Reforma në Drejtësi/Halimi: PD po përgatit platformën e saj për ndryshimet kushtetuese

24 Korrik 2015, 17:30Politika TEMA

Partia Demokratike po harton paketën e saj me propozime për ndryshimet e Kushtetutës, pjesë e reformës në drejtësi.

Deputeti demokrat, anëtar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi Eduart Halimi pohon se opozita synon realizimin e një reforme që e bën Këshillin e Lartë të Drejtësisë institucion të pavarur politikisht.

Sipas Halimit kjo do të mund të realizohet me ndërhyrje konkrete në Kushtetutë  ku përjashtohet jo vetëm Presidenti, por edhe ministri i Drejtësisë nga promovimi  apo  shkarkimi i gjyqtarëve.

“Drafti ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese të KLD,  alternativë kushtetuese  që ministri dhe Presidenti të mos jene pjesë e KLD gjatë promovimit apo shkarkimit të gjyqtarëve”, u shpreh Halimi.

Deputeti demokrat tha se pjesë e kësaj reforme do të jenë ndërhyrjetedhe në ligjin për Gjykatën e Lartë, duke bërë që përmes mekanizmave kushtetues  ky institucion të japë llogari për punën e gjyqtarëve.

“Platforma jonë për Gjykatën e Lartë e bën këtë institucion llogaridhënës, përmes instrumenteve kushtetues”, tha Halimi.

Drafti prej 7 pikash i propozuar një vit më parë nga kryetari i opozitës pritet  të jetë në tryezën e  diskutimeve  edhe pas miratimit nga parlamenti të grupit të  ekspertëve.

“Një draft ligjor dhe kushtetues  përmes të cilit do të skanohen gjyqtarët”, u shpreh deputeti demokrat.

Ndërkaq për reformën në drejtësi janë dy drafte që do të shqyrtohen nga komisioni i posaçëm, një nga maxhoranca dhe një nga opozita.

Në bazë të marrëveshjes  drafti final do të kalojë me miratimin e Komisionit të Venecias.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje