Pas moskonstituimit të Këshillit Bashkiak të Pukës, ka dështuar edhe konstituimi i Këshillit të ri të bashkisë Vau Dejës në qarkun e Shkodrës.
Shkak për dështimin e mbledhjes së parashikuar u bë mosnjoftimi në kohë i keshilltarëve të zgjedhur nga Sekretari i Këshillit të Bashkisë, i cili nuk ka zbatuar ligjin.
Prefekti Paulin Radovani ka theksuar se mbledhja nuk mund të zhvillohet pasi nuk është respektuar ligji.
“Nuk mjafton të thuash i kam marrë në telefon, ata ndoshta nuk duan të vinë fare pavarësisht se kush janë. Por ti sebepin e ke krijuar vetë. Nuk mjafton të japësh urdhër dhe dola të shtunën por duhen përgatitur të gjitha punët përsëmbari, duke vendosur tulla një mbi një.
Po nëqoftëse nuk ke bërë as llaç dhe nuk ke blerë tullat dhe më thua mua dua të inaguroj shtëpinë të shtunën, nuk inagurohet”, tha Radovani, duke përdorur një batutë.
Një tjetër pikë që hidhte poshtë zhvillimin e kësaj mbledhje ishte edhe mosdorëzimi i vulave nga njësitë vendore.
Për këtë çeshtje Radovani u la afat 24 orë të gjitha njësive vendore për dorëzimin e vulave, pasi në të kundërt nis proçedimet penale.
“Ka qenë një urdhër i dytë që kryetarët e komunave të dorëzonin vulat. Para se të dorëzojnë pushtetin ata, nuk e merr pushtetin askush tjetër.
Po ju bëj me dije atyre kryetarëve të Komunave që nëqoftëse brenda 24 orëve nuk dorëzojnë vulat do të denoncohen”.
Të pranishëm në mbledhje ishin 11 këshilltarët e djathtë dhe më pas u bashkuan edhe ato të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa këshilltarët socialistë, social–demokrat dhe demokristianë bojkotuan mbledhjen, ç’ka hedh dyshime për një organizim të qëllimshëm mes tyre dhe sekretarit të keshillit të Bashkise Vau Dejes, për të deshtuar këtë mbledhje.
Mbledhja e radhës është lënë nga prefekti Radovani pas 3 ditësh, që i bie të mërkurën 29 korrik në orën 10:00.
Në ktë situat., ç’bllokimi bëhet nga selit e partive politike që jan përzier në konkurenc pretenduese