PD denoncon një ndërtim të paligjshëm në Kalanë e Tiranës

25 Korrik 2015, 17:10Politika TEMA

Partia Demokartike ka denoncuar, një ndërtim sipas saj të paligjshëm brenda Kalasë së Tiranës. Në një deklaratë për mediat koordinatorja e PD-së Reila Bozdo ka akuzuar qeverinë se ligji për ndërtimet po zbatohet me dy standarde.

Deklarta e plotë:

Edi Rama lejoi për dy muaj një ndërtim skandaloz e të paligjshëm brenda mureve të Kalasë së Tiranës, vetëm sepse po e bënte miku i tij Alban Xhillari. Prej dy muajsh shkelet ligji në mes të Tiranës në zonën më të mbrojtur.

Çdo qytetar e banor i këtij vendi do kishte përfunduar në burg nëse do rregullonte çatinë e shtëpisë apo murin rrethues.

Miku i Edi Ramës bën mure, llaç e tulla brenda kalasë që është monument kulture i kategorisë A, dhe asgjë nuk ndodh.

Ligji, INUK dhe policia pushojnë së ekzistuari për njeriun e afërt të kryeministrit.

Edhe më shumë thellohet skandali kur mësohet se me 14 maj,  Drejtoria Rajonale e Kulturës ka njoftuar zyrtarisht drejtorinë e policisë së qarkut Tiranë, Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Ministrinë e Kulturës se në Zonën Arkeologjikë të Kalasë së Tiranës po zhvilloheshin punime me karakter ndërtimor të paautorizuara, nga subjekti ‘Folie’ sh.p.k. Asnjë masë e marrë në këtë rast.

Po të mos ishte denoncimi publik dhe ngritja e zërit të opozitës për këtë shkelje flagrante miku i Edi Ramës do të vazhdonte ndërtimin pa i hyrë ferrë në këmbë. Por pyetja që kanë sot qytetarët është;

Pse për më shumë se 2 muaj banda IKMT heshti për ndërtimin e mikut të Edi Ramës ?!

Pse nuk është arrestuar në flagrancë ndërtuesi për veprën penale “ndërtim i paligjshëm”?

Pse policia nuk e ka proceduar penalisht ndertuesin siç ka vepruar me dhjetëra e qindra raste të tjera kur qttetarët kanë qënë vetëm duke kryer rregullime në shtëpitë e tyre ?

Perse Edi Rama censuron disa media që të mos e pasqyronin lajmin një ditë më parë ose të manipulonin faktet duke mashtruar qytetarët?

Kjo është e vërteta dhe vizioni i Edi Ramës. Miqtë e tij të ndërtojnë kudo e ku të munden, pa leje e në zona të mbrojtura, brenda parqeve dhe kalave e buzë detit. Ata e kanë lejen se janë miqtë e tij. Ndërsa qytetarët i pret burgu edhe për një pllakë të vënë në banesat e tyre.

Këtë standard të dyfishtë, këtë korrupsion e klientelizëm ka ndërmend të instalojë tashmë në Tiranë e kudo me ushtarët e tij bindur të pushtetit lokal.

9 komente në “PD denoncon një ndërtim të paligjshëm në Kalanë e Tiranës”

  1. Universiteti me thike pas shpine says:

    Xhillari eshte vertet miku i Rames?

  2. alti says:

    Po skeni turp mer mashtruesa . Cfar ka lene per te ndertuar Rama ,kur ju jeni akoma ne pushtet dhe keni policine tuaj ndertimore , dhe mund ta prishnit ju me te drejten e ligjit . Ne qofte se keni prova paditeni Ramen ne prokurori. Me mire zhdukuni se e bet pis Tiranen , me tendera pa konkurs, me investime gjysmake , pra jeni mashtrues te kategorise nderkombetare . Veliaj kur te vije ne krye te bashkise , duhet te bej kontroll te imet ,si per lejet e ndertimit , qe keni dhene , per oborrin tuaj ashtu dhe per financat , qe i keni shperdoruar si ju ka dasht qefi . Luli dhe Bozdo e kane vendin ne burg , se kane eksperience per te vjedhur .

  3. eri says:

    kane te drejte, atje po ndodh vertet nje ndertim pa leje

  4. petro says:

    Kjo eshte rruga e duhur dhe pike.Destinacioni-Afganistan.

  5. Joana says:

    Po ai Viladin Qyrku ku eshte apo e mori mandatin e kryetarit te Bashkise vetem per te certifikuar orekset e Rd Rames?

  6. beni says:

    SHume mire behet qe te denoncohen ndertimet pa leje po nje gje me habit me keta te pedes per care e ka bashkia e Tiranes policine ndertimore apo e ka per te bere gjume se gjithe keto vite vetem gjume ka bere dhe biles i ka stimuluar keto ndertime me ane te korupsionit dhe bakshisheve.

  7. simply says:

    tamom e ka , un nuk i honeps dot por e kan tamom, gallofi gjat sdi ca bo, ju ka bo truni kokain

  8. qazimi says:

    Kur pellisni edhe ju banditet e PD-se,SHKATERRIMTARET E Shqiperise deri ne MJERIM,mos ngelte njeri pa folur!!!
    Per NDERIN me shume betohet….KURVA!!!
    Keshtu edhe PD-ja!!

  9. Tema says:

    Partit politike në asnjë shtet të botës s’merren me ndërtimet. Ka organe tjerra që duhen aktivuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje