Aldrin Dalipi propozohet për Kryetar i Këshillit Bashkiak/Detajet e marrjes së detyrës nga Erjon Veliaj

29 Korrik 2015, 21:16Politika TEMA

Aldrin Dalipi do të jetë kreu i Këshillit bashkiak të Tiranës për katër vitet e ardhshme. Burime nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe këshilltarëve socialistë.

Gjithashtu është vendosur që ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryebashkiaku Veliaj të mbahet në ambientet e brendshme të Bashkisë së Tiranës, ku të ftuar do të jenë vetëm 5 përfaqësuesit e komuniteteve fetare në vend, atij mysliman, atij katolik, atij ortodoks, atij të bektashinjve dhe atij protestant.

Por pas takimit, Dalipi refuzoi të flasë për emra konkretë.

“Duhen pritur dhe disa orë, emrat konkretë dalin në momentin e duhur, atëherë ka dhe rëndësinë që i duhet.

Ishte një mbledhje e parë e grupit të këshilltarëve të PS ku u përcaktuan të gjithë hapat që do hidhen nesër në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak të Tiranës.

Lajmi është që nesër do hidhet hapi për të punuar për qytetarët e Tiranës me një mandat të marrë në mënyrë të fortë nga qytetarët dhe së dyti kryebashkiaku i ri Erion Veliaj do të nisë punën në bazë të betimit në Këshillin bashkiak. Në mbledhjen e këshilltarëve u diskutua në lidhje me gjithë strukturën dhe institucionin e këshillit bashkaik të Tiranës, me hapat që do hidhen nesër, me zgjedhjen e kryetari tdhe nënkryetarit të këshillit bashkiak dhe me procedurën e betimit të Veliaj”, theksoi Dalipi.

6 komente në “Aldrin Dalipi propozohet për Kryetar i Këshillit Bashkiak/Detajet e marrjes së detyrës nga Erjon Veliaj”

  1. Lym-Fiqiri Veliaj says:

    te lumte suma o nipce. na u bere krietar.

  2. Ing, Prof. Dok, Doc i madherishem Tarras Zhapkoqi says:

    Keni harruar edhe deshmitaret e Jehovait!

  3. ananananananannannanana says:

    Ca propagande e flliqur! Feja vend e pa vend.

  4. Lili says:

    Cka lypin kreret e feve ne marrje e kryetarllekut te Veliaj-t ?
    Edhe ky kurban po do me i bâ keta Njeshat e feve?

  5. tfgs says:

    e ku ka me mire qe krietar i keshillit bashkiak per Tiranen te jete nje…………cam!

  6. Tema says:

    Dhe xhelil gjoni ka qënë kryetar bashkie (mizat grumbullohen në fekale)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje