Një skandal financiar përfshin Partinë Demokratike dhe pikërisht Sektorin e Organizimit. Në numrin e llogarisë të PD, mungojnë milionat e teserave të antarësisë. Bëhet fjalë për të gjithë strukturat që u pajisën me tesera të reja në vitin 2011.
Në atë vit, PD filloi një proces për kartat e reja të antarësisë. Procesin e printimit dhe shpërndarjes së teserave e drejtonte pikërisht Florian Xhuti, specialist organizimi në PD, i zhdukur pak kohë më parë për shkak se nuk mori asnjë post në parti dhe i rikthyer tashmë po si specialist organizimi, raporton Cityfm.
Në vitin 2011, Partia Demokratike filloi procesin e paisjes me karta të reja antarësie ose sic quhen ndryshe tesera.
Dega e Tiranës në atë kohë pothuajse e kreu të plotë këtë proces, ndërsa degët e tjera pjesërisht. Cdo pagesë për teserat e reja që prodhoheshin derdhej tek Florian Xhuti.
Ky ishte edhe personi përgjegjës për printimin dhe shpërndarjen. Ka dhjetra raportime kur anëtarë të PD kanë paguar lekët në dorë tek Florian Xhuti dhe nuk kanë marë asnjë mandat.
Burime nga PD theksuan, se për këtë skandal, i cili është dhjetra milionë lekë, ka edhe shkresa zyrtare dhe raportim te kreu i ri i PD Lulzim Basha. Kjo e gjitha është bërë nga punonjësit e financës të cilët kanë konstatuar se lekët që mbidheshin nga teserat nuk derdheshin as në arken e partisë dhe as në numrin e saj të llogarisë.
Të njëjtat burime theksojnë se janë printuar mijëra tesera të reja antarësie dhe duke llogaritur shumën për 500 lekë të reja që paguhej për teserën, totali është dhjetra e dhjetra million leke. Mësohet të jenë printuar gati 50 mijë tesera antarësie që kanë një vlerë prej 250 milion lekë.
Por, saktësohet se jo të gjitha degët që kanë marë teserat kanë derdhur lekët pranë organiimit sipas totalit të kartave të antarësisë të printuara që kanë tërhequr. Dega e Tiranës ka qenë më kryesorja e këtij procesi në vitin 2011 dhe vjedhja më e madhe e fondeve apo zhdukja e tyre nga Florian Xhuti është bërë pikërisht nga të ardhurat e siguruara në këtë degë. Kjo për faktin se është më e madhja në vend dhe procesi i printimit për kryeqytetin ecte me rritëm më të lartë për shkak të kërkesave.
Xhuti është një nga njerzit e organizimit të PD prej disa kohësh. I njohur si figurë që më shumë se si specialist organizimi ka shërbyer për manipulime në zgjedhje degësh, apo më keq akoma shumë prej strukturave e akuzojnë për klientelizëm, përjashtim dhe përcarje të tyre.
Sa bukur:vjedhen vjedheset!
cfar surrati .edhe me kollare duket si qen
shtepia me 40 hajdute,se mer vesh i pari te dytin,mjer kasollja ku i mblodhi . . . . .
PD eshte si gjarperi qe fillon e ha bishtin e vet.
CUDI, CUDI, CUDI
kur vidhet
edhe shtepia e hajduteve
nga hajdutet Kombetar.
VFLPopulli.
Mire ka bere.
Pse vetem Berisha dhe Basha dine te vjedhin?
Ne kete shkrim duket nje tendence perverse e “gazetarit” per te sulmuar F Xhutin. I njejti palogazetar ka shkruar dhe here te tjera per F Xhutin per gjera qe nuk jane aspak te verteta. Jam interesuar dhe kam pyetur per F Xhutin, dhe me kane thene qe eshte nder njerzit me punetore te PD.
Sulmi me i fundit i behet pasi Xhuti ka qene i deleguar i PD dhe drejtoi fushaten elektorale ne Permet, ku dhe u fitua Bashkia nga ana PD.
Jam interesuar edhe per gazetarin qe i shkruan. Me thane qe quhet Elvi Fundo dhe qe ne rradhet e demokrateve njihet si PALACO.
Lufte klanesh ne PD – ky eshte perfundimi.
Kjo gje nuk eshte e mire
Mashtrim! Kartat e PD jepen falas.
me ke ka lidhje ku xhuti, apo muti, mund ta thote kush ??????
Ket pun kan bo ne durres igli cara me gjith ket qe kishte si drejtor
Porti
Njerez te babezitem pisa
Shpresoj te eleminohet si partí dhe legenat ne burg
Budallai s’ka brirë.
Ky eshte nje shkrim i hartuar nga nje “palaco” me klanin e tij mashtrrues te cilet publikojne lajme te rreme dhe genjeshtra te paturpshme per te hedhur hi mbi syte tane dhe te shoqerise shqiptare. Por nga ana tjeter me qellimin lehtesisht te dukshem per ti ‘hapur probleme’ duke shpikur situata imagjinare njeriut punetor.
Patjeter lufte mes klanesh dhe genjeshtra te paturshme. Turp per median qe rrezikon statusin e saj tek qytetaret duke marre persiper te paraqes nje thes mashtrrimesh nga lolo rrugesh, fjalet e te cileve i merr era.
Turp per mediat!! Shoqeria shqiptare eshte nen terrin e rrezikshem te mashtrrimeve dhe genjeshtrave nga me te paimagjinueshmet si shkrimi i me siperm. Disa sharlatan,skutha dhe servila marrin rolin e gazetarit duke hedhur nje grumbull genjeshtrash dhe perbaltur persona te pafajshem per te krijuar nje situate rremuje te bazuar ne endrra budallenjsh. turp per ne qe kemi keta sharlatane si gazetare.
Une jam vete antare e PD dhe teserat jane falas.
Tema, keqardhje per ju sepse te gjithe ne PD e njohin perversin dhe b..lepirsin e R.Bodes Elvi Fundon qe here pas here sulmon njerzit me puntore te PD.Kete here porosia qenka per z. Xhuti, por sado balte qe te hedhe pseudogazeari askush nuk e beson se u mbledhkan parate e teserave me milona e u çuakan ne shtepi.
Une teseren time e kam marre falas, po keshtu dhe te tjeret
Boll tema, se na hapet barkun me palaco si Fundo!
shkrim pa nivel dhe nje sajim. z. f.Xhuti fugure e panjollosur e pd-se
puntor i palodhur, Permeti e tregoi punen e tij me voten per k.bashkise ku pd doli fitues dhe f.xhuti ishte i deleguar
turp per ata qe duan te percajne pd
lufte klanesh mire e thote demokrati me siper
O Tema, kam dhe une nje rob inat.Me thuaj ku ta nis nje shkrim qe e kam gati . Late nam, e mbani veten dhe si gazete serioze.
Ah sa turp per kete gazetar! Ky djali qe keni pergojuar eshte ashtu sic ka emrin “Flori”. Po plas nga inati nje pjese e PD-se per te njollosur figuren e Florianit sepse jane vite drite larg si nga intelekti ashtu edhe nga zotesia.
Sado te hedhin balte mbi njerzit e punes, si zoti F.Xhuti, gazetarucet, palaçot dhe llapaqenet e tipit Elvi Fundo dhe porositesit e tij hajdute, PD behet me e forte dhe do te dije tiu tregoje vendin batakçinjve, ziliqareve dhe atyre qe me hajduterine dhe makuterine bene pis,kane ndotur PD-ne dhe duan ta fundisin ate çdo dit e me teper. Tu tregohet vendi spineve dhe sigurimsave qe me shpifjet e tyre mbajne peng PD. Mjaft me! Boll jane majmur prej saj, tregoju vendin ketyre hienave z.Basha!
Me indinjate Spiro