Nisja e punës së 61 bashkive të reja në vend, do të shoqërohet me shkurtime të forta të administratës.
Më shumë se 30 përqind e punonjësve aktuale të komunave dhe bashkive do të largohen nga puna, për shkak të strukturës së re por edhe riorganzimit që do të kenë bashkitë e dala nga zgjedhjet e 21 qershorit, raporton Ora News.
Referuar ligjit, punonjësit që do të largohen nga puna, konform ligjit, do të marrin nga 1-3 muaj pagën pas shkarkimit.
Ndërkohë, që qeveria ka parashikuar një fond prej 2 miliardë lekësh të cilat bashkitë e reja do t’i kenë në dispozicion deri në dhjetor për përballuar bashkimin e territorit dhe shtimin e ngarkesës me komunat e reja.
Ndërkohë sa i përket sistemit të taksave në bashkitë e reja, sipas një udhëzimi që i është dërguar bashkive te reja, rekomandohet bashkimi i paketave fiskale të ish-komunave, duke krijuar një paketë të vetme, pa ndryshuar nivelin e tyre sipas njësive administrative.
Ndryshimi i nivelit të taksave dhe tarifave në mes të vitit do të sillte kaos në përllogaritje, do të cenonte qytetarët dhe bizneset në planifikimet e tyre vjetore si dhe do të kërkonte kohë dhe ekspertizë për të pasqyruar ndryshimet në buxhetin e bashkisë si dhe në realizimin e shërbimeve dhe kontratave të nënshkruara.
Po kush jane keta qe vendosin sa paga do marrin t3 larguarit?? Ka ligj dhe gjykate qe vendos per keto gjera
Sejcili për vete.,berisha për të gjithë.