Mosgjetja e mirëkuptimit mes dy partive politike në koalicionin qeveritar, PS dhe LSI ka bërë që të shtyhet mbledhja e konstituimit të Këshillit të ri të Bashkisë Pukë.
Ceremonia ishte planifikuar të zhvillohej këtë të premte në orën 11:00, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe Prefekti i Shkodres Paulin Radovani ka vendosur shtyrjen e kësaj mbledhje për të marten e javës së ardhshme.
Burime brenda 2 kampeve politike në Pukë bëjne me dije se mbledhja është shtyre pasi palët nuk kanë dakortësi për emrin që do të drejtojë Këshillin bashkiak, për sekretarin si dhe n/kryetarin e Bashkisë, raporton Ora News.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se në 14 korrik në mbledhjen e organizuar nga 2 liderët e mazhorances kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Meta, me deputetët e qarkut Shkoder është rënë dakort që në zonat ku ka fituar LSI si forcë e parë politike, kryetari Këshillit, sekretari dhe n/kryetari i bashkisë t’i përkasë kësaj force politike.
Por kjo marrëveshje në qendër, nuk është pranuar nga baza socialiste në rrethin e Pukës, të cilët edhe kanë shprehur kundërshtinë e tyre për emrin që LSI ka propozuar për kryetar të Këshillit, që është Dr. Sajmira Laçi, kryetare e LSI Pukë.
Socialistët kërkojnë që ky post ti jepet Enver Sulejmanit që është edhe sekretar i PS Pukë. Mbledhja e radhës e lënë nga prefekti Radovani për të marten, është edhe afati që forcat politike kanë për të lëvizur gurët në gjetjen e sa më shumë mbështetje për emrin që do të marrë më shumë vota.
Ndërsa LSI është forcë e parë në Pukë me 1173 vota, PS ka dalë forcë e gjashtë me 287 vota dhe palët do të duhet të lobojnë tek kristiandemokratët e Mark Frrokut që janë të dytët, PDS e Paskal Milos e treta, demokristianët e Nard Ndokës etj.
Meqe ra llafi, c’behet me ate frrokun qe i la targat sajmir tahiririt?