Vala e fundit e dhunës në Malin e Tempullit shtron pyetjen mbi karakterin e vërtetë të konfliktit në Lindjen e Mesme. Konflikt kryesisht i natyrës politike? E vërteta mund të jetë më e zymtë, druan Kersten Knipp.
Episodi i fundit në Malin e Tempullit bën pjesë në ato histori, që kanë më shumë se sa vetëm një fillim. Banorët hebrej sulmuan një fëmijë palestinez, si rrjedhojë pati përleshje, thotë njëra palë.
Pushtimi i xhamisë Al-Aksa nga të rinjtë palestinezë ishte i planifikuar prej kohësh, thuhet nga pala tjetër. Në ҫdo rast, të dyja palët sigurojnë, se secila ka reaguar për shkak të agresionit të palës tjetër. Sidoqë që të ketë qenë fillimi i këtij episodi, ai është një mësim politik. Ai bën të qartë, ose të paktën të le të marrësh me mend, se përse përpjekjet e shumta – e pikërisht edhe ato ndërkombëtare – për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme, kanë dështuar.
E me sa duket edhe duhej të dështonin. Arsyeja është fare e qartë: ndërmjetësuesit vazhdimisht e kanë nëvleftësuar dimensionin fetar të konfliktit. Në shtetet e socializuara sekulare dhe postreligjoze thjeshtë nuk mund të imagjinohet, që zgjidhjet moderne të konflikteve mund të dështojnë prej verbërisë fetare. Ato e konsiderojnë konfliktin e vazhdueshëm izraelito-palestinez kryesisht si konflikt interesash territoriale. Ata i kanë bërë llogaritë pa marrë parasysh marrëzinë fetare – e kjo ekziston tek të dyja palët.
Shovinizëm fetar
Banorë radikalë që duan të ngjiten në Malin e Tempullit në shenjë fetare. Myslimanët besimtarë, që i kërcënojnë ata duke u tundur Kuranin. Nga rajoni vijnë gjithmonë të njëjtat imazhe, të njëjtat forma të shprehjes. Gjithnjë e më fort këto të bëjnë të dyshosh në tezën, se feja del gjithmonë – e veҫanërisht – në pah, kur dështon politika. Në këtë konflikt luhatet diҫka që del jashtë analizës racionale. Kjo do të vazhdojë kështu për aq kohë, sa kjo analizë nuk do të jetë e vullnetshme ose nuk do të jetë në gjendje, që të zerë fill edhe prej ekzistencës së motiveve irracionale.
Konflikti religjoz nuk bëhet më i thjeshtë duke u përzier me grindjen politike ose territoriale. E natyrisht që është e vështirë, t’i ndash të dyja nga njëra-tjetra. Përse, mund të shtohet pyetja, lejohen hebrejtë (po ashtu si edhe kristianët) ta vizitojnë Malin e Tempullit – por nuk lejohen të falen në të? Fondacioni islamik Wagf, që e administron këtë territor, mund të tregohet më zemërgjerë. Nga ana tjetër është e vështirë të përfytyrosh, që hebrejtë dhe myslimanët të kryejnë fare pranë njëri-tetrit me urtësi ritualet e tyre në Malin e Tempullit, ndërkohë që vetëm pak qindra metra më tutje ata përleshen në rrugë me njëri-tjetrin.
Nga ana tjetër edhe politika izraelite në Jordanin Perëndimor ndjek motive fetare. Atje ndodhen qendrat e rëndësishme historike të judaizmit. Edhe për këtë arsye izraelitët ndjekin atje një politikë brutale pushtimesh. Mite dymijëvjeҫare të vjetra i gjunjëzojnë format e civilizuara të komportimit.
Abuzim apo përdorim i fesë?
Natyrisht traditat kanë peshën e tyre. Por po ashtu shtrohet pyetja, a do t’ i jepet epërsi besimit të etërve apo së ardhmes së fëmijëve? Të dyja njëkohësisht nuk shkon. Për aq kohë sa Izraeli u garanton de facto liri kaq të madhe banorëve radikalë si aktualisht, është e vështirë, që ky vend ta quajë veten modern dhe pa paragjykime. E për aq kohë sa të rinjve palestinezë nuk u shkon mendja për gjë tjetër veҫse të tundin Kuranin, edhe shoqëria e tyre është larg modernes.
Jo vetëm duke iu referuar konfliktit izraelito-palestinez bëhet fjalë për abuzim me fenë. Në sfondin e energjive shkatërrimtare, që ndërkohë kanë përfshirë të gjithë Lindjen e Mesme, shtrohet pyetja, nëse kjo ka shpalosur karakterin e vërtetë saj, një forcë që i pengon të gjitha zgjidhjet racionale të konfliktit. /DW/
Me fal zoti gazetar apo perkthyes c fare do te thote ne shqip ‘religjon’??
” me Religjionin” ?????
Nuk mund ta thuash shqip ” Besimin Fetar” ???
“Me religjion” as shqip as anglisht
me besimin fetar. Religion=besim fetar
Dhe turqia luftoi islamizmin këtë jav.