Ja një shembull për tu ndjekur! Ish-kryebashkiaku Ilir Krosi dorëzon postin me qytetari (FOTO)

26 Korrik 2015, 10:38Politika TEMA

Ilir Krosi, kandidati i PD-së, i cili humbi zgjedhjet për kreun e bashkisë së Dibrës ka treguar qytetari në dorëzimin e detyrës si kryebashkiak i Dibrës. Ai e ka pritur në zyrë kryebashkiakun e ri Shukri Xhelili, duke e uruar për fitoren e shënuar në garën elektorale të zgjedhjeve të 21 qershorit.

Zgjedhjet për pushtetin vendor sollën jo pak surpriza duke thyer e bastionet e së majtës dhe së djathtës. Pas tre mandatesh të drejtuar nga kryebashkiaku i djathtë Ilir Krosi, dibranët zgjodhën të bëjnë rotacion duke hedhur votën për kandidatin socialist Xhelili.

Shukri Xhelili u shpall fitues me 15021 vota, kundrejt 14565 vota të marra nga kandidati Krosi.

4 komente në “Ja një shembull për tu ndjekur! Ish-kryebashkiaku Ilir Krosi dorëzon postin me qytetari (FOTO)”

  1. MERI says:

    Bravo Dibra keshtu duhet gjaku s”behet uje se je i majte apo i djathte,krahine me tradita shqiptare.

  2. faro says:

    Shembull, mbase normal, por me keto qe po shohim eshte shpresedhenes. Per me shume kur ndodh nga nje perfaqesues i nje partie qe kundershtarin e quan lehtesisht armik ( i refeohem fjale per fjale deputetit e juristit te pd Arben Ristani, jo shume jave me pare)

  3. studenti says:

    E hengre ilir me kete qe ke bere,por shpetove nga shukriu per c ke bere.

  4. Tema says:

    481 vota diferenc të bëjn të vrasësh veten ose kundërshtarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje