Basha takohet me Sattler: Qeveria po dëmton të ardhmen europiane të Shqipërisë

29 Korrik 2015, 11:08Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në takim Drejtorin e Politik të Ministrisë së Jashtme Austriake, Jan Kickert dhe Drejtorin për Ballkanin Perendimor, Johannn Sattler.

Duke u folor për zhvillimet e brendshme Basha tha se vendi po bën kthim mbrapa dhe zhbërja e standardeve demokratike rrezikon seriozisht të ardhmen e Shqipërisë.

Kryetari i Partisë Demokratike njohu diplomatët e lartë austriakë me shkeljen e rëndë të standardeve në zgjedhjet e fundit, me blerjen masive të votave, me ushtrimin e presionit mbi zgjedhësit, me përfshirjen e administratës dhe institucioneve publike në skemën e trysnisë nsaj votuesve, me kandidimin e personave me të shkuar kriminale.

Inkriminimi i administratës dhe i politikës deri në nivelin e Parlamentit, janë shqetësim i madh për vendin, tha Basha, i cili theksoi se pa çuar deri në fund dekriminalizimin për të cilën Partia Demokratike është e vendosur, Shqipëria nuk mund të ketë të ardhme europiane.

Basha gjithashtu informoi zyrtarët e lartë të vendit mik se keqeverisja po sjell pasoja dramatike në ekonomi dhe po shkakton padrejtësi të vazhdueshme çka po nxit dhe numrin e lartë të bashkëqytetarëve që ikin nga vendi dhe kërkojnë azil në Europë. Ky eksod në rritje i shqiptarëve po merr përmasa shqetësuese duke vënë në rrezik lëvizjen e lirë pa viza të shqiptarëve në hapësirën Shengen, një e drejtë e fituar me shumë mund e përpjekje.

Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se krimi, korrupsioni dhe dhunimi i votës së lirë janë kthyer në pengesë dhe kërcënim të madh për zhvillimin e Shqipërisë dhe përparimin e saj në rrugën e integrimit europian.

3 komente në “Basha takohet me Sattler: Qeveria po dëmton të ardhmen europiane të Shqipërisë”

  1. andromeda says:

    E mer Lul, mer Lul! E vodhët sa e vodhët këtë vend, ia shkërdhyet nënën dhe e degëdisët në një vend tallava, dhe tani na hiqesh si shenjtor dhe kërkon të mbrosh hajdutërinë e juaj me demek sikur kjo qeveri po cënon standardet demokratike. O legen burrë, sado të kamflohesh pas frazave bajate që u ka dalë boja nuk i shpëton dot drejtësisë dhe vullnetit të popullit. Ti s’bëhesh kurrë politikan dhe aq më tepër udhëheqës. Të mungon edhe çehrja, edhe sjellja për të qenë i tillë.

  2. salem says:

    Une jam dakord plotesisht me ty Basha.Po s’vajten ne burg kriminelat Berisha dhe Basha si hajdut dhe vrases,nuk ka si pastrohet politika.
    Bravo,shko me kurajo ne prokurori dhe spjegoi me besim si vodhe parate e rruges dhe si vrave ne mes te bulevardit si kriminel ordiner.

  3. korçari says:

    Z.Basha ,deri ne fund do te jesh negativ per te ardhmen e ketij populli ,nuk je tjeter veçse nje ordiner i rendomte qe ve interesat tuaja mbi ato te popullit,shpresoj dhe uroj qe DREJTESIA te veproje sa me shpejt per te te mos lejuar te besh me deme ndaj shqiptareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje