Liderët më të bukur në Botë/ Rama i 22, Nishani i 112

25 Korrik 2015, 11:50Lifestyle TEMA
Liderët më të bukur në Botë/ Rama i 22, Nishani i 112

Kryeministri Edi Rama është përzgjedhur si një nga liderët politikë më të pashëm në botë.

Në një klasifikimin të bërë nga Hottest Heads of State,kryeministri shqiptar renditet në vendin e 22, tetë pozicione më larg se Presidenti i SHBA Barack Obama, por duke lënë pas me 10 pozicione Presidentin rus Vladimir Putin.

Gjithashtu edhe Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani gjendet në këtë listë, duke zënë vendin e e 112-të.

Kryeministri Rama ka mposhtur të gjithë konkurentët e tij në rajon, ku në rivalin e tij më të madh homologun malazez Milo Gjukanoviç, e ka lënë pas me 18 pozicione. Ndërsa kryeministrat e Kosovës Isa Mustafa dhe i Serbisë Aleksandar Vuçiç nuk janë përfshirë fare në klasifikim.

Po ashtu as Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga nuk gjendet fare në këtë listë prej 197 liderësh botërorë. Ndërkohë Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq është renditur në vendin e nëntë.

Në vendin e parë të udhëheqësve me të pashëm është Jigme Khesar Namgyel Ëangchuck, mbret i Butanit. Ai pasohet nga presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto dhe mbret spanjoll Felipe VI.

Linku ku mund të shihni 197 liderët më të pashëm në botë: http://hottestheadsofstate.com/list/

18 komente në “Liderët më të bukur në Botë/ Rama i 22, Nishani i 112”

  1. era says:

    Ky lajm bashke me ate te rritjes se pensioneve na lumturojne aq shume sa nuk na vjen keq qe edhe kete vit nuk do e shohim detin me sy.

  2. Knida says:

    Vladimir Putin i bukur!?!?!?

    Ai ngjan me Dobin, krijesen shkurtabiqe te shpifur tek Filmi Zoti i Unazave! Te gjithe e krahasojne me Dobin!

    Putin eshte misherim i shemtires.
    Ata qe kane bere renditjen, jane per te ardh keq…

  3. KS 007 says:

    heheh ku e kem QIMIN nga Kosovo ?!

  4. Kol Tivari says:

    Greqia, nuk ndodhet “në rajonin tonë”…???!!! (Cipras ëdhtë në vëndin e dhjetë, apo atë “nuk e zëmë”…) Debila…!!!

  5. anticensurë2587456 says:

    e kujt i plasi??
    somaruga e zvicrës dhe merkel e gjermanisë janë njëqind herë më të bukura se të gjithë debilat e tjerë!!
    janë në kokën e dy shteteve me ekonomi të qëndrushme dhe funksionale!!
    askujt nuk i hyn bukuria në punë!!
    puna e tyre është e rëndësishme!!
    suksesi i punës së tyre vlen!!

  6. çeço Selimi says:

    Vleresimi me i padrejte : Me i bukuri i gjithe te bukurve ne bote eshte Sali Rame Berisha dhe pas Tij sypeshkaqni , Shkelzen Berisha . Per kete padrejtesi , Sali Berisha , ne sezonin e ri parlamentar do te bllokoje foltoren e parlamentit dhe do te replikoje me Edi Ramen !

  7. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Hahaha
    Lishani sqenka i fundit.
    Shyqyr allah qe sishte berrisha kryeminister se do na kish turperuar.
    Ai serbi eshte shume simpatik. Cudi pse se kane futur

  8. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Kur me shante babai me thoshte
    Cun i mire per se pari
    Por nga soi mut gomari.
    Edhe rama. I mire per se pari
    Po pa ment

  9. gregory.uk says:

    Nuk me pelqeu qe Cipras eshte ne vend te 10 ndersa Rama ne vend te 22. Mendoj se foto e Rames nuk eshte zgjedhur nga me te mirat se e tregon shume te plakur. Megjithate edhe vendi I 22 nuk eshte keq. Shikoni te “hottest heads of state” vendin e 83 presidentin e Eritreas eshte kopjo Nishani, sikur jane vellezer.

  10. vore nuk u mposht says:

    po greqia nuk be mo pjese ne rajon…..!!!!!! sepse tsipras ishte ne vend te 10

  11. qytetari says:

    Edhe per xhaxhi Enverin, mbureshim dikur, ishte nga me te bukurit ne bote… Puna eshte se per te udhehequr dhe progreduar nje vend nuk duhet bukuria por mencuria…

  12. Mandi says:

    Po te ishte sfida per psikopatllek do zinte te parin

  13. Corovoda says:

    Cfar komision vleresimi ka qene ky , ku Lila floririn nuk e ka futur ne dhjetshe, mAdje nuk e kan perfshir fare . Patjeter qe ketu ka korupsion . Shume keq .

  14. aa says:

    Si ka mundesi !?

    Po Sala, cfare vendi ka zene ?
    Ai eshte “i bukuri i dynjase”- e thene nga Vjollca Vokshi.

  15. zylo says:

    Ahh, si kur te ishte i naltmadhnishmi S.B patjeter do kishim zene vendin e pare

  16. the truth hurts says:

    Keto jane perralla komunistesh. Ku ka Lider me te bukur se Sala, keshtu qe nuk pranojme kete renditje. Eshte e blere me para te pista.

  17. anda says:

    Mbi ç’parametra eshte bere perzgjedhja/listimi?

  18. linda says:

    Ku e ka bukurin ky skizofreni rama, si SADIST duket!

    Pika ne zgjedhjet qe bejne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje