Enno Bozdo, nënkryetari i në detyrë i Bashkisë së Tiranës, dhe stafi i këtij institucioni do t’i dorëzojnë zyrtarisht detyrën Kryebashkiakut të ri Erjon Veliaj gjatë ditës së enjte, kur pritet të konstituohet edhe këshilli bashkiak i Tiranës.
Në këtë mënyrë edhe zyrtarisht konfirmohet se Lulzim Basha do të shmangë cdo lloj takimi me pasardhësin e tij në Bashkinë më të madhe të vendit.
“Buxheti i bashkisë është i mjaftueshëm për të vijuar punët e e nisura si dhe ato të reja
Janë 110 projekte gati dhe bashkë me të gjitha dosjet për projektet dhe për drejtoritë do ti dorëzohen Veliajt”, tha Bozdo për A1 Report.
Teksa i ka uruar suksese në punën e tij në drejtimin e bashkisë më të madhe në vend, Bozdo tha se që në momentin e parë kur është shpallur fitues kanë komunikuar me të gjithë stafin e Veliajt
“Është kryebashkiak i të gjithë qytetarëve”, tha Bozdo
Ndërkohë, sipas informacioneve, ditën e djeshme është lyer gjithë pjesa e brendshme e Bashkisë së Tiranës, duke u bërë kështu gati për stafin e ri që do drejtojë nga aty për 4 vite.
Mbledhja e konstituimit të Këshillit Bashkiak do të konfirmojë Veliajn në krye të kësaj bashkie, përmes betimit e më pas do të vijohet me zgjedhjet e drejtuesve të Këshillit Bashkiak.
Bashkia e Tiranës do të funksionojë me tre nënkryetarë, ku do të përfaqësohen tre nga partitë e koalicionit fitues në zgjedhjet e 21 qershorit.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë publik dje emrin e Brunilda Paskalit si një nga nënkryetaret e Bashkisë së Tiranës, aktualisht zv.ministre e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
Arbër Mazniku mbetet njeriu më potencial për të qenë në krah të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës, si nënkryetar, ndërkohë që ai aktualisht vazhdon detyrën e zv.ministrit të Arsimit.
Suksese,suksese,djali i ri me energji te reja,Erion Veliaj.Vleresoje vleren qe te dha populli i Tiranes.Mbaji premtimet qe ke dhen.Mos degjo shpifjet,trillimet e zakonsheme te Berishes e te Bashes,se ata e kane profesion politike llomotitjet e tyre.Me keto shpifje ata duan te justifikohen para elektoratit te tyre.Ke mbeshtetjen e gjithe Tiranasve.Urime.
https://www.youtube.com/watch?v=9Lkokivkd94
Puthja e parë (këng) un provimin e kalova