Opozita paralajmëron dërgimin e ligjit të ri të pronave në Gjykatën Kushtetuese.
Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë shprehur kundërshtime mbi draftin e Qeverisë për pronat, ndërsa theksojnë se nëse mazhoranca do të miratojë ligjin me forcën e kartonit atëherë ai do të ankimohet në Kushtetuese.
Pak ditë më parë Kryeministri Edi Rama lancoi draftin e ri për pronat, që synon zgjidhjen e problemit që mbartet prej 25 vitesh. Drafti synon kthimin apo kompensimin e pronës, ndërsa cështja merr zgjidhje brenda 10 viteve.
Opozita e konsideron draftin si anti-kushtetues, ndërsa reformën mbi pronësinë si anti-reformë.
Drafti i ri pritet të nisë diskutimin në sesionin e ri parlamentar që nis në shtator, ndërsa duket se opozita nuk do të japë mbështetjen e saj.
Nëse ligji do të miratohet pa konsensus, atëherë opozita do të presë qëndrimin e Presidentit të Republikës mbi draftin dhe më pas do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
Kështu opozita ka paralajmëruar edhe për Ligjin mbi Arsimin e Lartë, i miratuar në Kuvend me votat e mazhorancës.
U shane e u grine ne parlament dje dhe ne fund bashkuan votat ps e pd, per te miratuar amnistine e legalizimevete shtepive, dyqaneve e hoteleve deri ne 5 kate ne pronen e tjetrit, me 95 vota, shkurt nje hajdutllek i paster. Tani opozites po na i vika keq per pronaret saqe do na e coka ne kushtetuese ligjin e pronave
hahahahahaha