VIDEO/Sistemi i drejtësisë, si ndëshkohet korrupsioni?

26 Korrik 2015, 16:00Politika TEMA

Reforma në drejtësi nuk është vetëm kryefjala e retorikës politike në vend, por edhe një shqetësim ndërkombëtar.

Janë me dhjetëra rastet flagrante të korrupsionit, megjithatë mungon një analizë e plotë e arsyeve të mosfunksionimit normal të drejtësisë.

Të huajt kërkojnë me ashpërsi ndëshkimin e gjyqtarëve e prokurorëve të implikuar në afera dhe shpërdorim detyre.

Por zëra brenda sistemit, kërkojnë që edhe qytetarët të bëhen pjesë e përpjekjes për të korrigjuar problemin.

Avokatja Jetmira Krasniqi, e pyetur nga Tema TV, shprehet se edhe qytetarët duhet të tregohen më të përgjegjshëm, nuk duhet të zgjedhin rrugët dytësore për zgjidhjen e një çështjeje siç është, dhënia e rryshfetit.

TemA TV ka kontaktuar edhe gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë të çështjeve më të përfolura, por askush prej tyre nuk do të gërvishtë plagë, që mund ti kenë hapur edhe vetë.

Në videon e mëposhtme janë 6 raste, një listë e shkurtër kjo në morinë e dhjetëra vendimeve të konstestuara, debatuara, dhe që kanë prodhuar pasoja shpesh fatale. /Elisa Dedja/

11 komente në “VIDEO/Sistemi i drejtësisë, si ndëshkohet korrupsioni?”

  1. Partizani says:

    Gjyqtaret dhe prokuroret te zgjidhen me votim nga i gjithe populli si deputetet!
    Rruge tjeter nuk ka per te ndrequr drejtesine kancerogjene!!!

    1. malsori says:

      deputetet nuk i zgjedh populli o Partizan ne shqiperi i zgjedh kryetari partise ,se ketu zgjidhen ata qe vendosen te paret ne liste

    2. Njeriu says:

      Po kriteret dhe menyra e kandidimit kush do jene o Partizan se kemi “juristet”e diktatures dhe 6 mujoret pa diploma qe shkaterruan drejtesine ,juriste me kohe te plote dhe parttime a jane te gjithe njesoj se nje person qe del ne pension si kepucar dhe vitet e fundit part time mbaron juridik gjate pensionit ka te drejte te punoje avokat. Hajde fat ,c’fare ligji ka avokatia jone!

    3. Njeriu says:

      Po kriteret dhe menyra e kandidimit kush do jene o Partizan se kemi “juristet”e diktatures dhe 6 mujoret pa diploma qe shkaterruan drejtesine ,juriste me kohe te plote dhe parttime a jane te gjithe njesoj se nje person qe del ne pension si kepucar dhe vitet e fundit part time mbaron juridik gjate pensionit ka te drejte te punoje avokat. Hajde fat ,c’fare ligji ka avokatia jone!

  2. Adili says:

    Jam viktime e ketij sistemi te korruptuar,ku humba gjyqin nga nje gjyqetar si A.Kaliaj,i cili eshte nje njeri lekist,ku inspektoriati e paditi per fshehje te pasurise rreth 4.000.000 leke te pa deklaruara,nuk e kuptoj si ka mundesi qe ai rri akoma e po sjell deme ne drejtesi.Ju drejtova pertalit “stop korrupsionit” per kete gjyqetar si dhe keshillit te larte te drejtesise.Gjithe gjykata e rrethit Tirane eshte e njejte,shikoni vendimet te gjitha abuzive.Mezi po presim te dalin si jane dhene vendimet per te kuptuar sa te pasur jane bere gjyqetare,notere qe kane shperdoruar detyren,prokurore qe nuk duan te bejne detyren dhe e zvaritin kallzimin e gjithe struktuarat e tjera te korruptuara.Do deshiroja qe cdo gje te behet ne media e te mare vesh gjthe populli si jane pasuaruar keta “pasanike juriste”,kane fyer inteligjencen tone,shtatori do te jete fillimi I kesaj “lufte”e te jete ne vazhdimesi.Cekici te bjere pa meshire se na kane futur ne shere e qe nuk riparohen,do tju japim fakte te tjera.Pune te mbare Drejtesise.

  3. Tema says:

    Nuk e dim si do jet e nesërmja ndaj i kemi hyr ksaj rruge.

  4. ananananananannannanana says:

    Ik o Tema pirdhuni se ju jeni te paret qe ju intereson drejtesia e korruptuar.

  5. Sigurimsi says:

    ku e kini videon mo gazetari????

  6. Mic Sokoli says:

    O Tema po nuk kemi me cfare te mbushni lajmet, dilni me emra konkret ku e keni gazetarine investigative apo thjesht beni ne nje artikull dhe po e ktheni korrupsionin ne lojra fjalesh, pse nuk shikoni qe me qindra raste dem ekonomik dhe i publikoni me inicuale, kapet nje infermier apo mesues i gjeni dhe numrin e kembes sa e ka per 500 lek, aty shikiji korrupsion dem ekonomik dhe prokurori po gjykata s’ka per detyre vetem te denoje po te shikoje me kujdes e te beje drejtesi, shikoni prokuroret qe s’dine te shkruajne shqip!!!

  7. tironsi says:

    Kontrolloni kapot e gjykates, miqte e Shkelzenit,
    Shikoni sa para ka Alaudin Malaj e pastaj thoni a ka apo jo korrupsion. Ju vetem llafe keni Zoti EDVIN RAMA

  8. perkthyesi says:

    Korrupsioni zgjidhet duke zbatuar me perpikmeri ligjin. Ai qe nuk ben punen, por sheh se si te mbushe xhepat, te futet ne biruce. Kam degjuar se do u ngrihet paga gjyqtareve. A ka turp me te madh? Lufta ndaj korrupsionit nuk behet duke i promovuar ne page keta horra, se dhe para disa vjetesh keshtu u veprua, por u a pame hajrin, pasi u bene me te babezitur. Vetem burgu i zgjidh hesapet, rruge tjeter nuk ka!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje