Partia Socialiste ka nisur analizën e zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit nga Shkodra, bashki e cila u fitua nga Partia Demokratike, ndërsa socialistët u renditën të tretën edhe për këshillin bashkiak.
Analiza ka filluar 1 muaj pasi koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” humbi garën për Bashkinë më të madhe në veri të vendit.
Burime nga dega e PS-së bënë të ditur se analiza është zhvilluar me debate dhe akuza mes anëtarëve.
Dy deputetët Namik Kopliku dhe Mimoza Hafizi u kritikuan nga një pjesë e madhe në Asamble për mungesën e angazhimit qoftë gjatë fushatës elektorale, por edhe në ditët e numërimit të votave. Po ashtu një pjesë e Asamblesë kërkuan zgjedhje brenda partisë dhe në rast se një gjë e tillë nuk ndodh atëherë për ta PS në Shkodër është e dështuar.
Kryetarët dhe ish-Kryetarët e komunave e po ashtu edhe ish-drejtues të PS-së në rvite ishin të ashpër dhe debatuan edhe me ngritje zëri. Punësimi ishte një çështje e debatuar, teksa u tha se nga socialistët për dy vite nuk janë punësuar më shumë se 400 vetë, shifër kjo që u cilësua e ulët. Nga ana e saj ish-kandidatja Keti Bazhdari mësohet të ketë thënë se objektivi ka qenë marra e 30 mijë votave, gjë që përafërsisht është arritur, por sipas saj ka pasur 16 mijë votues më shumë dhe këto pjesa më e madhe në zonar rurale, pak orë përpara se të mbylleshin qendrat e votimit.
Bazhdari tha se nga këtu duhet të nisë analiza. Ish-kandidatja mësohet se u ndërpre disa herë gjatë fjalës së saj nga deputeti Kopliku derisa u detyrua ti thotë më ler të flas se ju keni ardhur në fushatë, keni thënë dy fjalë dhe keni ikur.
Një tjetër anëtar i Asamblesë ka thënë se nëse PS do të ishte shkrirë do të ishin marrë më shumë vota duke vënë theksin tek mungesa e angazhimit dhe organizimit brenda së majtës.
Një debat u zhvillua edhe përsa i takon funksionimit të koalicionit, dhe konkretisht bashkëpunimit me LSI-në, teksa u deklarua se dalja e Bazhdarit kudo përkrah LSI ka prishur imazhin dhe dukej sikur kandidatja ishte e kësaj force politike dhe jo e PS, duke pasur parasysh edhe rezultatin që socialistët dolën forcë e 3-të politike, ndërsa LSI e dyta.
Po keshtu ka ken me ket demokarci te rrejshme 1990 votova per ndryshim , atehere votojshim te majten e fitonte e djathta per shum vjet me rradhe pune kurrku e te mbytur ne borgje e por te lumtur me saliun me femi te pasur pa rrudha ne balle 2013 na solli nje ndryshim por pa pune te varfer me taksa te larta qe nuk po gjejme shpetim ,
1. Perfshirja 0 ne fushate e deputeteve te Shkodres Hafizi dhe Kopliku (fakti qe kane qene prezent ne nje takim 1-2 oresh max nuk do te thote aspak qe ka dhene kontribut) . Pervec perfitimeve te tyre personale nuk kane dhene asgje per socialistat shkodran dhe per shkodren. Kjo dihet gjeresisht
2.Kandidatja e mire por vendosi qe fushaten ta drejtonte me njerzit e shtepise duke menjanu reaslisht socialistat me eksperince shume vjecare ne ket fushe.
3.Lista e keshillit bashkiak te PS eshte TOTALISHT JOPERFAQESUESE DHE SKANDALOZE , njerez qe nuk jane njohur ndonjiher per te majte, dhe qe as gjate fushates nuk jane perfshire aspak.
4. Nder me te rendesishmet PARTIA SOCIALISTE shkoder si parti eshte inekzistente realisht, cdo strukture eshte fiktive .Kryetaret e emeruar merren nga rruga nga deputetet qe kerkojne ti ken nen hyqem , rasti konkret eshte nje kryetar partie me profesion shofer qe u vendos emrin e te cilit nuk e kishim degju ndonjiher tek partia socialiste. Turpi e faqaja e zeze
5.Ne pune jane futur dhe rehatuar vetem njerez te PD dhe shume te LSI (shumica ish mbeshtetes te pd) duke i lene serisht ne opozite socialistat shkodran pas nje opozite tjt te gjate asaj 8 vjecares te PD
6. Mendoj se Rama urgjentisht duhet te veje dore tek partia socialiste ne Shkoder dhe jo ta ktheje ate ne nje parti te vertete me struktura funksionale dhe jo ta lere ne drejtimin e disa deputeteve totalisht te paafte te pakten per nga ana politike dhe administrative (askush nuk vendos ne pikpyetje aftesitte e tyre ne profesionet e tyre perkatese por qe nuk bejne per kete pune)
une s’jam socialist por shkodran. liste ma te mire keshilli bashkiak se ka pase partia socialiste kte rralle e thone te gjithe dhe jena habit. me doktora, me financiere me inxhinjera, qytetare te nderum. lista e kshillit bashkiak perfaqson qytetin, s’mund te mbushet me hajvan partijet. sa per parti socialiste vec prish pune. keti ishte kandidatja ma serioze dhe bani fushaten ma te mire qe mund te kene ba ndojhere nji kandidat ne shqiperi, por gaboi rande duhet te dilte e pavarun kishin per ta votuar te gjithe e s’do i dilshin lekt agron celes e ramiz cobes me e mujt dhe s’do ju nigjote as ju socialistat e pjerdhun te shkodres qe jeni te vetmit me tregu urti mas kuvendit e trimni mas luftet.
me siguri paske ndonji njiri tandin ne liste sepse perndrysh nuk mund ta justifikoj ndrysh komentin tand per keshillin bashkiak dhe ne fakt keke i pari qe e aprovon.. Partia socialista nuk ka vec hajvana sepse hajvanat jane te pranishem gjitkund por ka edhe njerz mjaft serioza e profesionista. Lista asht joperfaqesuese dhe skandaloze.Sa per pjesen e fundit nuk merrem me nivel ordiner si puna jote.
Punesimi i militanteve e? Pse keshtu do vazhdohet gjithmone?!
Sigurisht, 3 milion jemi, nje here ne nje here ata ?
Bazhdari beri shume po e rrethonin nje tufe inkompetentesh duke filluar nga deputetet. ca te bente me shume se ate fushate qe beri?
Mitingjet duhen shmangur në të gjith vëndin. Ka forma të tjerra për të bindur votuesin.
PS-ja ne Shkoder votohet ne shumice po kur numrohen votat humbet se nuk munden as nuk dine te ruajne votat nga ujqerit e mesuar te mbajne pushtetin me çdo menyre .
Moza Hafizi dhe Namik Kopliku jane ku e ku me standardet e sotme. Ky vend kerkon keneten, llumin qe te vleresohet. Eshte nder per cdo force politike te kete njerez si Moza apo Namiku ne gjirin e vet. Kur te vleresohet ky nivel atehere do mund te thuhet qe Shqiperia eshte futur ne rrugen e duhur te zhvillimit. Ata dhe pak te tjere ne parlament jane ata qe duhet te kete parlamenti. Te tjeret jane te semure dhe pjese ose e mediokritetit ose te kapur nga krimi.Kurre Shqiperia nuk ka patur nje ekip drejtues kaq te kompromentuar sa keto 10 vjet.
une s’jam socialist por shkodran. liste ma te mire keshilli bashkiak se ka pase partia socialiste kte rralle e thone te gjithe dhe jena habit. me doktora, me financiere me inxhinjera, qytetare te nderum. lista e kshillit bashkiak perfaqson qytetin, s’mund te mbushet me hajvan partijet. sa per parti socialiste vec prish pune. keti ishte kandidatja ma serioze dhe bani fushaten ma te mire qe mund te kene ba ndojhere nji kandidat ne shqiperi, por gaboi rande duhet te dilte e pavarun kishin per ta votuar te gjithe e s’do i dilshin lekt agron celes e ramiz cobes me e mujt dhe s’do ju nigjote as ju socialistat e pjerdhun te shkodres qe jeni te vetmit me tregu urti mas kuvendit e trimni mas luftet. ndaj bani kujdes se tesh ju merr lsi para ne 2017
Shkodra ka hup mundesine ndryshimit, mundesin e perfaqesimit prej njerzeve te denje e te ndershem me hubjen Ketit, mundesin e nje qyteti europian dhe kjo vjen fale mungeses se organizimit te strukturave te partise socialiste shkoder, parti qe prej 5 vitesh ska kryetar partie, pas zgjedhjeve te 2013 ne drejtorite e shkodres u emeruan drejtusa anonim dhe qe prej at’her dhe roli i deputeteve ne ps shkoder cdo dit e me shum zbehet, aq sa edhe ne fushate elektorale te 2015 u duken sa per numer jo per te beret detyren e tyre, organizimin e partise socialiste
Namiku eshte vec per veten e vet. N’Velipoje qe i pari qe legalizoi banesen e vet e te kusherijve qe ka perreth ndersa gjithe njerezit sorrollaten lart e poshte zyrave per me pagu rryshfetet qe kerkon aluizni.
Deputeti duhet me qene i fundit ne ksi rastesh, jo vec me perfitu i pari. Prandaj s’marrin vota. Turp!
Paulin Sterkaj ,Mimoza Hafizi dhe Namik Kopliku e shiten PS Shkoder.
Partia Socialiste Shkoder e humbi te vetemin shans qe kishte per fituar ne Shkoder dhe ketu fajin Rama qe e ka lene prej shume vitesh te paorganizuar me deputete Namik Koplikun qe nga tirana kerkon te komunikoje me anetaret e ps ne shkoder e vjen vetem per pushime e kujton se me akdemi9zmat e tij zgjidhen problemet e socialisteve. Mimoza Hafizi si depuetete e pare ne listen e 2013 fle ne kembe dhe performancen ne takime e ka si nje sunambul.Kush do mbeshteste socialistat Paulin Sterkaj, bufi i kenetes qe kalon sa nga PD te PS dhe kesaj rradhe u kujdes qe te fitonte LSI.
Nderi, ne Shkoder percaktohe kush eshte me i korruptuar se shoku e kush bashkepunon me shume me kundershtarin politik ne interes vetjak.Kush eshte me i pasur fiton simpatine pavaresisht menyres se pasurimit. ky eshte edhe rasti i deputeteve te Shkodres, servila dhe te neshtruar nga interesat personal.
Shkodrant jane aq te marre sa qe ma pare ndrrojne fe se parti. Prit kur ti dajne edhe vorrezat, demokratet djathtas e socialistat majtas.
Paulin Sterkaj punesonte persona pa identitet ne institucione shteterore duke shkarkuar socialistet e vertete, erdhi ne mbledhje e takime “hyr dil dhe duku” nderkohe qe nen rrogoz bashkepunonte me LSI qe quditerisht del force e pare politike. Agron Cela deputeti LSI bashkepunoj me Ramiz Coben duke kurdisur hubjen e Keti Bazhdarit kundrejt shumave te medha monetare.Mimoza Hafizi Dhe Namik Kopliku paten kohe te flasin vetem teorina qe as vete nuk i besonin ne 2javet e fundit te fushates sepse me pare nuk kishin kohe. Kryetaret e komunave dhe drejtoret e PS shkoder paradite shtireshin sikur benin fushate per Keti Bazhdarin ndersa ne darke raportonin te Serenata para Tom Doshit, Luan Heta gjoja koordinator fushatet perpilonte lista patronazhi fiktive dhe falej gjith kohen te Agron Cela,Zoti Rama a i din ti tan kto gjera????
Edhe pasta erdhe UFO-t e te rrembyen!! Nga I merr Kto teori konspirative more zoteri?! Keti humbi se I hyri vetja ne qef e Nuk perfilli asnje Nga njerzit perreth, vet situata kishte shume presion, mund te them se ky Ishte nje Nga rastet e vetme per te marre bashkine po ajo Nuk diti ta kontrollonte situaten,edhe humbi, po ti Nuk ishe ti dije Kto gjera se te rrembyen UFO-t ate dite, po kur te vish ne te mirepresim e ti sqarojm prap
Ja u futi Likja dhe kesaj rradhe ! T’a mbani me shnet! Shume socialiate qe njof une ne Shkoder me kane thene se voten nuk munemi me ja dhane Ilirit te Bllokut dhe Piktorit te Rilindjes qe na mashtroi. DHA GJITHE ATO PREMTIME NE QERSHOR 2013 DHE NUK MBAJTI ASNJE.