Gjykata Kushtetuese deklaron si të papajtueshëm më Kushtetutën vendimin e 22 majit 2014 të Kuvendit të Shqipërisë për rrëzimin e kërkesës së opozitës për ngritje të komisionit hetimor për hetimin e rasteve të trafikut të drogës nga ajri.
Pas rrëzimit të avionit “Piper” të drejtuar nga piloti italian Girogo Riformatto në plazhin e Divjakës ku u sekuestrua dhe 360 kg kanabis, PD kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor të drejtuar prej saj, por me vendim të parlamentit kjo kërkesë u rrëzua.
Asokohe u ngrit një tjetër komision i drejtuar nga deputetja e mazhorancës Ermonela Felaj, por sipas Gjykatës e drejta kushtetuese që i takon opozitës për ngritjen e një komisioni është shkelur.
Në vendimin e Kushtetueses, i cili mban datën 25 korrik 2015, thuhet se referuar kërkesës, opozita nuk ka si qëllim përvetësimin e kompetencave të prokurorisë për të ndjekur penalisht apo të kryejë hetime për rastin Riformatto.
Gjykata në pikën 38 të vendimit sqaron se argumenti i përdorur nga Kuvendi se për këtë rast po kryhen hetime nga prokuroria, është i pabazuar.
E për këtë arsye gjykata ka vendosur pranimin e kërkesës së opozitës për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje duke shpallur si antikushtetues vendimin e parlamentit.
Aktualisht dosja e trafikut të drogës nga ajri ku i proceduar është dhe piloti italian Girogo Riformatto i ulur me avionin e tij në plazhin e Divjakës po gjykohet nga krimet e rënda dhe pritet që në shtator të ketë një vendim për këtë çështje, aty ku të pandehur janë dhe 4 shtetas shqiptar.
Citoni faqet nga merrni lajmet. eshte jo profesionale
Partit politike të shohin ligjet dhe jo të vrojtojn qiellin.
Jane berishist te gjithe ata qe dalin kunder qeverise. Rrofte partia!