Kur duhen edhe dy ditë që Këshilli Bashkiak i Tiranës të konstituohet, proces që ky shoqërohet edhe me marrjen e detyrës së Kryebashkiakut nga Erjon Veliaj, duket se kanë përfunduar edhe propozimet e partive të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane në drejtim të Partisë Socialiste për pozicionet e përfaqësimit në pushtetin vendor.
Fryma e Re Demokratike duket se ka menduar që të propozojë Andi Seferin për një nga Nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, e cila edhe për shkak të shtrirjes së bashkisë së re pritet të ketë, 4 nënkryetarë.
Mësohet se 3 nënkryetarët e tjerë do të përcaktohen mes PS, LSI dhe PDIU-së së drejtuar nga Shpëtim Idrizi, i cili në këshillin bashkiak përfaqësohet nga 3 këshilltarë.
Gjithashtu negociatat e nisura pas zgjedhjeve të 21 Qershorit duket se kanë përfunduar dhe për propozimet që i janë drejtuar Partisë Socialiste, më e madhja në koalicionin e ASHE, pritet një përgjigje prej saj.
FRD mësohet se ka kërkuar që përvec Nënkryetarit, në Bashkinë e Tiranës të ketë edhe administratorë, ndërsa përvec kryeqytetit pretendohen pozicione të tilla edhe në Korcë, Durrës, Elbasan.
Ka mundësi z. TOPI të zgjidhet sek.gjen i okb-s