"Reforma në Drejtësi, PD ka axhendën e vet", Halimi: Do të dalim me një platformë të qartë në shtator

29 Korrik 2015, 13:06Politika TEMA

Pas mbledhjes mes anëtarëve të komisionit të Partisë Demokratike për Reformën në Drejtësi , e cila u mbajt me dyer të mbyllura në selinë blu, deputeti i PD-së, Eduard Halimi deklaroi se sot u bë takimi me ekspertet e fushës dhe u ndanë detyrat për gjithsecilin prej tyre.

Deputeti i PD-së pohoi se gjatë muajit gusht do të vijohet nga puna për plotësimin e një platforme, e cila do të jetë gati për në muajin shtator.

Pyetjes në lidhje me axhendën e kryeministrit Edi Rama sa i takon miratimit të reformës në drejtësi në muajin nëntor, Halimi tha se ‘nuk merremi me axhendën e kryeministrin, PD ka axhendën e vetë’.

Ne s’kemi lidhje me axhendën e kryeministrit, por me atë të PD. Në mënyrë që në shtator mos të pengojmë punën dhe dokumentet në komisionin e Venecias. Që mos të pengohet ky proces që mos të pengohet ky proces. Aktualisht sipas atyre që lexojmë, bëhet fjalë për disa ndryshime në Kushtetutë. Ajo që është e rëndësishme është që reforma të bëhet sipas standardeve europaine dhe gjithëpërfshirje dhe sipas standardeve të Komisionit të Venecias. Një muaj më parë dhe një muaj më vonë nuk ka rëndësi. Maxhornaca u ndal nga një metodologji e gabuar. Kjo metodologji i është dhënë fund, edhe fal ndërhyrjes së ndërkombëtarëve. Qëllimi i kryeministrit nuk duhet të bëjë me kapjen e sistemit të drejtësisë, por me shpalljen e luftës kundër korrupsionit.

 Do të vijojë gjatë gjithë muajit gusht, që në muajin e parë në mbledhjen e në shtator PD do të dal me një platformë të qartë për reformën në drejtësi. Do kemi një platformë të qartë dhe të plotë, për të larguar nga sistemi gjyqtarët e korruptuar. Sot ishte një takim i parë me anëtarët e komisionit për të ndarë punën dhe duke nisur nga ditët në vijim do vijojë një punë intensive për ta bërë të vlefshme. Kjo është një punë e bërë nga komisioni i reformës në Drejtësi. Ajo është një punë paraprake, ekspertët do shohim nëse kjo analizë është e plotë dhe se shkojnë apo jo drejt modeleve evropiane. Ekspertët kanë përfunduar dhe kanë paraqitur 3 dokumente dhe të cilat do trajtohen dhe nesër në mbledhjen e komisionit. Me vendimin e javës së kaluar, do ti bashkëngjitet puna e grupit të ekspertëve. PD do jap impakt konkret në sistemin e drejtësi”, tha Halimi.

Deputeti Eduard Halimi tha nga ana tjetër se PD po përgatit draftin e saj për ndryshimet kushtetuese. “Një vit më parë kryetari i PD ka bërë një prezantim të një platforme për një kushtetuese që duhet të shkojë drejt forcimit kushtetues, që bazohen në rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare. PD ka kërkuar prej kohësh që çdo ndryshim kushtetues duhet të vij nga një ekspertizë ndërkombëtarë.”, pohoi Halimi.

Çfarë diskutuat sot?

Sot ishte takimi i parë i ekspertëve me anëtarët e komisionit duke u ndarë të gjitha detyrat dhe u ndanë të gjithë punët sipas fushës .U bë një analizë e parë e të gjithë dokumentave të përcjellë nga komisioni i reformës në drejtësi dhe duke filluar nga ditët në vijim do të vazhdohet me punë intensive në të gjithë muajin gusht për të hartuar një strategji të plotë dhe eficente

Ajo punë që është bërë deri më tani në komisionin e reformës pa opozitën është e vlefshme sipas jush ?

Sigurisht që kjo është një punë e cila është kryer nga komisioni i reformës në drejtësi . ëhstë një document analitik  i cili është dorëzuar dhe është bërë publik para disa javësh dhe një strategji e cila para pak ditësh i është vënë në dispozicion. Është një punë paraprake, ekspertët dhe anëtarë të komisionit do të shohin me hollësi për të parë nëse kjo analizë ështëe plotë, p[ër të parë nëse kjo aktstrategji dhe kjo zgjidhje janë të plota eficente dhe shkojnë drejt standarteve më të mira evropiane, drejt modeleve evropiane

A ka një vullnet për të bashkëpunuar me palën tjetër meqënëse ekspertët po punojnë veç e veç ?

Ekspertët aktualë të komisionit të refromës në drejtësi kanë paraqitur 3 dokumenta, të cilat dotë kenë trajtim edhe në mbledhjen e nesërme të komisionit të reformës në drejtësi por që ekspertëve të PD me vendimin e javës së kaluar të komisionit do ti bashkangjiten dhe emrave të grupit të ekspertëve të nivelit të lartë dhe puna do të vazhdojë në mënyrë të përbashkët me ekspertët e PD, me ekspertët e komisionit e reformës ligjore dhe PD do të japë impakt konkret në procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë

Pas kësaj analize paraprake do të presim një ndërhyrje të thellë në Kushtetutë përsa i përket insititucioneve të drejtësisë ?

Është një dokument që është bërë publik në dijeninë time dhe që parashikon disa ndërhyrje në Kushtetutë por që këto ndërhyrje akoma nuk janë bërë publike por që nuk janë zgjidhje kokrete dhe që do të njihemi në punën e komisionit. Nga ana tjetër, PD po përgatit edhe draftin e saj të ndryshimeve kushtetuese edhe draftin e saj të ndryshimeve ligjore pra një platformë të plotë në mënyrë që të jemi edhe më eficentë në përpjekjet e rrugës tonë.

Si e imagjinoni ndërhyrjet në Kushtetutë, në cilat pika duhet ndërhyrë?

Një vit më parë Kryetari i PD ka bërë një prezantim të një platforme edhe për ndryshimet kushtetuese, të cilat duhet të shkojnë në drejtimin e forcimit të institucioneve, në forcimin e pavarësisë dhe të luftës ndaj korrupsionit. Ndryshime kushtetuese, të cilët bazohen në rekomandimet e progres raporteve gjatë këtyre viteve dhe në rekomandimet e institucioneve të tjera ndërkombëtare. PD ka kërkuar prej kohësh që çdo ndryshim në Kushtetutë apo ligje të tjera duhet të vijnë nga ekspertiza ndërkombëtare, një kërkesë e PD e cila është formuluar në takime të nivelit të lartë me zotin Fyle një vit më parë dhe pastaj është përforcuar nga kryetari i PD, ndërhyrje të cilat duhet të vijnë vetëm përsa i përket standardeve europiane. Përsa i përket rishikimit të pozicionit të ministrit të Drejtësisë në lidhje me fillimin e procedimit disiplinor, në lidhje me reformimin e KLD , në lidhje me reformimin e Gjykatës së Lartë dhe të institucioneve të tjera por që duhet të vijnë sipas modeleve më të mira europiane. Ky është qëndrimi i PD. Ne nuk merremi me axhendën e kryeministrit. Ne merremi me axhendën e PD në mënyrë që në shtator ne të mos pengojmë punën në dërgimin e gjithë strategjisë dhe dokumentave në Komisionin e Venecias . Për këtë jemi dakortësuar me PS dhe me mazhorancën që të mos pengohemi në këtë process. Ne po ecim që të kemi një platform të qartë në javët e para të shtatorit. pastaj do të jetë Komisioni i Venecias që do të japë mendimin e vet, do të jetë ekspertiza ndërkombëtare që do të japë opnionin e vet lidhur me zgjidhjen për reformën në drejtësi dhe për procesin që do të vijojë në mënyrë normale në muajt në vijim.

Mendoni se do të kapni muajin nëntor?

Bëhet fjalë për një paketë të gjerë të ndryshimeve në kushtetutë e cila sigurisht ka sjellë ndryshime në ligje të veçanta. Ajo që është e rëndësishme mendoj unë është që reforma të bëhet sipas standarteve eevropiane. Ajo që është e rëndësishme është që refroam të bëhet me transparencë, të bëhet me gjithëpërfshirje, duke u pyetur aktorët e interesit dhe mbi të gjitha sipas standardeve dhe opinionit të Komisionit të Venecias. Kjo është e rëndësishme. Një muaj më vonë apo një muaj më parë në miratimin e një ligji, kjo nuk është e rëndësishme, e rëndësishme është që mazhoranca duhet të ndalë  metodologjinë e ndjekur gjatë vitit të kaluar, metodologji e cila ishte vrastare për sistemin sepse i shkrepej në mendje një deputeti,i bëntë një ndryshim në ligj e çonte në Parlament dhe kryeministri thoshte jam në emergjence. Kjo metododologji i është dhënë fund. Ne pikërisht me rënien e konsensusit , edhe me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve patëm një komision paritar dhe në mbledhjen e komisionit të Venecias. Dhe sigurisht i është dhënë fund me këtë dhe qëllimit që kishte të bëntë me kapjen dhe ne synojmë që qëllimet e kryeministrit nuk kanë të bëjnë me kapjen e sistemit të drejtësisë, por me një luftë pa kompromis të korrupsionit në sistemin e drejtësisë. 

 

4 komente në ““Reforma në Drejtësi, PD ka axhendën e vet”, Halimi: Do të dalim me një platformë të qartë në shtator”

  1. arjoni says:

    O njerez po shkruani shqip se duket sikur e perkthen ne Google nga kines-ce .

  2. Azio says:

    Seriozisht z.Halimi?
    Si do te justifikoni drejtesine ne duart e juaja per 8 vjet,kur zotrote ishe minister I drejtesise ne qeverine famkeqe te Saliut ?
    Dy pyetje qe kerkojne pergjigje nga ju.

  3. alti says:

    Ju nuk erdhet ne komision per drejtesine se nderhyn nderkombetaret, mor Halim por e pate qe nderkombetaret shprehen opinionin me te keq per drejtesine qe ndertoi Saliu me PD ,ku dhe ti ke pjesen tende ,si ne emerimet militante , dhe ne perdorimin e ministrise se drejtesise si organ i PD. Reforma eshte e nevojshme dhe sa me shpejt te jete e mundur se shumica e prokuroreve dhe gjykatsave nuk po bejne punen si duhet dhe nje pjese jane te korruptuar. Sa per ate qe thua mor fshatar qe u pasurove me PD , se Rama ka kap drejtesine , te te vij turp , se te gjitha hallkat e drejtesise i keni ju ne kontroll, si KLD me Nishanin gjykatat pothujse te gjitha , kryeprokurorin qe mbyll dosjet per ju e keni zgjedh ju bashke me kryetarin e SHISH _it . Prandaj shkoni dhe merrni pjese se mazhoranca do te aprovoj dhe pa ju , se gjendja e drejtesise sic eshte nuk durohet me , plus eshte dhe kusht per hapjen e negociatave per antarsim ne BE .

  4. Tema says:

    Të gjith e duan albpetrolin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje