Spiunë dixhitalë për çdo polic në terren/Rama: 14 mijë denoncime nga qytetarët në 10 javë

27 Korrik 2015, 12:23Politika TEMA

Histori suksesi e ka cilësuar Kryeministrin Edi Rama komisariati dixhital, duke shtuar se kjo nisëm në pak muaj frenoi vrasje e grabitje.

Këtë vlerësim Kreu i Qeverisë e bëri gjatë lancimit të projektit të ri: “Spiunë dixhitalë për çdo polic në terren”.

Rama tha se ky projekt do të fillojë të zbatohet në terren në vjeshtën e këtij viti me punonjësit e policisë  në Tiranë e më pas edhe në qytete të tjera të shqipërisë.

“Janë arrestuar 36 efektivë në 6 muaj si rezultat i kundërveprimit të vetë të policisë ndaj elementëve që janë të padenjë për të qenë pjesë e policisë së shtetit.

Shumë shpejt do të dalë në dritë një hap tjetër i rëndësishëm për vënien në dispozicion të teknologjisë së re, në transformimin fizik të trupave të policisë në terren përmes lidhjes online të çdo polici në terren me sallën operative të monitorimit të veprimtarisë së policisë së shtetit.

Ky projekt do të fillojë në vjeshtë me Tiranën. Punonjësit e policisë do të jenë të lidhur përmes kamerave që do të kenë në trup me qendrën operative.

Ata do të monitorohen për gjithçka: lëvizjen, sjelljen e gjithçka tjetër.

Kjo do të sjellë një lehtësi shumë të madhe për drejtuesit për të kuptuar planin dhe efektivitetin e çdo patrulle si dhe nivelin e efektivëve për përdorimin e të gjitha paisjeve që kanë në dispozicion.

Kjo do të ndihmojë që askush të mos ngrejë telefonin për të pretenduar që polici apo patrulla e policisë i ra më qafë kot, që sjellja e tyre ishte brutale, që askush të mos mundohet të manipulojë policin kur ka një ankesë sepse çdo gjë do kontrollohet me zë e figurë. Çdo polic do jetë i monitorueshëm në çdo sekond të veprimtarisë së tij.

Projekti që do fillojmë në Tiranë dhe do të përhapet në të gjithë Shqipërinë, brenda pak viteve do kemi në gjithë territorin e Shqipërisë një efektiv policie të lidhur online nga çdo cep i vendit dhe përmes koordinimit të sallave do të jetë e mundur që qendra të koordinojë edhe operacione që kërkojnë ndërveprim, të monitorojë dhe korrigjojë mënyrën sesi operojnë komisariatet në pikëpamje të shfrytëzimit të burimeve njerëzore.

Besojmë që akademia e rilindur e rendit do të na japë në pak vite atë që na mungon dëshpërimisht, një ripërtëritje jo vetëm nga pikëpamja sasiore por cilësore të trupës së policisë.

Kemi policinë me moshën më të madhe, më të paarsimuar, dhe numrin më të vogël të efektivëve në territorin e Shqipërisë. Në këto tre pika po përpiqemi të ndërhyjmë vazhdimisht”, tha Rama.

Sipas tij, komisariati dixhital tregoi se sot jetojmë në një kohë ku distancën me vendet e zhvilluara e shohim si një distancë që mund ta mbyllim shumë më shpejt, pasi pavarësisht prapambetjes sonë mundësitë që na jep epoka dixhitale janë aq të mëdha saqë mjafton të vrapojmë me vizion, ide, vendosmëri dhe ti vëmë në shfrytëzim këto mundësi për tu gjendur shumë më shpejt në një situatë të re në çdo sektorë.

Ndërsa përshëndeti dhe vlerësoi bashkëpunimin e qytetarëve më policinë, në denoncimin e të gjitha rasteve që ata kanë evidentuar në shkelie të ligjit, Kryeministri tha se kjo është shifra më e madhe e denoncimeve të ardhura në komisariatet e policisë që prej vitit 1992.

“14 mijë denoncime në 10 javë janë një shifër fantastike për të besuar në suksesin e aplikacionit dhe në historinë e suksesit të përditshëm të policisë së shtetit, për tu bërë më shumë të efektshëm në kohë reale, në dhënien e përgjigjeve të qytetarëve dhe konsolidimin e orareve.

Me këtë instrument policia ka arritur që në kohë reale tu japë përgjigje një numri të konsiderueshëm përgjigjesh e shqetësimesh e të parandalojë vrasjet e grabitjet si shkak i lajmërimeve nga qytetarë aktiv.

Do vijojmë të punojmë në krijimin e bindjes së qytetarëve se në rast se angazhohen dhe bashkëpunojnë me policinë ja vlen. Është një përpjekje me rezultat. Shifrat e 10 javëve flasin vetë.

Ka shumë gjëra akoma për të ndërtuar e për të thënë. Ka akoma për tu bërë në monitorim dhe në cilësinë e reagimit, por është e sigurtë që do ja dalim.

Sepse gurë gurë do të ngrihet një mur i madh midis institucionit, policisë së shtetit dhe qeverisë për të parandaluar sjellje të këqija që bien ndesh me sjelljen e përbashkët të komuniteteve për të jetuar në mjedise ku rendi ligjor është i padiskutueshëm.

Po fillojmë të marrim frutet e para të një pune të ndërtuar me themel për rimëkëmbjen dhe rilindjen e vendit.

Në 6 mujorin e parë të vitit ne kemi 50% më pak vrasje krahasuar me çdo vit. Nga 92 deri më sot ka 50% më shumë raste të zbuluara dhe kjo është një e dhënë shumë inkurajuese. Është fakt që Shqipëria ka ndryshuar pozicion edhe në sytë e partnerëve ndërkombëtarë në asgjësimin dhe parandalimin mbjelljes së drogës. Nuk ka paqe midis atyre që trafikojnë drogë dhe Policisë së Shtetit”, tha Rama

11 komente në “Spiunë dixhitalë për çdo polic në terren/Rama: 14 mijë denoncime nga qytetarët në 10 javë”

  1. taso kume says:

    E mire si zgjidhje per policine ne mardhenjet ose konfrontimin me njerzit ,por e keqja me e madhe vjen nga shendetsia ,me policin me e madhja do hashe nje shkop gome ,me doktorin dhe infermjerin po si pagove shkon direkte ne BABICE (VLORE) jane keta per tu paisur me telekamera te pakten te bejme qelepir dhe 2-3 vjet me shume para se te vemi tek shtepija e fundit.

  2. Popolo di Tirana dhe me gjere says:

    Me mire do te ishte te viheshin spiune te varferise, si e keqja me e madhe A e ben dot kete ?

  3. Frank says:

    Po xhaxhi ramaromi a do vendose kamera tek zyra e tij dhe e ilir metes hajdutit ,apo do merret me 1mije lekeshet e xhandareve.kete ide do ja kete mesuar sokol balla se ai merr vesh nga koka a kar0psionit.ik o ramaromi se ti vjedh me nje dore sa vjedhin gjithe xhandaret per nje vit.

  4. plaku i mocem says:

    Nuk e mora vesh,paguhen keta spiunet apo jo?Me perpara merrnim 1200 leke ne muaj.Sa vlen nje spiunim qe shpeton nje jete,apo nje spiunim qe shpeton nje jete shpetuesi?

  5. Iljona says:

    Ik o palle e gjate…se jemi hedh ne zjarr per ty idiot, mire ben qe do te luftosh korrupsionin, por filloje duke luftuar varferine njehere. Filloje duke i rritur pagat policeve se me rrogat qe i jep ky shteti jot dhe i imi nuk i del per buke thate, se shumica i kane grate pa pune dhe me 2 dhe 3 femije si del fare. Keshtu fillohet lufta kunder korrupsionit, duke luftuar dhe shkakun qe eshte varferia, njekohesisht rregullohen pagat dhe behet dhe kjo qe thua zotrote. Sepse kur vritet ndonje nga policet sic ka ndodhur, ju Shtet muti nuk jeni ne gjendje ti siguroni jeten e femijeve, por jepni pensione qesharake.

  6. zekthi says:

    Mos perdorni terma pa vend. Lerjani me mire popullit ta gjykoje “historine e suksesit”. Policia shqiptare vazhdon njelloj si me pare, madje edhe me keq sepse kane rritur tarifat e korrupsionit.

    As me teknologji nuk do te kete derman. Teknologjia ka kosto, ka kosto mirembajtje, ka gjithashtu koston e korrupsionit te tenderave milioneshe, dhe se fundi do te degradoje ne duar te derrave pa shkolle… A nuk manovrohet cdo dite sistemi TIMS i doganave dhe a nuk jane te korruptuar CROWN AGENTS – qe perdorin teknologji, camera dhe scannera e cfare te duash?

    Ka vetem nje menyre ( te thjeshte e te sinqerte ) : hiqini gjobat ( me leke ) dhe vendosni pune me detyrim; Gjithashtu policia te instruktohet te ndihmoje popullaten, te ndihmoje trafikun, te ndihmoje parkimet, te ndihmoje nenat me femije, nenat me karroce, njerezit ne nevoje, dhe jo ta derrmoje me gjoba.

    Me siguri ne kete menyre do te kete mirekuptim te ndersjellte.

  7. orion says:

    E cfare ka ndodhur pas 14 mije denoncimeve ?

  8. Gazetari pervers i Tema says:

    Skizofrenia eshte nje semundje e mendjes qe ben qe personi te jete i shkeputur nga realiteti. Nuk e di nese Rama vuan nga skizofrenia por qe eshte i shkeputur nga realiteti kjo nuk ka dyshim. Hajvani i gjate harron qe persa kohe te kete varferi ekstreme s’ka spiun dixhital e analog qe i ben njerezit te vene etiken e moralin e paster perpara nevojave jetike. Pastaj dora e ligjit duhet njehere te bjere tek peshqit e medhenj si fillim nqs kerkohet te vihet shembull. Persa kohe te medhenjte bejne palle ariu edhe te vegjlit do thone “he mo se s’merret kush me ne”.

  9. O.O says:

    Tendenca e monitorimit te gjithckaje ne emer te antikorrupsionit eshte e frikshme, po behen ligje po ngrihen sherbime po shtohen drejtori agjenci ect ect per mbledhje informacioni te vertet te thurur te elaboruar anonim me ose pa prova nuk ka rendesi mjafton te jete kunder dikujt qe ne nje moment te caktuar mund te jete njeriu i duhur… nga pikepamja e pushtetit eshte dicka shume e favorshme per lehtesine e punes se hallkave te makinerise politike nga ana tjeter mjere perjetuesit e politikave represive pasi mund te kene efekt frikesues dhe frenues per ata qe kane celesat e kashtes ne dore por pas disa kohesh marrin trajten e zymte per te cilen jane krijuar e perfundojne disi si shtepia e gjetheve… pas disa kohesh pas mbylljes se tyre do behen emisione mbi te zezat e thurura e perjetuara ne ato mure digjitale… dhe e bukura eshte se ky projekti lart eshte me i pafajshmi i dliri nga ato te krijuarit… nejse do behemi nje dite nuk jam pesimist…

  10. Rita says:

    O Edo veri spiun digital cdo deputeti dhe gjykatesi dhe do ndryshosh gjendjen e Shqiperise ne kohe rekord

  11. Lili says:

    Te ditur me spiun,e me survejime nuk munden dot me qeverise pa te!
    Mire 14000 denoncime’qytetaret paskan bâ punen qe iu kerkohet,po ju pastaj si keni vepruar?keni denuar dikend nga keta 14000 shkeljse te ligjit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje