Itali/PDI: Të hiqet dënimi me burg për gazetarët

27 Korrik 2015, 21:40Bota TEMA

Partia Demokrate Italiane në pushtet ka paraqitur sot një amendament për Kodin Penal për të përjashtuar dënimin me burg për gazetarët të cilët përdorin pajisje të fshehta regjistrimi, ndërsa ushtrojnë lirinë e tyre të shtypit.

Amendamenti gjithashtu nuk penalizon përdorimin e regjistrimeve të fshehta si dëshmi në gjykim.

Burg për jo më shumë se katër vjet mbetet në kod për ata që shpallen fajtorë për publikimin e videove të fshehta apo regjistrimet audio me qëllim dëmtimin e imazhit ose reputacionit të dikujt tjetër.

“Kompetenca për ndëshkim përjashtohet kur regjistrimet janë përdorur në procedurat administrative ose gjyqësore, ose në ushtrimin e lirisë së shtypit apo të drejtës së mbrojtjes në gjykim”, shkruhet në amendamentin e përpiluar nga deputetët e Partisë Demokrate, David Ermini dhe Valter Verini.

”Një votim për amendamentin pritet të zhvillohet nesër”, thanë burimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje