Ngjarja në Bulqizë/ MEI reagon pas akuzave të PD-së: PD përdor politikisht aksidentet, kur vet stimuloi shfrytëzimin barbar të minatorëve

27 Korrik 2015, 19:16Politika TEMA

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka reaguar pas ngjarjes së ditës së sotme ku humbi jetën një minator. Ngjarje, e cila u pasua nga akuzat e PD-së ndaj qeverisë se i ka braktisur minatorët.

Në deklaratën e vet, MEI thekson se  çdo aksident i ndodhur në miniera është hetuar me seriozitet dhe janë marrë masa të rrepta deri në revokimin e lejeve minerare, ndërsa shton se PD përdor politikisht aksidentet, kur vet stimuloi shfrytëzimin barbar të minatorëve

Reagimi i MEI

Ministria e Energjisë dhe Industrisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të minatorit Muhamet Dardha, i cili humbi jetën ditën e sotme në një aksident në zonën D të minierës së Bulqizës.

Ministria garanton familjarët e të ndjerit dhe opinionin publik se përmes Repartit të Inspektim, Shpëtim, Minierave do të hetojë shkaqet e këtij aksidenti e do të marrë masat përkatëse në përfundim të konkluzioneve të hetimit.

Ndërkaq, Ministria e Energjisë dhe Industrisë shpreh keqardhje për deklarimet e menjëhershme të Partisë Demokratike, e cila kërkon të përdorë politikisht çdo fatkeqësi dhe aksident në industrinë minerare.

Forca politike e cila sot derdh lot krokodili për humbjen e jetës së minatorëve, në tetë vitet e qeverisjes së saj nuk bëri asgjë për jetën e tyre por përkundrazi parcelizoi galeritë e minierave në mënyrë kriminale. Duke firmosur mbi 1200 leje, PD stimuloi shfrytëzimin barbar e jashtë kushteve teknike në zonat minerare.

Në këto dy vite qeverisje, janë kryer kontrolle të vazhdueshme dhe të befasishme në subjektet minerare në të gjithë vendin, kontrolle që nuk ishin bërë prej shumë vitesh. Janë anuluar mbi 200 leje minerare të cilat nuk respektonin kriteret e sigurisë dhe nuk shlyenin detyrimet që kishin ndaj shtetit. Janë pezulluar pjesërisht në aktivitetin e tyre qindra subjekte të tjera deri në plotësimin e kushteve të sigurisë. Janë fshirë nga regjistra mbi 300 leje të tjera të cilat rezultonin fiktive, abuzive dhe pa asnjë aktivitet minerar. Ka përfunduar studimi dhe shumë shpejt do të miratohet në qeveri përcaktimi i zonës së rrezikshme në Bulqizë në të cilën do të ndalohet kategorikisht zhvillimi i aktivitetit minerar.

 

Ndryshe nga vitet e qeverisjes së Partisë Demokratike, kur pas aksidenteve u vihej faji viktimave, çdo aksident i ndodhur në miniera është hetuar me seriozitet dhe janë marrë masa të rrepta deri në revokimin e lejeve minerare. Duke përbuzur politikën e shifrave mbi numrin e viktimave të aksidenteve, Ministria e Energjisë është e detyruar të informojë se në dy vitet e fundit ka një rënie të konsiderueshme të numrit të këtyre aksidenteve. Pavarësisht kësaj, Partia Demokratike vazhdon spekulimin e qëllimshëm duke numëruar viktima edhe persona që kanë humbur jetën pa patur lidhje me aktivitete minerare.

 

Ndryshe nga Partia Demokratike e cila preferon të derdhë lot krokodili e të përdorë politikisht vdekjet e minatorëve, qeveria ka bërë realitet uljen e moshës së daljes në pension me 5 vite dhe ka rritur ndjeshëm pensionet për 3840 minatorë.

 

Ministria e Energjisë i kërkon Partisë Demokratike të heqë dorë nga përdorimi i çdo fatkeqësie me synimin e vetëm krijimin e kapitalit politik.

 

4 komente në “Ngjarja në Bulqizë/ MEI reagon pas akuzave të PD-së: PD përdor politikisht aksidentet, kur vet stimuloi shfrytëzimin barbar të minatorëve”

  1. liko says:

    Ne se ka institucione te korruptuara ne nje shtet rrampalle siq eshte Albistani , jane institucionet : Ministria Ekonomise dhe Idustrise ,Agjensia e Burimeve Natyrore,Reparti i Ispektim Shpetimit Minierave me ne krye e kuptohet KRYEMINISTRINE. keto institucione asnjehere nuk kane bere kontrolle por vetem kane marre ryshfete nga keto kompani fantazme qe nujk kane as krye as bisht ,pasi keshtu ju intereson KAPOVE .Vine per kontrolle bejne presione gjoje ne zbatim te ligjit minerar deri sa te mrrin ryshfetin e tyre ne kembim te shkeljeve te ligjeve pasi keta jane vete edhe LIGJI edhe Maliqi , pastaj kur te ndodhin aksidentet minerare dalin e vajtojne sikur nuk dine asgje per keto probleme .Ustai i MADH hedh valle e kenaqet me fatkeqesine e ketyre njerezve te gjore te cilet me mire jane te vdekur te gjaale ne varr se te gjalle te vdekur ne zgafellat e ketyre maskarenjve qe as gjene me elementare ( UJIN ) nuk ju a kane siguruar ketyre fatzinjve qe shfrytezohen barbarisht nga BISHAT E ALBISTANIT , dhe shtetRRAMPALLA RRIN E BEN SEHIR VETEM KUR KA NDONJE VDEKJE NDIGJOHET DHE URON :”SHYQYR QE NDODHI KJO VDEKJE DHE U PAME “.GJENDJA E MINIERAVE TONA TE RRAMPALLEALBISTANIT ESHTE KATASTTROFIKE ,DHE TE TJERA ZHVILLIME TE TMERRSHME DO TA PRESIN KETE VEND QE VETEM SHFRYTEZOHET NE INTERES TE DIKUJT DHE JETA E NJERIUT NUK ESHTE ASGJE VETEM NJE NJOFTIM NE GAZETE DHE KAQ.
    KY POPULL KAQ MERITON DHE MIRE TI BEHET.POLITIKA BEN BIZNES ME JETEN E POPULLIT.PRANDAJ PROPOZOJME QE NE ZGJEDHJET E ARDHSHME REZULTATI TE JETE 100% KUPTOHET PER LARTMADHERINE E TIJ.

    1. leo england says:

      Ti qenke koqe o mum miku. Ti

  2. petrit zela says:

    Qe ta besh shqiperine nuse,dhe te nuseroi ne brigjet e Adriatikut dhe Jonit,nuk mundesh ta besh dot per dy vjet..Se per dy vjet nuk munden te mbyllen gropat e Zeza,trashegemi qe ja la qeveria parardhese..Megjithese shqiptaret qe e votuan kete qeveri,besojn shum
    tek kjo maxhorance,se do ti realizojn me se miri detyrimet qe kane ndaj popullit dhe atdheut..

  3. Tema says:

    Me lekët e kromit u ndërtua qyteti i ri . Aksidente ndodhin dhe në kinë e bolivi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje