Auditimi i financimit të partive drejt dështimit/ Audituesit: Tarifat qesharake

27 Korrik 2015, 17:47Politika TEMA

Auditimi i shpenzimeve të partive është drejt dështimit të plotë. Interesi i ulët i audituesve për të marrë pjesë në këtë proçes edhe pas thirrjeve të përsërituara të KQZ, ka disa arsye të forta.

Përfaqësues të Shoqatës së Kontabilitetit rendisin si shkaqe mungesën e seriozitetit të proçesit dhe tarfiat qesharake që ofron ligji për pagesat e tyre.

Pak ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përsëriti apelin për audituesit që kanë interes për të bërë auditimin e financave të partive politike dhe shpenzimeve të tyre për zgjedhjet e 21 qershorit, duke e shtyrë afatin deri më 3 gusht për shkak të numrit të ulët të të interesuarve.

Një situatë që është përsëritur shpesh vitet e fundit. Por përse kontabilistët nuk kanë interes të auditojnë partitë ? Arsyet jane shqetësuese.

“Për mua ky proçes nuk është serioz, nuk e quaj serioz e bëjnë kot. Një profesionist që është serioz nuk e merr përsipër një mision të tillë. Sa të drejta kanë këta individë dhe a e kanë kohën e nevojshme për të verifikuar dhe çertifikuar pasqyrat financiare të tyre?

Për hartimin e pasqyrave financiare ne akoma nuk kemi standarde sesi duhet ta hartojë ai pasqyrën financiare, pale pastaj të bëjmë dhe çertifikimin e tyre. Them që duke qenë se këto janë fonde publike mund të merret nga Kontrolli i Lartë i Shtetit që është një institucion i pavarur dhe ka specialistë që ai i verifikon kudo”, raporton Ora News.

Tarifa e një audituesi që përzgjidhet me short nga KQZ është 3 mijë lekë të reja ora dhe sipas ligjit këto para atij i paguhen nga partia politike që i bën auditin.

Ndërkohë që tarifa për një kontabilist profesionist është shumë herë më e lartë.

“Edhe shpërblimi psh që mund të jetë qesharak për një profesionist që mund ta ketë orën e punës 70 euro”.

Ligji parashikon gjithashtu që audituesi i kontraktuar nga KQZ nuk bën hetim dhe verifikim të faturave apo shpenzimeve të subjektit politik, por vetëm çertifikimin e atyre që kanë dorëzuar vetë partitë.

2 komente në “Auditimi i financimit të partive drejt dështimit/ Audituesit: Tarifat qesharake”

  1. sit.. back....and relaks → says:

    pyetje, si mund te bejne hajdutet ligj per te hetuar vetveten? ligji duhet te beje nga partite ne parlament per te hetuar financimet e fushatave nga po keto parti. dmth eshte si ti varsh ujkut melcite ne qafe e ti thuash tani mbaj diete.

  2. Tema says:

    Ësht kriz.,të ulen shpenzimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje