Konstituimi i Këshillave Bashkiakë, Peleshi: Gjithçka do mbyllet brenda 30 korrikut

25 Korrik 2015, 13:32Politika TEMA

Procesi i konstituimit të Këshillave Bashkiakë të dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit do të mbyllet më 30 korrik.

Kështu ka deklaruar zv/kryeministri, Niko Peleshi në një dalje publike nga qyteti i Ersekës.

Sipas tij gjithçka do të mbyllet në fund të muajit dhe vonesa në këtë process do të ketë vetëm për ato bashki ku ka ankimime”.

Deri më tani janë konstituuar Këshillat Bashiak të Matit, Mallakastrës, Kavajës, Elbasanit, Kukës, Berat, Fier, Patos.

Ndërkohë në Pukë është bllokuar zgjedhja e kryetarit të këshillit bashkiak pasi ka pasur përplasje mes PS- LSI.

1 komente në “Konstituimi i Këshillave Bashkiakë, Peleshi: Gjithçka do mbyllet brenda 30 korrikut”

  1. Tema says:

    S’ka arsye për tu nxitur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje