Ambasada Britanike reagon kundër Bashës "për akuzat pa prova", ndaj Crown Agents

24 Korrik 2015, 17:45Politika TEMA
Ambasada Britanike reagon kundër Bashës "për akuzat pa

Një ditë pas akuzave të kreut të opozitës, Lulzim Basha për kompaninë angleze, Croën Agents, si të përfshirë në korrupsion, reagoi sot Ambasada Britanike ne Tiranë. Përmes një komunikate për mediat, ambasada i bën thirrje cdo komentuesi apo politikani që ka artikuluar në shtyp akuza ndaj Crown Agents, të sjellë fakte dhe prova. Më poshtë reagimi i plotë i ambasadës:

“Gjatë ditëve të fundit, disa politikanë dhe komentues shqiptarë kanë artikuluar në shtypin e shkruar dhe atë elektronik, akuza të rënda për praktika korruptive ndaj një kompanie britanike, Crown Agents.

Qeveria britanike i trajton çështjet e korrupsionit me shumë seriozitet. Korrupsioni në biznes, përfshirë edhe kompanitë britanike që punojnë jashtë Mbretërisë së Bashkuar klasifikohet si krim sipas UK Bribery Act (legjislacionit britanik mbi mitmarrjen).

Çdo provë për korrupsion të kryer nga një kompani britanike duhet të sillet në vëmendjen e Policisë Britanike, qoftë drejtpërdrejtë, qoftë përmes kësaj Ambasade. Croën Agents është një kompani e respektuar britanike, e cila ka qenë më parë një agjenci e qeverisë britanike dhe shumë nga stafi i saj janë ish-zyrtarë të qeverisë. Një prej ministrave në qeverinë e tanishme është pjesë e Bordit Menaxhues të Croën Agents.

Nga ana tjetër, politikanë të caktuar shqiptarë kanë hedhur vazhdimisht që prej shtatorit 2013, akuza për korrupsion ndaj Croën Agents. Gjatë gjithë kësaj kohe, ata asnjëherë nuk i kanë mbështetur akuzat e tyre me fakte konkrete.

Në këto rrethana, gjëja e duhur për t’u bërë është ose faktimi akuzave ose tërheqja e tyre. Në fakt, duket qartë që këto akuza nuk janë të besueshme dhe duhet të mos merren parasysh nga Parlamenti dhe opinioni publik,” thuhet në deklaratën e ambasadës britanike.

Një ditë më parë, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD, duke analizuar rënien e të ardhurave në Dogana, Basha tha: “Që tani, pa qenë nevojë të presim prokurorinë, duket qartë se kontrata e tij me “Croën Agents” është një dështim që kundërmon erë korrupsioni. Kjo kompani mori nga qeveria shqiptare paratë dhe lehtësirat e njohura, të cilat i kemi kundërshtuar që në krye të herës, por nuk realizoi asnjë prej objektivave të shpallura me bujë nga vetë Edi Rama.

Përkundrazi, doganat u kthyen në kohërat me të errëta të kontrabandës masive. Kjo është vepra e zezë e Edi Ramës, që u shtohet të tjerave me të njëtën ngjyrë. Ai duhet të japë llogari e do të japë llogari deri në fund për ketë katandisje të doganave dhe tatime shqiptare si nyje kontrabande dhe hajdutërie. Kontrata me “Croën Agents” duhet të ndërpritet. Shqiptarët nuk duhet të paguajnë më asnjë qindarkë për këtë kompani të lobuar nga kryeministri. Mjaft kanë paguar dhe kot kanë paguar.

Zoti Rama e ka bërë zakon t’i paraqesë me ngjyra të bukura zullumet e tij, sikur po sjell risi, por kur zullumet plasin dhe qelbin vendin, siç është kjo e doganave dhe e “Croën Agents”, hiqet dorëjashtë, bën të paditurin, sikur nuk ka qenë ai autori, por ndonjë tjetër. Madje për tu dukur sikur nuk e ka fare mendjen projekton një zullum të ri duke shkuar me mendimin se një zullum mund të mbulohet nga një tjetër.

Pikërisht këto ditë, kur ka plasur skandali i kontrabandës në dogana, zotëria njoftoi se po kërkonte një kompani të huaj për të menaxhuar portin e Durrësit! Pak muaj më parë, e mbani mend, u vu në kërkim të një guvernatori të huaj për bankën qendrore.

Meqenese nuk bën dot vetë punën e kryeministrit, mendon se nuk ka shqiptarë për të bërë mirë punët e tyre në porte, në dogana, në bankë, e tjerë. Ide të tilla kanë në themel korrupsionin. Zhvillimet në dogana e tatime e dëshmojnë”.

26 komente në “Ambasada Britanike reagon kundër Bashës “për akuzat pa prova”, ndaj Crown Agents”

  1. england says:

    Lulja do dali dhe te “faktoje” se i ka me te degjuar keto akuza qe ben kunder Crown Agents!mund te ja kete thene ose Halja(ish minister drejtesie) ose ai qe ja tha dhe Saliut se kush do vriste Fufin Mehill.

    1. Universiteti me thike pas shpine says:

      Crown Agents rezultoi ne nje deshtim… justifikimet jane te teperta.

      1. Gregor says:

        Ambasadori britanik eshte diplomat i tipit perendimor dhe jo i atij shqiptar. Ai do mbroje interesat britanike ne bote pavaresisht nga ngjyra e tij politike. Nuk eshte ambasador zorraxhi i tipit Berishian. Por si rrjedhoje, ajo qe thote ai nuk i vlen pipullit shqiptar, dhe mua si shqiptar, pavaresisht se jetoj jashte, nuk e marr parasysh fare se cfare thote ky ambasadori per kete ceshtje sepse nuk eshte i paanshem.
        Edhe, pavaresisht se kur fket Lul Basha te vjen per te vjelle, ka nje doze vertetesie ne ato qe thote, e cila eshte vrima financiare ne dogana dhe ekzistenca e kontrabandes.
        Pra Crown Agents ka deshtuar ashtu sic deshtoi edhe ne Bullgari. Ka deshtuar nga paaftesia apo nga korrupsioni une nuk e di dhe nuk nuk jam Sali Lopcari qe te jap verdikte. I takon organeve kompetente te ministrise se financave te hetojne.
        Por ajo qe di, eshte se Edi Rama beri nje zgjedhje te gabuar dhe duhet te jete bythe te dale ta pranoje. Beri gabim edhe ne zgjedhjen e Toni Blerit si keshilltar kur dihet qe Toni Bler nuk eshte i paster dhe platformen fituese te Partise Laburiste ne 1997 nuk e beri ai por Peter Mandelson. Ai ishte homoseksual dhe nuk mund te behej lider partie. U zgjodh Toni Bler si figure karizmatike. Pra Toni Bler nuk mund te merret per keshilltar sepse eshte shume makiavelist. Sic edhe e tregoi me Crown Agents dhe me zgjedhjen e gruas se tij si avokate e qeverise.
        Nqs Edi Rama e quan veten te ndershem, le ta pranoje gabimin, ta korigjoje, dhe te rregulloje doganat. Perndryshe, i bie kredibiliteti dhe vetem fshataret trushpelare do ta besojne prape. Nqs e pranon dhe e rregullon tregon qe ishte gabim dhe gabimet jane njerezore. Po vazhdoi te mbroje Crown Agents atehere eshte fajtor sepse faji behet me dashje. Dhe tregon gjithashtu qe e kane kapur per fyti dhe nuk flet dot. Eshte koha per Edi Ramen te tregoje sa burre eshte me reformen ne drejtesi dhe rregullimin e gabimit ne dogana.
        Me mire nje gabues i ndershem se sa nje fajtor demagog i korruptuar. Se po qe per kete te dytin, ne e kishim Saliun. Mbanim ate, se ishim mesuar me qyfyret e tij fatale per Shqiperine. Nuk kishim nevoje per nje hajdut serioz. Te pakten shqipetaret vuanin duke qeshur jo duke qare.

    2. Atdhetari says:

      Qeveria britanike eshte me lavirja gjakatarja dhe kabqene me kolonizatorja.Ben luftra per pasurimin e bankave korporatave me gjakun e njerezve.Poshte britaniket qe copetuan Shqiperine

      1. Cubi says:

        Ti atdhetar tani rri i qete se britaniket e korrigjuan gabimin te vetmit qe nuk korrigjoheni ne mendje ,shpirt jeni ju komunistet internacionaliste e gjakpires per popullin tuaj.

        1. Atdhetari says:

          Cfare gabimi ka rregulluar Anglia duke na rroo dhe duke na shkaterruar me keq? Gabim eshte nje fjale idiote liberale per te pershkruar nje veprim naiv.Anglia nuk ka ber gabim as krim por KRIME NDAJ SHQIPTAREVE.KA QENE INICIATORJA E COPEZIMIT TE SHQIPERISE.MBESHTETSJA KRYESORE E MASAKRAVE GREKE TE ZERVES DHE TE SERBO MALAZEZVE NDAJ SHQIPTAREVE.KA STREHUAR TRADHETARIN MBRETIN E VETSHPALLUR AHMET ZOG DHE KA VJEDHUR THESARIN E SHQIPERISE.KA TENTUAR PAS CLIRIMIT te hyje me force ne vitin 1945 nga Saranda per te copetuar Shqiperine duke e ndare mes Greqise dhe Serbise.Ne vitin 1946 tre luftanije Angleze hyne me force ne Shqiperi por u hodhen,ne ere nga minat detare tona duke vrare 80 ushtare dhe plagosur qindra te tjere.Shqiperia u quajt fajtoe dhe e detyruan te paguaj 2 milion sterlina por Enver Hoxha si pagoi kurre por qe ne,kohen e Sales i paguam se keshtu,na ndihmojn anglezet ne duke na rrjepur.Pasi moren leket mevone thane se fajin e kishte vet Anglia. Ne vitin 1949 dhe 1968 mbeshteten provokacionet greke ndaj Shqiperise.Asnjehere ky shtet i poshter dhe i sadist nuk rreshti se punuari,kunder shqiptareve.Enje dhe sot shqiptari trajtohet me keq se nje terrorist arab apo afrikan ne Angli.Sot perseri ky shtet kerme fut hundet ne punet tona.Shqipetaret harrojn shpejt per demet e pakufijshme,dhe shkaterruese qe te huajt na kane shkaktuar por shqiptari nuk harron gjakmarrjen qe ka,me,nje shqiptar.Jemi popull nauv dhe vetvrases.I vetmi,vend ku idiotesia dhe servilizmi quhet MIKPRITJE.Popull vet shkaterrues me plot tradhetar.PER MUA TI JE,NJE QENIE E PESHTIRE BANJAEH PUBLIKE ZOGISTO TRADHETAR QE SHET DHE NENEN PER PUSHTET.DOBIC SHKURRESH I USHTAREVE TE HUAJ.CUBAT SHKURREVE FSHIHESHIN o kopil me emrin Cub

          1. nardi says:

            Ik e pi një gotë raki e mos akuzo kot anglinë o i paditur ! Asnjë nga agrgumentat e tua nuk qëndron ! Mos bëj si Komunistët “luftonin” fashizmin e nazizmin me armë e flori anglez dhe putheshin me rusët e jugosllavët !

      2. salah says:

        në Bullgari fluturoi Crown Agent jashtë mirë, pushim për Inkomptenz dhe kontratë. Nuk ishte marrë më shumë taksat dhe doganat. Një kompani mashtrim i Tony Blair dhe Ministri britanik i cili miliona Konsultohet. Të gjitha bisedon huaj paguar ryshfet dhe ishin në Shqipëri, pa kualifikim

  2. ananananananannannanana says:

    Po more po, po per Blerin pse nuk ju flisni ju?! Eshte inpaster ai?!

    1. X says:

      A eshte i paster Bleri???? Flet nga ana fizike ma do mendja se per gje tjeter nuk ka fakt-e per ta mbeshtetur kete qe thua.

  3. shqiptar says:

    normal do ta mbrojne crown agents eshte angleze dhe mbrojne interesat angleze……
    se keni vene re eshte bere ambasdori anglez si pasha i shqiperise perdite del ne televizon a thua eshte president i ketij vendi duke i futur hundet kudo beni ate gje beni kete ben ne shqiperi se ne vende si rusi kine France gjermani etj i tregojne vendin ose bishtin e avionit
    imagjinoni ambasdorin tone ne angli se pjerdh kush se ne shqiptaret ethjeshte ikim akoma me maune fshehurazi
    crown agents edhe me idioti e kupton qe ka ardh per te vjedhur kete vend po e kthejne shqiperine ne afrike sa ne 2015 njerzit ikin per buke te gojes
    mos prisni dite te mira perderise ne shqiperi te fusin hundet keta

  4. sit.. back....and relaks → says:

    Dakort, por mosrealizimi i te ardhurave vjetore si shpjegohet? crown agents u kontraktua per te realizuar te ardhurat e jo per te vazhduar historia. Crown Agents ka detyrimin te beje transparence ne lidhje me mosrealizimin e te ardhurave sepse paguahet nga taksapaguesit shqiptare dhe jo ata britanike. ne nuk jemi koloni britanike akoma. mundet qe korrupsioni nuk ka lidhje fare me mosrealizimin por gjithsesi kompania duhet te beje transparente perpara publikut arsyet qe sipas saj cuan ne mosrealizimin e te ardhurave dhe sugjerimet konkrete qe ajo ka per te permiresuar situaten ne te ardhmen. keshtu gjithsecili eshte i qarte dhe nuk lihet vend per hamendesime dhe keqkuptime. kryeministri i pari duhet te flasi ne menyre transparente per kete ceshtje dhe kompania crown agents bashke me te. nqs kishte nje te keqe mes shume te tjerave qeverisj qe iku ishte mostransparenca dhe rama premtoi qeveri transparente per cdo vendim dhe shpenzim. premtim lehtesisht i mbajtshem edhe per faktin qe “gjykata e saliut” nuk mund ti behet pengese ne kete premtim. fundja qeveritaret dhe gjithe kontraktoret e qeverise paguhen nga taksat e shqiptareve dhe kaq gje ju detyrohen.

  5. tirana says:

    akoma se kuptoni qe cdo u firme vjen ketu per te vjedh e fituar as qe i behet vone per popullin apo shtetin shqiptar.kemi 25 vjet demokraci e aleance me perendimin ca ka ndryshuar asgje varferi ne skamje vetem premtime emigracioni vazhdoni i larte si para 25 viteve anglia e sheh shqiperine si koloni te Vogel

  6. Lili says:

    Po kontrataqe kishte nje nen ku thuhet se ne rast mosrealizimi te objektiveve kontrata pezullohet,pse ky nen nuk respektohet? Pse rinovohet nje kompani deshtake e pse paguhet sa s’en per mos me bâ kur gje pos me blé 4×4 per gjithe pushtetaret e rretheve?
    Di kush me na treguar sa ka harxhit kot kjo kompani,-kot per ne,populi shqiptar se shume kush hajrin ia ka pa -pra pak transparence per kete deshtim po kerkojme qe te kuptoje pse e si erdhem tek ky deshtim!
    Eshte shume te kerkojme transparence per ky shkoje paret tonaZotni ambasador?
    Edhe kur nuk ka transparence,si çuhet kjo ne GB?

    1. ben says:

      Ka dhe nje komtrate tjeter qe thote qe kryetari I PS zgjidhet me nje antar nje vote di gje ti pse nuk respektohet.

      Po nuk u respektua kjo kontrate kuptohet qe asnje kontrate tjeter nuk ka per tu respektuar Pervec kontratave me LSI PDIU FRD.

  7. jabanxhi says:

    crown agents deshtoi qe te ndreqte administraten doganore.

  8. al paci says:

    Si do ky ambasadori qe politikanet shqiptar te mos hapin gojen kur shkelen interesat shqiptarev. Shqiptaret mendonin se ardhja e kesajt kompanije do rriste te ardhurat doganore tani qe jo vetem qe su rriten po u ulen dhe ne kontrat esht qe pas nje viti po nuk dhan rezultat te marin ato 6 miljon eurot dhe te na zduken na syt. Apo mos eshte na nje pages qe i ben rilindja blerit. Se si ka mundesi qe per pensjonista u dhan vetem 1 miljon te vjetra shtes ne muaj nga buxheti i shtetit dhe ketyre u jepet miljona euro. Basha duhet tja kthejn pergjigjen ketij palo ambasadori

  9. titi says:

    Fakte, fakte, duhen fakte! Po i presim…

  10. mutmut says:

    aleanca me mutin

  11. mutmut says:

    aleanca me ameriken e ndyrsirave qelbsirave

    1. sit.. back....and relaks → says:

      koreja e veriut te pret krahehapur vella. futi nje xhiro andej se ndoshta kthjellohesh.

  12. SPECIALISTI 8 says:

    lulka si lulka ,po te kete bythe te nxjerr dokumentat e ta coje problemin ne prokurori.cohet nje i marre dhe hedhe nje gur ne lume
    cohen 100 te mencur e nuk e nxjerrin dote ate .

  13. SHPATI says:

    i nderuar Z Mero do me pelqente te lexoja nje analize te sakte tenden nga ajo e Meros opozitar si kunder PS ashtu dhe PD ju duket e drejte kontrata dhe mos rrespektimit te kushteve te kontrates ne dem te taksa paguesve dhe pse shqetesohen kaq shume per nje firme private ambasada dhe kerkojne fakte kur vjen puna te korupsioni ne shqiperi nuk japin asnje fakt ose emer te politikaneve por flasin ne ajer keto jane standarte te dyfishta zMero dhe ju duhet ta ngrini zerin sic keni bere gjithmine me pare dhe mos merreni vetem me Lulken dhe me PD po duam te lexojme me shume te verteta dhe analiza per gjndjen e popullit se keta te qeverise po na bejne popullin me te lumtur ne bote.flm

  14. loni says:

    Nafta dhe barnat Greke futen pa dogane

  15. i huaji says:

    nuk besoj qe ka shqiptare qe kane dyshime per britaniket ne perkrahjen dhe stimulimin e qeshtjes shqiptare ne bote,komentus te papergjegjshem qe flasin per interesa te dobeta duhen te jene debil ne jeten e tyre private dhe jo atdhetar,njerez que kane perde ne syte e tyre,mendje qe qe pebuzin veten e tyre,dhe te shurdher qe qe kane dylle ne veshet e tyre,dhe sa per reagimin eshte i argumentuar dhe bazament ne perputhje me te drejtat nderkomtare,nese ju keni njerez qe shtyhen me trillime dhe thash e theme dhe me biznis krimi e ju i ndiqni pas e keqja do ju ze sepse ajo nuk ka kembe qe te vij vet por ju e thirrni dhe i jepni hapsire dhe do ta vuan populli i sinqert dhe i drejt qe nuk kane te bejne asgje me te keqen,edhe pse zemra me rren per kete vend qe i takoj por kurr se kam shkelur ndjej pendes ndaj britanikeve qe i kane fut ne kete loje te felliqur nga indivit me histori te dyshimt sa nga padituria e sa te shitur sa nga interesa politike te agjenturave e te krimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje