Pra, të gjithë flasin për Model Deutschland: për një Gjermani model i shtetit social, prosperitetit ekonomik dhe stabilitetit politik. Pikat e forta? Ekonomia sociale e tregut dhe Sozialpartnerschaft (partneriteti social dhe fuqia bashkë-vendimarrëse e sindikatës në kompani), federalizmi social, ndarja e pushteteve, e zbatuar rigorozisht dhe mbrojtur me xhelozi. Një parlament i formuar nga parti të përgjegjshme dhe një Gjykatë Kushtetuese e respektuar unanimisht, garanci e mbrojtjes së drejtësisë nga pushteti politik
Gjermania është kryqi i historisë moderne europiane: një mister, një enigmë, një sfinks politik. Prej më shumë se një shekulli e gjysmë, përreth saj mbështillen pikëpyetje, dyshime. Pra, para se të jetë “über alles”, ky vend është për popujt e tjerë të Kontinentit të Vjetër, një dyshim i përjetshëm. Kështu është edhe sot, siç u vu re edhe gjatë ditëve plot konvulsione të krizës greke: “Gjermania që kish gënjyer veten, se kish bërë paqe me vetveten dhe me botën”, u gjend sërish, 25 vjet pas ribashkimit, në bangën e të akuzuarve. Dhe Europa, pre e një sindrome shqetësuese antigjermane. Një ankth i përhapur trazon opinionin publik: se mos Gjermania përpiqet të transformojë një fiksim historik për rreptësinë financiare dhe stabilitetin monetar, në konstitucion të zonës së euros, për t’i imponuar vendeve të tjerë vizionin e saj të ekonomisë dhe të shoqërisë. Gjermania do të mbante një monedhë të përbashkët, sipas modelit të saj: me qëllimin që të siguronte një avantazh të dukshëm financiar dhe një instrument shantazhi politik. Por, ka nga ata që mbështesin tezën e kundërt. Në pikëpyetje nuk është më Euro, por qëllimi i kultivuar fshehtësisht, i braktisjes së monedhës së përbashkët, për t’u rikthyer tek marka, monedha shumë e dashur e gjermanëve.
Kjo qasje kontradiktore konfirmon që europianët nuk dinë të vendosin, nëse kanë frikë nga dominimi gjerman, apo kanë frikë se mos Gjermania i braktis. Pastaj, kur një krizë trondit ekuilibrat europianë, historianë dhe politologë, në mënyrë alarmante, shpallin rrezikun e rikthimit të Deutsche Frage – çështjes gjermane: Një Gjermani që rikthehet “fuqi qendrore”, si në kohët e Bismarkut. Sipas një bindjeje shumë të përhapur, Gjermania nuk e do Europën, sepse shpirti dhe ekonomia e saj shohin nga Lindja: Më shumë nga Moska, se sa nga Parisi.
E megjithatë, është pikërisht kjo Gjermani kaq shumë e kritikuar, që vetëm deri disa javë më parë, ishte vendi më “cool” i Europës. Madje, edhe anglezët e mendonin kështu. Prova? Vendimi i British Museum për t’i dedikuar “Gjermanisë së re” një ekspozitë. Si dhe një investigim i BBC, i kryer në 25 shtete, sipas të cilit Gjermania është më e preferueshme për të jetuar dhe punuar, në krahasim me Kanadanë, Francën dhe vetë Anglinë. Pra, të gjithë flasin për Model Deutschland: për një Gjermani model i shtetit social, prosperitetit ekonomik dhe stabilitetit politik. Pikat e forta? Ekonomia sociale e tregut dhe Sozialpartnerschaft (partneriteti social dhe fuqia bashkë-vendimarrëse e sindikatës në kompani), federalizmi social, ndarja e pushteteve, e zbatuar rigorozisht dhe mbrojtur me xhelozi. Një parlament i formuar nga parti të përgjegjshme dhe një Gjykatë Kushtetuese e respektuar unanimisht, garanci e mbrojtjes së drejtësisë nga pushteti politik.
Gjermania ka sot (në fund të fundit ashtu si në Tetëqindën) numrin më të madh të teatrove në Europë, por edhe sistemin më të mirë arsimor të Kontinentit të Vjetër. Një jetë kulturore shumë të gjallërishme si dhe disa prej universiteteve më të mirë europianë. Një vend tejet tolerant dhe i hapur, mund të lëvdohet me integrimin e arrirë të imigrantëve të ardhur nga dhjetëra vende të botës. Vendi që dikur ishte kapur fort pas idesë etnocentike të nënshtetësisë (jus sanguinis), është sot një vend ku je nënshtetas nëse lind (ius soli). Si është e mundur që të rinjtë e vendeve të jugut të Europës dhe imigrantët e jugut të Mesdheut, ëndërrojnë Gjermaninë, ndërkohë që vetë ky vend është në mesin e një polemike shumë të dhunshme, dhe është vënë nën akuzë nga mediat e gjysmës së Europës?
Shpjegimi i parë tingëllon vërtetë paradoksal: europianët nuk e njohin aspak, ose e njohin në mënyrë shumë sipërfaqësore Gjermaninë. Arsyeja? Vështirësia e madhe e gjuhës gjermane. Bota, ka komentuar Financial Times, i sheh Gjermaninë dhe gjermanët “si do vetë”, dhe jo ashtu si janë. Nuk di atë që vërtetë mendojnë, thonë, diskutojnë sot gjermanët. Pra, në zemër të Europës ka një lloj “vrime të zezë” komunikuese, e cila është në origjinë të një keqkuptimi sistematik, i cili ka provokuar dhe provokon ekuivokë të shumtë. Jo vetëm semantikë dhe kulturorë, por edhe politikë. Një shembull? Të gjithë flasin për kursimin gjerman: por në gjuhën gjermane, kjo fjalë (austerity) nuk ekziston. Termi është importuar nga bota anglo-saksone, në vijim të polemikave mbi “teologjinë ekonomike” konservatore, ose e gjykuar si e tillë, nga Gjermania.
Kush e di se sa janë të vetëdijshëm që antikeinesianizmi i Schäubles, i vënë aq shumë në lojë nga Paul Krugman, e ka pikën e referimit teorik tek ajo shkollë “liberale”, e cila ka qenë një prej momenteve më zbulues të reflektimit gjerman, mbi shkaqet e katastrofës së viteve Tridhjetë? Thuhet se gjermanët janë të paaftë “të bëjnë politikë”, duke u kufizuar në një këmbëngulje të përpiktë tek respektimi i rregullave dhe parimeve të të drejtës. Eshtë e vërtetë: në Berlin sot janë kaq të vendosur, pikërisht sepse e dinë se në cilët rezultate të tmerrshëm ka çuar i ashtuquajturi primat i politikës mbi të drejtën. Askush nuk e ka harruar në Gjermani artikullin famëkeq, të shkruajtur në vitin 1934 nga Carl Schmitti, pas “natës së thikave të gjata”, me titull: “Fyhreri mbron të drejtën”. Në mos e drejta dhe respektimi i marrëveshjeve, çfarë do i mbajë në këmbë dhe do i bëjë të funksionojnë traktatet ndërkombëtare?
Pra, sot është legjitime të thuash se ekziston një “çështje gjermane”, por në një kuptim tërësisht të ndryshëm nga ai që ka patur historikisht kjo shprehje. Qoftë edhe për arsyen e thjeshtë, që historia nuk përsëritet kurrë. Dhe ajo që paraqitet politikisht si “rikthimi i identikut” (fytyra e Merkelit me mustaqet e Hitlerit), në realitet është vetëm një dredhi, për të shmangur, siç do të kish thënë Hegeli, “lodhjen nga koncepti”, pra bërja e hesapeve me realitetin.
Por arsyeja e vërtetë është një tjetër. Në fakt, ka një mospërputhje në diskursin europeist, që rrezikon të rezultojë fatale: Gustav Seibt ka shkruajtur se “në Gjermani flitet për Europën. Në vendet e tjerë diskutohet për Gjermaninë”. Ky është sot problemi. Por duhet që edhe europianët të vetëdijësohen se nuk ekziston vetëm Europa, pa dhe kundër Gjermanisë: vërtetë i mendojmë si të mundshme aleancat joreale mesdhetare antigjermane? Apo, a është e mundur të kundërvëmë “shpirtin jugor, me shpirtin protestant të kapitalizmit”, që europeizmi ka ëndërruar t’i bëjë të dialogojnë? Gjermania, të paktën pjesa më e madhe e klasës së saj drejtuese, e di që nuk ka të ardhme pa, dhe kundër Europës. Për këtë arsye, nuk ka më kuptim që të vazhdojmë të vëmë përballë, siç bënte Thomas Manni pas Luftës së Dytë, një Europë gjermanike dhe një Gjermani europiane. Madje, nëse shohim me vëmendje atë që ndodh në vendet europianë (Francë dhe Itali të parët), duhet në fakt të shqetësohemi që në të ardhmen të shohim një përmbysje paradoksale të roleve: një Europë me në qendër të saj një Gjermani europeiste, dhe pikërisht për këtë arsye, të rrethuar nga një ndjenjë armiqësie dhe mosbesimi të vendeve të tjerë./La Repubblica – Bota.al
Ka spermatozoid të klonuara nga të gjitha racat., ësht detyr e jona ti detektojm.
Sigurishte qe eshte e pamohushme ajo se par nga ai kendveshtrim ,
si funxionon shteti Gjeramnia eshte sot ,shteti model ,fal rigorozitetit
me te cilin gjermanet rrespektojn ligjin dhe kushtetuten e tyre ,
me disiplinen ,me te cilen ata punojn , me kulturen e tyre te pasur
ne shume aspekte te fushes njerezore ,
pooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooor
qe i mungon shpirti njerezor mjerishte.
Nqs ky komb qe meriton ne nji far menyre rrespekt ,per ate qe eshte ,
kjo s’do te thote aspak qe Europa te ti nenshtrohet arritjes gjermane ,
kjo s’do te thote aspak, ti nenshtrohen ktij modeli shteti ,e asaj arritje Gjermane ,
kjo s’do te thote qe , gjermani te pretendoje hegjemoni vs shteteve e popujve te tjer europiane ,ti vere perpara ne rrjesht e imponoj diktatin e tij,menyren e stilin e tij te jetes ,
per arsyen e thjeshte ,
sepse e para sot nuk jetojme ne nji Europe te pushtuar,
nga x shtet ose nji grupim i vogel shtetesh ,
nen nji sistem Diktatoriale, pooorrr ne De-Jure ,
ne nji Europe te lire de !
Asnji person ,bashkesi,grupim apo popull me i zhvilluar ,
nuk lejohet te ushtroj diktat dhe imponohet nji populli me pak te zhvilluar ,nuk lejohet te abuzoje mbi te tjeret ,sepse vet eshte me i zhvilluar se te tjeret ,sepse ne fund te fundit cdo popull e shtet ka Identitetin e vet ,qe ndryshon nga ai Gjerman .
Pra ky shkrim provokues e kontravers ,qe tenton ta vendos gjermanin artificialisht ne rolin e viktimes sepse te tjeret s’e ndjekin ate dot ,
ka per qellim nga anan tjeter ,glorifikimin e kombit Gjerman ,pikerishte ate qe ka ne gjake gjermani ,e aspak ate spunto ne dukje per ta cuar perpara boten – popujt europiane ,qe gjermani provokon me arritjet e tij .
Qe te arrishe suksein e pretnduar thone ne gjuhen gjermane ,duhet te heqesh dore ,nga shume gjera te dashura ,nga shume tradita njerezore dmth,e ti mohosh dicka asaj qe ne e quajm jete ,kenaqsise se jetes ,te cilet cdo popull e koncepton ndryshe .
Nqs GJERMANIA ka ate potencial ,ate energji ,qe te tjeret se kane ,
le ti vije ne ndihme ,popujve te europes ,e shperndjaje experiencen e saj ne europe ,me menyra me njerezore , kjo do ishte me te vertet nji shtet Model per njerezimin ,por jo ta perdoresh zhvillimin ,per te neshtruar e shndruar ne skllever te tjeret ,ti shkaterrosh jeten te tjerve .
Jo te gjith popujt kane si motto te jetes se tyre ,pune pune pune ,
duke mos vendosur asnji vlere per jeten ,per te jetuar ate si njeri ,ne gjithe kuptimin e saj .Nuk eshte paraja ,te fituarit ,elektronika qe po mbyt kte bote me zhvillimet e saj ,duke e futur njeriun ne nji inkubador
duke experimentuar me ndjenjat dhe mendimet e tij , duke spekuluar me jeten e njeriut ,pra ku con ky zhvillim ,ky manjakllik per zhvillim ,kur ai nuk i sherben asaj qe pretndohet ,jeten njeriut ,por nji gupi te caktuar padronesh qe duan te jene zoti mbi toke ?
Thuam ti:: njeri – ?
Si fillim, ti njeriu qe nuk di te shkruash, si mund te kuptohesh per ato qe ke ne mendje. Ndersa per sa i perket modelit gjerman mos u merr me ate qe tashme dihet ( dhe pse shume shtete jane ziliqar karshi ketij fakti), modeli gjerman i ndertimit te shtetit eshte me i miri per te gjithe shoqerine, pa perjashim. Ato shtete qe duan ( qe nuk jane pak , gjithe veriu i europes) e ndjekin, ndersa ata qe nuk duan, rrine e veshtrojne si dhelpra e la fontenit me rrushin.
Duhet patjeter idiote si ty t’me kuptojn mua cfar shkruaj ?
Un them qe jo ,sepse i mungon ajo pjes e trurit .
E para kjo ,si fillim .
Tjeter , qe nji cop idioti si ty ,te hyj ne diskutime te tilla qe s’ja ka iden se per cfar behet fjale dhe c’eshte me qesharakja ,
te beje rolin e qenit gjerman ,nderkoh qe vete nuk vlen as sa kaka e qenit te gjermanit ,kjo i kalon kufijt e cdo idiotizmi.
Te kam theme disa her ,or qen me er, qe kudo komentoj un ,
fillon e leh .
Gjej shoket e tu e diskuto .
Ti per mua je nji nji psikopat interneti ,
qe gjasme duke ju kunderven me idiotesine tende te tjerve ,
kujton se i jep vehtes tende ndonji vler .
Idiotet e kane pasur gjithmone te veshtire te kuptojn inteligjencen.
Kjo mendoj se te ngushellon .
Ben mir ,te kuptosh se nji idiot si ty ,duhet te gjej shoqerine e tij ,e diskutoj vetem me ata qe i ngjajne atij .
Ktu s’eshte tema -Idiot fol edhe Ti- por dicka e tille qe per boten tende shpellare eshte e huaj ,e padukeshme.
Si nuk zure njiher mend ,kaq i semure je !
Meso te shkruash o indinjuar shekullit
Komentuesi lart ,
e ka theksuar mjaft qart ne shprehjen e fundit ,
Thuam ti njeri mua;
Pra e ka fjalen per njerezit ,
jo per kfshe shpelle si ty ,
qe s’je gje tjeter vecse ,
nje nji shifer ordinere mbi kurrizin tend.
Kaq e veshtire s’duhet me qen te kuptoje kte gje.
S’i nuk kuptuan njiher kta idiotat, kte bote !
Pastaj ,c’e lidh nji shpellar me nji gjerman !
-hahahahahhaha, sa te semure ka ajo Bote e mjer.
Ti “per temen e dashur te inteligjenteve shqiptar”, se ju jeni dhe te çuditeshem qe nga pseudonimi qe shkruani!), nuk ke mundur dot te thuash asgje pavaresisht se ke shkruar shume. Globi yne ka nje piksynim (leri analizat) te padiskutueshem dhe ky synim arrihet kur pjese sa me te medha te tij te integrohen ne nje ekonomi, kulture dhe prosperitet demokratik me te sukseshem. Bota s’ka nevoje te beje prova me jeten e qytetareve te vet. Provat jane dhe ato te pergjithesohen ne gjithe Europen, por jam kundra mendimit qe thua se Gjermani le ti ndihmoje (!) Nuk duhet te kete me punoj une te hashe ti. Gjermania eshte shembull dhe Europa sa me shpejt, nen shembullin gjerman, te formoje qeverine , parlamentin dhe presidentin e Europes. Kushtetuta europiane do te jete udherrefyesja e jetes politike, ekonomike dhe drejtesise ne Europe. Po nuk u pranuan keto, Europa do stonoje ne kuadrin e globalizmit.
Qka flet mlre ti, qdo shtet duhet te tuftoj per te drejtat dhe nje jete me te mire per popullin e tij, ske pse e kupton me nenshtrim ti, eshte lufte ekonomike e politike.
E lexova me vemendje artikullin per Gjermanine dhe Europen.Eshte nje Analize interesante me shume te verteta per Gjermanine e Popullin serioz e punetor Gjerman. Gjermania e ka fituar keto 70 vjetet e fundit respektin si Nacion me pune,disipline,shtet ligjor dhe drejtohet nga nje Inteligjence e mire edukuar dhe me vizion.Gjermania dhe shume Shtete te veriut te Europes jane shtete Socialo-Kapitaliste ku Sindikatat kane force
dhe mbeshteten nga Ligji.Bejme nje krahasim me Kapitalizmin Amerikan: Eshte i eger,jo social,konkurus por shume gllaberus,ku paraja ben ligjin.
Modeli Gjerman eshte me njerezor,natyrisht qe edhe mund te permiresohet sidomos ne drejtim te ndarjes se te mirave materiale qe prodhon shoqeria.Sot ne Gjermani puntori ka 5 jave leje dhe mbi 10 dite pushimi nga festat e ndryshme.Ne Amerike puntori ka vetem 2 Jave leje te paguar.Ne Gjermani e Austri ka filluar te diskutohet java e 6-te rer leje per puntoret mbi 50 vjec.Ne Austri ka 14 rroga Vjetore,kurse ne Amerike vetem 12 rroga vjetore.Keto e te tjera si keto perbejne ndryshimin.
Kthehem perseri tek Europa dhe Gjermania.Europa eshte nje bashkesi Shtetesh me Legjistacion te ndryshem,kulture,ekonomi,disipline pune dhe mentalitete te ndryshme.Europa eshte e Re ka nevoje per permiresime ne Politike e Ekonomi e per kete duhet kohe.Nuk eshte rastesi qe Gjermania udheheq Europen.Ajo ka popullsi gati 90 ml.(Perfshi dhe Austrine ,ekonomi te integruar mentalitet e histori gati paralele).Europa De Juro ka Shtete te barabarte por dikush duhet te Udheheqe kete Europe e kete Model.Mendoj se eshte mire qe kete Europe me shume Nacione,shume Kultura,Ekonomi te ndryshme dhe disipline Financiare te ndryshm,tà drejtojne shtete me kete potencial si Gjermania,Franca e Anglia(por per fat te keq kjo e fundit nuk eshte ne Euro).Per krahasim a mund tà drejtoje Europen Qiprua,Malta,Greqia apo Portugalia. Natyrisht Europa ka bere edhe Gagime e ka nevoje per permiresime dhe kjo ne Politike e vecanerisht ne Ekonomi.Do bie nje shembull: Austria ka 9-te Shtete me 9 Qeveri te vogla dhe Qeverine e madhe te shtetit me Kanclerin dhe Ministrat respektive ne Qender.Politika e Jashteme,Financat e Mbrojtja drejtohet nga Qeveria qendrore.Politika financiare eshte edhe e kombinuar ne 9 shtetet por edhe ne Qender, ku investohet ne ndime te Landeve me te vogla e me pak te zhvilluara si ne Kertner apo Landin e Burgenlanit ne kufi me Hungarine,si ne Infrastrukture e drejtime te tjera.Ne se ky Model Financiar do aplikohej ne Europen e Bashkuar,ne ndihme per zhvillim ne Shtetet me potencial te vogel,ne Ekonomi,Infrastrukture,Mbrojtje etj..prespektiva e Europes do ishte me e stabilizuar e sigurte e pa konflikte te medha.Kjo kerkon Politike jo Nacionale,ndihme Ekonomike te ndergjegjesuar pa dhimbje,ecje paralele te gjithe bashke si nje Familje e Madhe e disiplinuar e ndergjegjesuar.Kjo duhet te behet ne Prespektive por do kohen e vete.Noti mesohet ne dete(uje).
Cdo qeveri e popull e ka te lehte te zgjedhe modelin:
Model Gjerman ose do te kolonizohesh e te shitesh te gjermani sic u shit Greqia.
Kaq te veshtire e kane qeveritaret e korruptuar te shteteve te deshtuara te Europes, si Greqia etj.?
Kaq e veshtire duhet te jete te jetosh me moton:
Live alone and hate it ?
Merr cte vlen.
Lere ate qe s’te duhet.
Jeto i vemendeshem.
Lufto fillimet.
Mos kritiko pa vend por ne kohe.
Jep alternativen.
Jeto.
Shkrimi eshte shume interesant dhe real mbi ekonomine dhe natyren e shtetit Gjerman. Por frika e popujve eshte se kahja e shtetit Gjerman qe po duket ne horizont(qendrimet e fundit te Merkel dhe Schoubes)eshte e rrezikeshme.
Nje zoteri vajti ne nje restorant te cilesise se larte.Ai hengri dhe piu cfar deshi dhe u ndje mjaft i kenaqur.Pagoi dhe doli nga restoranti. Rruges takoi nje mik te tij i cili gjate bisedes e pyeti “Mik a u kenaqe ne restorant” Ai i pergjigjet “Kur hengra e piva Oho-ho ama kur pagova cishin gjithe ato”
Jam dakord me ate qe thote ,nqs se gjermani ka potencial aftesi energji le tu vije ne ndihm popujve qe Kane nevoje ,PA i shtrenguar ato (perdor nje emer me te shkuter per ta shkruar)
po te merreni me pune dhe më pak me llafe ndoshta do e kuptoni pse gjermania eshte ku eshte. ceshtja e suksesit gjerman dhe deshtimit grek, italian, francez apo spanjoll ne ekonomi qendron ne diferencat ne mentalitet qe ekzistojne midis jugoreve dhe verioreve ne europe. eshte njesoj si te krahasosh dy nxenes ku njeri meson ne menyre sistematike duke i kushtuar me shume rendesi shkolles sesa argetimit dhe tjetri i kushton me shume kohe argetimit sesa shkolles. rezultati eshte, i pari eshte i sukseshem ne shkolle dhe me pas ne pune e rrjedhimisht perfiton te ardhura me te medha sesa i dyti i cili e mbaron shkollen me shkelma, gjen nje pune sa per te shtyre ditet dhe vazhdon pi birra, ha qofte me xaxiq tek klubi lagjes. tani vjen nje kohe dhe i dyti ngel pa leke dhe i kerkon borxh te parit, i kerkon nje here, dy here, tre here deri sa nuk ja lan dot me dhe i thote qe nuk kam te te kthej po ti vazhdo me jep se duhet te me ndihmosh te vazhdoj te pi birra e te ha qofte me xaxiq se ti je me ne gjendje se une. pra i pari i cili shtrydhte trute ne shkolle kur i dyti tallte bythen duhet qe tani nje pjese te te ardhurave qe fiton ne saje te merites se tij duhet tja fali te dytit qe e shikon qylin si pjese t ejetes. jam dakord te ndihmohen ata te cilet per nje arsye apo nje tjeter jane te paafte te sigurojne jetesen normale por ti thuash gjermanise qe fali leke shteteve si greqia apo te tjere ne rradhe qe gjate kohes kur gjermania investonte per te ardhem ata investonin per qejfin. sipas disa komentuesve ketu i bie qe fajin per krizen ne greqi e ka suksesi ne gjermani dmth me kete arsyetim i bie qe nqs gjermania kalon ne krize greqia i bie te kaloje ne sukses. kot nuk thone qe faji ka ngelur gjithmone kopil. perpara se te xhelozojne per suksesin gjerman duhet e ulen e te analizojne deshtimin ne vendet e tyre. nuk shkoi gjermani dhe i vodhi te tjereve suksesin, te tjeret po perpiqen te perfitojne nga puna e gjermaneve pa dashur te prekin gje me dore vete apo pa dashur te ndryshojne sjelljen e tyre ndaj punes.