne koliben e tij.Keshtu qe,Gjermania nuk eshte vetem vendi me i zhvilluar ne Bote per industrine mekanike,te industrise se ambjentit,te rrobave sportive,industrise kimike,
    prodhimit te makinave,te industrise mjeksore…por ka nje zhvillim te jashtzakonshem edhe ne industrine ushqimore,me lende te pare ata vendase.
    Ne Eurozonen e lire,asnje vend nuk konkuron Gjermanine,Greqia nuk diskutohet fare.Atehere?Industria nacionale ne vendet e Europes jugore,do shkoje drejt falimentimit,per tu zevendesuar me produktet gjermane.Vetem nje dalje nga Eurozona do ti jepte frymarrje industrise greke,ndryshe,do te mbetet nje vend agraro-industrial,pozicion qe do te behet gjithnje e me i veshtire me hyrjen e vendeve tjera te Ballkanit,qe kan po te njejtin orientim,por krahun me te lire te punes.Shume firma greke po largohen,
    sidomos ne Rrumani,Bullgari dhe Turqi.Greqia eshte kthyer ne nje koloni,
    me zerro shanc per tu ngritur me vajin e ullirit qe nje pjese e perpunon ne Itali,me uzon qe e pijn vetem greket dhe turqit,me veren e shtrenjt qe nuk ka emer,si edhe me tregtine e fiqve apo gomereve te sakatosur dhe te semure.Edhe turizmi grek ka rene pertok.Greket vete,nuk e kan luksin per turizem,por mjaftohen kur lahen ne govata(mutofagos lahet me urinen e vet),kurse turistet anglez dhe gjerman jan larguar per tu zevendesuar me ata rrumun dhe bullgare,sepse edhe ruseve iu jan shpuar xhepat kete vit,
    kurse turqit ne vend te pare,i kan qendruar besnik vellezerve te tyre.

  7. 17nentori says:

    jeta eshte matematike, olimpi!

  8. — Tendencat per te dale nga eurozona , do te shoqerohet me tndencen per shperberjen e Europes Bashkuar.

    — Tendencat per shperberjen e Evropes Bashkuar dote shoqerohen nga tendencat per shperberjen e NATO-s.

    — Tendencat per shperberjen e NATO-S do ta shoqerojne tendencat per ndezjen e konflikteve ne vatra e rajone , ne vecanti ne zemeren te Evropes, qe eshte BALLKANI PERENDIMOR.

    — Ka te ngjare qe GREQIA TE JETE E PARA CAKTUAR, E PARA PERGATITURA DHE PERZGHEDHURA PER TE LUAJTUR KARTAT E MESIPERME, Ne rast se ndodh nje gje e tille AJO DO TE DALE E FITUAR NE REALIZIMIN E ENDRRAVE TE SAJ. MBRAPA SAJ DO JETE EDHE SERBIJA.

    — ARENA DHE VIKTIMA qe dote dale e humbur prfundimisht , ne rast se ndodh do te JENE TREVAT DHE FAKTORI SHQIPTAR. Ate kane mbi 2 dekada qe e kane
    parapergatitur ne cdo pikpamje ;=

  9. iliri says:

    Idiot, Gjermania po ul moshën e pensionit thot kafsha. Gjermania ishte e para që e çoi në 67 vjeç, dhe ka fjalë që duan me e ngrejt deri 70 vjeç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje