Ligji për Arsimin e Lartë/Nishani thërret grupet e interesit, pritet mosdekretimi

25 Korrik 2015, 11:10Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani duket se nuk do ta dekretojë ligjin për Arsimin e Lartë pa zhvilluar më parë konsultimet me grupet e interesit.

Ligji i Arsimit të Lartë, i miratuar nga Kuvendi të martën, vetëm me votat e mazhorancës, është kundërshtuar nga një pjesë e petagogëve dhe studentëve, por edhe nga opozita.

Zyra për styp e Presidencës thekson se, takimi konsultues është parashikuar të zhvillohet në Presidencë ditën e hënë në orën 11:00. Tashmë, ligji i Arsimit të Lartë pas miratimit në Kuvend pritet të marrë dhe firmën e kreut të shtetit, për dekretim.

Takimi vjen pikërisht në kuadër të kundërshtimeve që disa akademikë dhe pedagogë kanë kundër ligjit.

Partia Demokratike i ka drejtuar një apel Kreut të Shtetit për të mos dekretuar ligjin, por ka paralajmëruar edhe ankimimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.

7 komente në “Ligji për Arsimin e Lartë/Nishani thërret grupet e interesit, pritet mosdekretimi”

  1. iliri says:

    Grupet e interesit me konflikt interesi!!!

  2. Gazetari me dy klase fillore says:

    Te ulet Ministrja afer Nishanit (ashtu si me Berishen) dhe mbasi i fut duart edhe ky dhe dekretohet ligji!

  3. ananananananannannanana says:

    Referendum shfuqizues per kete ligj si ne rastin e mbetjeve!

  4. salem says:

    Do pyetur c’i ka the Saleshi.Une si oficer qe kam qene,beja namin ne se kapteri diskutonte nje urdher,jo me te mos e zbatonte.

  5. alti says:

    Ligji eshte miratuar me shumicen e mazhorances , ku ka pasur dhe kundershtime sic ishte neni 12 ,ku flitet per financimet publike per universitetet private. Por si ligj eshte i domosdoshem , pasi i jep fund ndermarrjeve finaciare private ,sic ishin kthyer universitetet shteterore , qe nuk ngeli medioker dhe militant i PD pa dhene mesim, duke cenuar cilesine e mesimdhenies . Ligji ne pergjithesi eshte baze per afrimin e universiteteve tona ne nivelin e atyre europian . Si president ato levizje qe po ben , duke thirrur gjoja grupet e interesit mbasi eshte miratuar ligji , perforcon opinionin e gjere per mbare shqiptaret , se ky nuk eshte ptresidenti i yne , por perfaqesuesi I SHQUPI -t ne presidence , per te penguar cdo reforme dhe ligj te qeverise se shumices. Ai eshte vene ne ate post si besnik symbyllur I udhezimeve te Saliut , kjo deshmohet me faktin , qe sa here ka pasur zgjedhje parlamentare dhe lokale eshte vene ne postin e ministrit te mbrendeshem , per te garantuar abuzimin me zgjedhjet e vjedhura . Mire do ishte , qe ne menyre te pamvarur por ne baze te kushtetutes , te bente verejtjet e duhura dhe te mos e dekretonte , por jo se dergjoi fjalen e Kryetarit te OJQ PD , kur tha se ne do ta ndalojme ligjin duke kerkuar ndihmen e prtesidentit .Cfar pret mazhoranca kur sheh qe ne menyre antiligjor dhe sistematike, ky ushtar i PD ne presidence del hapur dhe ne menyre antiligjore per te penguar qeverisjen e mazhorances ? Pse nuk e con ceshtjen ne parlament , kur dhe nderkombetaret po shohin me habi veprimet e tij , dhe te kerkoj shkarkimin e tij .

    1. ska rendesi says:

      sthua shyqyr qe njehere nje njeri me post tha se di une, ta shohim, me jepni nje mendim o eksperte dhe grupe interesi? dihet qe tema eshte militante e ps sic jane dhe komentuesit, po pak me gjakftohte ju lutem

  6. Tema says:

    S’ësht demokraci një aksion i till.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje