Italia kërkon të përmirësojë imazhin e saj në Botë

27 Korrik 2015, 11:41Bota TEMA

“Italia është një aleate besnike e SHBA e NATO-s, e dialogut, e paqes. Italia është ne linjë të parë në Ballkanin Perëndimor, per të ndihmuar në procesin e integrimit të këtyre vendeve në Bashkimin Europian.

Për Italinë Mesdheu e vendet në brigjet e tij janë Europa. Nuk ka Europë pa Mesdhe, ashtu sic është shprehur vite me pare, Aldo Moro, ish kryeministri italian, viktimë e grupit terrorist të Brigadave të Kuqe“.

Kështu ka nisur në Romë, Konferenca e Ambasadorëve Italianë në Botë, në praninë e Presidentit të Republikës Serxho Matarella e Ministrit te Jashtëm Paolo Gentiloni.

134 krerë të misioneve diplomatike italiane, do të diskutojnë për dy ditë rresht mbi temën “Diplomacia për Italinë”.

Pjesëmarrës në këtë konferencë eshte dhe ambasadori italian ne Tiranë, Massimo Gaiani.

Politika e Jashtme Italiane është shpëtimi i jetës sonë, është shpëtimi i jetës së bashkëqytetarëve tanë” u shpreh në fjalën përshëndetëse kreu i diplomacisë italiane Gentiloni.

Diplomacia ekonomike, në funksion të shërbimeve ekonomike të vendit, diplomacia kulturore e mbi të gjitha politika diplomatike përballë një skenari ndërkombëtar të shënuar çdo ditë nga konflikte e situata të paqëndrueshme, do të jenë debatet kryesore në fokusin e kësaj konference. Siguria, dialogu politik të drejtat njerëzore të lidhura ngushtë me objektivin qëndror “Riforcimin e politikës së jashtme italiane në të gjitha drejtimet”.

Kërcënimi nga terrorizmi, fluksi i madh i emigrantëve gjithnjë e më kompleks në administrim, klima e tensionuar politike në arenën ndërkombëtare orientuar në blloqe vendesh kundërshtare, hija e luftës shpesh e shfaqur jo shumë larg Europës, burimet njerëzore e financiare, energjia, ambienti, janë temat që nxisin domosdoshmërinë e forcimit të kësaj politike.

Një kërkese e tillë është firmosur në formën e një apeli dhe nga ish ministrja e jashtme italiane Emma Bonino, nga Kryetari i Komisionit të Jashtëm në dhomën e Senatit Pier Ferdinando Casini e personalitete të larta të botës politike e mediatike italiane.

Aktualisht Italia ka 298 seli diplomatike në botë, 125 prej të cilave janë Ambasada,79 zyra konsullore, 8 përfaqësi të përhershme e 85 Institute të Kulturës.

Janë mbi 2 milionë e 200 mijë viza hyrjeje të lejuara nga Ministria e Jashtme Italiane përgjatë 2014, mbi 1100 evente kukturore italiane në botë, rreth 7800 kurse studimi gjuhe e qindra takime bilaterale me qëllim interesi ekonomik, kulturor e politik ndaj vendit.

Në Shqipëri Italia përfaqësohet me Ambasadën e saj, në marrëdhënie diplomatike të vendosura qysh pas shpalljes së pavarësisë më 1912, me disa ndërprerje kohore të shënuara gjatë Luftës së II Botërore e në vitet e diktaturës komuniste në vendin tonë, si dhe me Institutin e Kulturës i ngritur më 1981, fillimisht në formën e një zyre kulture e më pas si një Institucion promovimi i imazhit të Italisë, ruajtjes e përhapjes së kulturës italiane.

“Italia kërkon një ringjallje të Europës në përballjen e saj me sfidat globale, u shpreh në Konferencën e Ambasadorëve, Presidenti i Republikës, Serxhio Matarella. Kjo do të arrihet vetëm me anë të një sensi të fortë barazie, bashkëpunimi, pa të ashtuquajturin konflkt mes vendeve të serisë A e serisë B në Bashkimin Europian.”

“Italia, tha Matarella ka si objektiv strategjik të politikës së saj të jashtme bashkëpunimin e zhvillimin me vendet e Ballkanit Perqndimor. Duhet Inteligjencë, urtësi, bashkëpunim në përballimin e cështjes së terrorizmit, karakter human, vizion e vlerësim të vlerave sociale e ekonomike në zgjidhjen e problematikës së emigracionit e evitimin e polemikave të fundit në procesin e shpërndarjes së emigrantëve.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje