Ministria e Jashtme do të hapë dosjet që disponon mbi veprimtarinë e diplomacisë shqiptare për publikun e gjerë.
Ministria e Punëve të Jashtme i fton qytetarët që të shfrytëzojnë arkivin që ky institucion disponon.
“Për të pasur akses në pasuritë arkivore historike të shërbimit të jashtëm shqiptar, çdo i interesuar vendas apo i huaj, duhet të paraqesë pranë Drejtorisë së Arkivit Historik dhe Dokumentacionit një kërkesë personale ose në emër të institucionit që ai përfaqëson.
Në kërkesë përmendet saktësisht objekti i hulumtimit në pasurinë arkivore të institucionit dhe periudha kohore e krijimit të dokumentacionit të kërkuar. Në kërkesë vendosen edhe mundësitë e kontaktit për të komunikuar pas miratimit të kërkesës. Studimi i dokumentacionit arkivor kryhet në Sallën e Studimit pranë Drejtorisë së Arkivit Historik dhe Dokumentacionit ku janë të vlefshëm edhe katalogët informues rreth fondeve dokumentare.
Çdo interes për kopje të autorizuara të dokumenteve arkivore të shërbimit të jashtëm, depozitohet pranë kësaj Drejtorie e cila e realizon këtë shërbim pasi i pala kërkuese ka kryer pagesën përkatëse në Banke në llogari të Ministrisë së Punëve të Jashtme”, thuhet në njoftim.
Ministria e Jashtme administron pasurinë dokumentare arkivore të krijuar nga shërbimi i jashtëm shqiptar që nga krijimi i shtetit modern shqiptar në v.1912 e në vazhdim.
Ajo administron gjithashtu fondin origjinal të marrëveshjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe të nënshkruara nga shteti shqiptar pas krijimit të tij.
Administrimi i kësaj pjese të trashëgimisë historike kombëtare e cila pasurohet çdo vit me prurje të reja dokumentare, si dhe shfrytëzimi i saj për interesat e politikës së jashtme dhe komunitetit të shkencës kryhet nga Drejtoria e Arkivit Historik dhe Dokumentacionit pranë këtij institucioni.Arkivi Historik i diplomacisë shqiptare është anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave (International Council of Archives-ICA), me qendër në Paris.
Shfrytëzimi i këtij fondi dokumentar bazohet në Ligjin nr.9154, dt.6.11.2003 “Për Arkivat”. Sipas nenit 61, pika 2, të këtij ligji, dokumentet që administrohen në institucionet arkivore shtetërore, jepen për shfrytëzim pasi kanë kaluar 25 vjet nga data e krijimit të tyre.
Për dokumentet e klasifikuara “sekret shtetëror”, procedohet sipas masave që parashikon Ligji Nr.8457, dt.11.2.1999 “Për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror”.
po ministria e puneve botore kur do i hapi se jemi jashtezakonisht shume te interesuar
Wikileaks
Ministria e jashtme hap dosjet per publikun,..kryeministria hap dyert per publikun
o njeriiiiiiiiiiiiiii nuk i rruhet kujt per dosjet,.. apo per kryeministrin
populli don pune te haj buk ,..o shul,…nuk di se c’far gjuhe me perdor me ju lepirsit e qeverise
a din se ke pensionist me 130 mij lek te vjetra ne muaj ,..o fishkllim ,..bej naj Tem per mjerimin dhe skamjen per emigrimin
Dosjet,.. jane hi me ua hedh syve ketyre qorrave komentues qe i ke te tema ,..me largu vemendjen nga mjerimi
Nuk e kuptoj se c’far mut gazetaresh jeni ,..apo mi keni punet per vije vet ,.e su rruhet per ato qe nuk kan c’te hane
Jepi “dibran”. deri tani ke uluritur per hapjen e dosjeve, tani do buke. Shko puno ne kooperative dhe nxirr buken e leni pallavrat se ngelet duke bere reklama bajate;
Lajm i pakuptimte! Kjo procedure normale ka vite qe aplikohet ne Arkivin Qendror te Shtetit. Une mendova se do te ishte persosur mundesia e shfrytezimit te dokumenteve per te lehtesuar punen studimore e te mos qorrohen njerezit duke lexuar “bobinat” e “xhaketat”. Per ata qe nuk pasur rastin te studiojne dokumente te tilla keta jane fotot e dokumenteve origjinale qe ruhen ne film per te mos dhene ne perdorim origjinalet. Autoritete!!! Eshte modernizuar puna, jemi ne kohe dixhitale, lehtesoni punen studimore me mjetet e persosura te kohes dhe jo me njoftime per procedura formale pune. Kjo thjeshteson, lehteson dhe ndihmon studiuesit!
Dokumenta legale, jo sekretet.