Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, Aldrin Dalipi zgjidhet kryetar

30 Korrik 2015, 10:29Politika TEMA

Aldrin Dalipi është zgjedhur kryetar i këshillit bashkiak të Tiranës me 41 vota pro dhe 19 kundër, ndërsa Vjollca Braho do të mbajë pozicionin e Nënkryetares së këtij Këshilli.

Duke iu drejtuar këshilltarëve, Dalipi tha se pavarësisht mendimeve të ndryshme për çështje të caktuara, vendimmarrja e Këshillit Bashkiak të Tiranës duhet t’i shërbejë qytetit dhe qytetarëve.

Pas zgjedhjes së drejtuesve të Këshillit, Kryebashkiaku Erjon Veliaj, i shoqëruar edhe nga ministri Bled Çuçi, i është drejtuar godinës së Bashkisë së Tiranës, ku u prit nga disa prej këshilltarëve, por edhe nga stafi i Bashkisë, që kryesohej nga Nënkryetari i detyrë Enno Bozdo.

Këshilli i ri i Bashkisë së Tiranës, i dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit, është mbledhur paraditen e sotme, nën drejtimin e anëtarit më të vjetër, Njazi Kosovrasti.

Drejtuesi i mbledhjes theksoi rëndësinë që çdo këshilltar i Bashkisë të vihet në dispozicion të kryetarit dhe qytetarëve, për të bërë më të mirën për qytetin.

“Ju uroj të gjithëve ju për ardhjen si këshilltarë në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Të vihemi në dispozicion të qytetarëve dhe kryetarit të Bashkisë, në mënyrë që të gjithë së bashku të bëjmë atë që vlerësojmë se është më e mira për qytetin tonë. Urimi më i mirë është që të jemi sa me të suksesshëm në këtë detyrë që kemi përpara me veten dhe qytetin tonë”, deklaroi Kosovrasti.

Më pas mbledhja vijoi me ngritjen e komisionit për verifikimin e mandateve të këshilltarëve të rinj të Bashkisë së Tiranës. Në përfundim të verifikimit, këshilltarët e Bashkisë janë betuar njëzëri.

Me ndarjen e re territoriale, Këshilli Bashkiak i Tiranës përbëhet nga më shumë këshilltarë, pasi nga 55 këshilltarë tashmë do të ketë 61 të tillë, pra i janë shtuar 6 anëtarë këshilli. Mësohet se kryetari i zgjedhur, Erion Veliaj do të përshkojë më këmbë rrugën nga Selia e Partisë Socialiste drejt Bashkisë së Tiranës. Në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak që pritet të zgjasë 2 deri në 3 orë janë të pranishëm edhe 5 klerikë.

Nga zgjedhjet vendore të 21 qershorit, koalicioni i majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane fitoi 42 mandate, ndërsa Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet 19 mandate.

Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk do të pritet nga ish-kryebashkiaku Lulzim Basha, por do të jetë nënkryetari i bashkisë, Enno Bozdo që do t’i dorëzojë kryetarit të ri të bashkisë të gjithë dokumentacionin, informacionin dhe dosjet e përgatitura për punën e bashkisë.

4 komente në “Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, Aldrin Dalipi zgjidhet kryetar”

  1. eli-tiv says:

    …Urime…. suksese Erionit e ekipit te ri drejtuaes..!!

  2. iku luli me kar n byth
    porsi bisht majmuni
    nga lule u kthy ne syth
    vogelush si kacarrumi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje