Et’hem Ruka: Rama duhet të kishte bërë zgjedhjet për kreun e PS. Partia mbështetet mbi statut dhe jo mbi koncepte

28 Korrik 2015, 11:16Politika TEMA

Këshilli i të “urtëve” në PS nuk funksionon më. Qeveria është larguar nga partia. Parlamenti është në nivel të ulët intelektual. PS dhe LSI duhet të bashkohen. Këto dhe të tjera kritika dhe teza ka hedhur dje një nga figurat më të rëndësishme të PS që nga vitit 1990, Ethem Ruka, tre herë ministër në qeveritë e PS, deputet në 7 legjislatura dhe biokimisti me gardën shkencore profesor doktor të mbrojtur në Francë. I ftuar në emsisonin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Ruka bëri skanerin e qeverisjes në këto dy vjet po duke bërë edhe vlerësimet për ato që ai i quan punë të mira.

Zoti Ruka, si ju vlen më mirë t’ju cilësojnë si veteran i PS dhe anëtar i Këshillit të të Urtëve në PS apo pensionist politik?

Po unë kam 25 vjet që militoj në PS dhe do të jem pjesë e kësaj partie sa të kem frymë. Sa për përcaktimet veteran apo pensionist kjo nuk ka rëndësi. Ndërkohë lidhur me Këshillin e të Urtëve ai nuk funksionon më. Mbledhja e fundit ka qenë përpara se Rama të merrte detyrën e kryeministrit dhe na thirri për të dhënë disa mendime. Edhe unë, bashkë me Rexhep Meidanin, Luan Hajdaragën, Bashkim Zenelin etj dhashë mendimet e mia se si duhet të ishte qeverisja. Por sapo qeveria nisi punën, këshilli nuk është mbledhur më. Praktikisht ky këshill nuk funksionon më.

Zoti Ruka më 23 qershor u mbushën dy vjet nga zgjedhjet parlamentare në të cilat e majta fitoi me 1 milionë vota. A është kjo qeveria më e mirë që nga koha e Ismail Qemalit sic u tha në fillim të puënë së saj?

Unë nuk e di kush e ka thënë këtë, por nuk duhet të merremi me përcaktime të këtij lloji.

Si e vlerësoni ju qeverisjen e majtë pas këtyre zgjedhjeve?

Unë mendoj se është një qeveri e sukseshme në të gjitha drejtimet. Morëm një qeveri më shumë probleme dhe kryeministri Rama arriti që në dy vjet të realizojë reforma që do të kenë ndikime pozitive shumë shpejt. Por dy vjet janë shumë pak për të bërë një bilanc real por jam i bindur që në një periudhë të afërt do të kemi rezultate. Kështu reforma mbi ndarjen territoriale, reforma mbi energjinë, reforma në qarkullimin rrugor, aksioni i policisë në Lazarat për çlirimin e këtij fshati nga kultivimi i bimëve narkotike, reforma në administrartë dhe reforma në arsim përbëjnë të gjitha një punë të jashtëzakonshme të qeverisë që në pak kohë asnjë qeveri tjetër e majtë dhe e djathtë nuk i ka bërë më parë. Natyrisht kanë qenë kushte të tjera dikur, por Rama dhe kabineti i tij ka arritur shumë në këto vite. Edi Rama është një kryeministër që realisht dëshiron ta ndryshojë Shqipërinë. Unë kam qenë në një kabinet me të kur ai ishte ministër kulture dhe ia njoh punën dhe mënyrën se si punon.

Çfarë kujtoni nga mbledhjet e qeverisë të asaj kohe kur Rama ishte ministër. A bëntë shumë opiktura dhe skica gjatë mbledhjes së qeverisë?

Po. Unë isha në krah të tij dhe Rama gjatë gjithë kohës bënte piktura madje edhe portrete të anëtarëve të kabinetit. Janë me dhjetra skica dhe piktura të bëra gjatë tij mbi vendimet dhe projekligjet e qeverisë. Për fat shumicën e atyre skicave unë i kam marrë gjatë asaj kohe dhe ruaj një koleksion të çmuar me punimet e tij gjatë mbledhjes së qeverisë.

A është normale që gjatë një mbledhje të qeverisë një ministër apo sot një kryeministër të bëjë piktura?

Nuk shtrohet çëshstja kështu. Rama kur vization dhe pikturon është I përqendruar shumë në bisedë. Është një mënyrë e tij për të të dëgjuar dhe komunikuar. Në pamje të parë kështu duket, por ai është jashtëzakonisht i vëmendendshëm. Në mbledhjet e qeverisë me kryeministrin Nnao edhe pse pikturonte ishte ai që bënte debat më shumë se të tjerët. Saqë Nano në shumë raste nuk i jepte fjalën. Mbaj mend një herë se Rama i tha: Ma jep fjalën zoti Nano se në mos ar, tunxh do nxjerr nga goja. Ky është Edi Rama.

Cilët nga anatarët e sotëm të kabinetit Rama do të vlerësoni?

Përveç kryeministrit do të veçoja ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, ministrin e Energjisë Damian Gjiknuri por edhe ministren e Arsimit Lindita Nikolla e cila në fillim u paragjykua por aktualisht është një nga ministret për tu vlerësuar.

Këto që thatë për qeverinë dhe ministrat janë si parakalim në paradën e 1 majit në kohën e komunizmit. Por cilat janë defektet e qeverisë?

Unë e thashë më lart që në 2 vjet është vështirë të përcvaktosh saktë. Por mendoj se shumë shpejt do ketë rezultate konkrete. Megjithatë mendoj dhe jam dakord me profesor Servet Pëllumbin sipas të cilit qeveria është larguar nga partia. Unë e kuptoj që partia nuk është repart ushtarak si në kohën e komunizmit, por edhe të largohesh fare nga partia kjo nuk është normale. E dëgjova projektin për të arritur 150 mijë anëtarë. Por unë I them Edi Ramës që më shumë syno të mbash ata që ke se sa të synosh këtë shifër. Një problem tjetër është edhe parlamenti cilësia e të cilit është ulur shumë. Edhe në vitin 1991 cilësia intelektuale ishte më e lartë se sa sot.

Njuë nga kritikët më të fortë të qeverisjes ka qenë Ben Blushi. A jeni dakord me tezat e tij?

Unë mendoj se Blushi ka të drejtë për një pjesë të atyre që ka thënë dhe vetë Blushin e vlërësoj por Blushi ka bërë një gabim të rëndë. Nuk sulmohet partia në të cilën militon, gjatë fushatës elektorale. Blushi kishte të drejtë që Rama duhet të kishte kryer zgjedhjet për kryetarin e PS. Mandati ka mbaruar dhe ai duhet të bënte zgjedhje. Unë isha dhe jam I bindur se nëse do bënte zgjedhje Rama do fitonte pa ansjë problem. Por nuk e kuptoj përse nuk I realizoi këto zgjedhje. Idea se partia ka fituar zgjedhjet lokale dhe automatikisht kryetari rikonfimohet nuk kanë vlerë sepse partia bazohet në statut dhe statuti nuk e përcakton kështu. Gjithsesi, pavarësisht kësaj situate Blushi një ditë do të pajtohet me Edi Ramën. Jam i bindur për këtë. Unë kam qenë dëshmitar i një seri debatesh mes tyre dhe përsëri Blushi dhe Rama kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Jam i bindur që një ditë ata do të pajtohen.

Si do të pajtohen duke e bërë Blushin ministër?

Unë nuk mund ta them këtë, por jam I bindur që do pajtohen duke njohur Blushin dhe Ramën.

Si ka funskionuar koalicioni i Majtë PS me LSI?

Po una jam ithtar i asaj teze që është hedhur tashmë se PS dhe LSI duhet të bashkohen. Unë nuk e kuptoj më këtë mënyrë funksionimi. Dy parti atë majta që për arsye të rrethanave të asaj kohe u krijua LSI dhe tashmë kemi një të majtë me dy parti nuk shkon të jenë të ndara. Idea ime është se duhet të ngrihet një komsion I përbashkët për të gjetur modalitetet për të bërë bashkimin e dy partive. Nuk ka më vlerë që PS dhe LSI të funksionojnë bashkë por me dy logo të ndryshme. Ky bashkim është natyral sepse si anëtarët e PS dhe ata të LSI janë të majtë dhe dikur të gjithë ishin në një parti. Pra si socialistët e LSI dhe socialistët e PS janë një.

(Marrë me shkurtime nga emisioni “Debati në Channel One”, i gazetarit Roland Qafoku)

 

 

 

23 komente në “Et’hem Ruka: Rama duhet të kishte bërë zgjedhjet për kreun e PS. Partia mbështetet mbi statut dhe jo mbi koncepte”

  1. Libri says:

    Po Ku ishe deri tani o Teke?
    Të doli gjumi i rehatisë?
    Po me “duhet” nuk bëhen keto pune!
    Behu të paktën një herë trim dhe i ndershëm!

    1. ben says:

      O etem

      Vertet ps funksionoi per 25 vjet si parti e inteligjences e meritokracise e progresit .

      Por kohet kane ndryshuar
      A I ke pyetur per keto mendime krenaristet dhe kanabistet e rilindjes? ????

      Nese jo e sigurt qe edhe ti rjeshtohesh te lista e gjate e tradhetareve dhe shume shpejt simbas stilit rilindas ti do sulmohesh nga familja dhe nga gjithcka tjeter private qe nuk ka te beje me politiken.

      Skeni pare asgje akoma ne fakt nuk ishte per demokratet po per socialistet.

  2. Spartaku says:

    Kame shume respekte per profesor Hetem Ruka.Jame dakord me mendimin e tij,qe,Ps-te dhe LSI-ja te bashkohen.Kjo mund te ndodhe nqs Ilir Meta nuk ka ndjenja klienteliste,apo mbivleresime per partin e tij.Pra megallomania mund te behet pengese.

  3. Tema says:

    Ka njerëz në ps që politika ju pëlqen.

  4. Iliri Monikes says:

    I urte ky? Ore jini ne vete?
    O Zot edhe nje bari dhensh do jepte mend me shume!
    Ju te gazetes Tema, mos na e shpifni me kesisoj artikujsh pa vlere, pa ide, demode.
    Thjeshte duke na sjelle ne kujtese xhaketa te dala boje te politikes tone te deshtuar ne vite.
    Qesharake dhe naive ideja e “bashkimit” PS dhe LSI e cila eshte krijuar vetem per biznes!
    Idet enveriste dhe pa asnje vler ta shpifin dhe jan komplet jasht mode.
    Si kominoshe te vjetra me dok kinez!

    1. Argita_B says:

      Mund te na thuash se cili eshte ndryshimi ideologjik ndermjet PS se dhe LSI? Ruka ka te drejte kur thote se PS ja eshte jashte ligjit pasi ka shkelur statusin duke mos organizuar zgjedhje per kryetarin e Partise.
      Edi Rama kerkon te futen néburg ata qe shkelin ligjin duke mos paguar energjine, po harron se eshte komplet jashte ligjit qe prej dy vjetesh, pasi mban nje mandat si kryetar te jashteligjeshem.
      Nje parti politike kur krijohet depoziton ne gjykate statutet mbi te cilat duhet te funksionoje, nese keto statute nuk respektohen, kjo Parti se bashku me shkelesit e statutit duhet te pergjigjen perpara gjykates.
      Si nuk ka nje gazetar te beje nje analize te qarte per te informuar publikun!! Si ka mundesi qe prej mbi 5 vjet gazeta Tema nuk ka batiar qofte dhe nie artikull kritik per Edi Ramen!!!
      A esjte Tema nje gazete e pavarur apo thjesht organ propogande ne sherbim te Edi Rames!!
      Perse nuk deklarohet hapur se ben propogande per Edi Ramen?!
      Nese simpatizoni Edi Ramen behuni antare te PS se dhe i sherbeni se nuk eshte as e jashtligjeshme dhe as imorale, po duke e bere kete hapur si gazetare jeni te pamoralshem.

  5. Al qifnoni says:

    Kjo qe thote Et’hemi eshte e drejte dhe ska vend fare per debat. Ne PS duhet te zhvillohen zgjedhjet dhe analiza. Analiza sepse ne zgjedhjet e fundit eshte marre 7-10% me pak se ne zgjedhjet e 2013, dhe zgjedhjet sepse duhet te percaktohen strukturat drejtuese dhe kryetari qe do udheheqe fushaten e ardhshme qe eshte ne dere.

  6. Tepelenasi says:

    Ne se ka nje njeri,student,specializant a funksionar shqiptar,te cilit nuk i eshte “ngjitur asnje qime” nga koha e shkollimit,specializimit e kryerjes se nje funksioni te caktuar,ne France,eshte vetem Et’hem Ruka.Ne Francen e Lozhave Masone,te rralle kane qene te pandikuarit prej tyre.Jo vetem ne ditet e sotme por shume kohe me pare,edhe ne periudhen zogiste edhe ne ate te periudhes komuniste.Kaçi i sotem,akademik Fuga i sotem e shume te tjere si ata jane ata te cileve Saliu ua ka gjetur çelsin ku duhet dhe ku i ka perdorur ne kohen e duhur per te, e i perdor me shume “sukses” ne ditet e sotme.Kujtoj “angazhimin” e zellshem te Z.Fuga edhe ne diten e djeshme ne krahun e djathte, me Presidentin.Et’hemi nuk eshte ne radhen e zemerakeve per nje post qeveritar.Kujtoj pergjigjen e dhene prej tij kur nje gazetar i beri pyetje,lidhur me moskandidimin e tij ne zgjedhjet parlamentare te 2013-tes.Nuk pati asnje shenje qejfmbetjeje.Si nje prej deputeteve me jetegjate e 2-3 here minister,siç po shihet edhe ne kete interviste,eshte njeriu me me objektivitet intelektual,si rralle te tjere,edhe ne radhet e socialisteve,te djeshem e te sotem.Modeli i kundert eshte Blushi(deputeti).Et’hemi, duke e njohur qysh ne bangat e fakultetit,ka te drejte kur thote se niveli i ketij parlamenti eshte nen nivelin e atij te 1991-shit.Kujtoj ketu,diplomen e tij te firmosur nga ministri i arsimit,Thoma Deliana,si diploma me rezultatin maksimal,10, per faktin e vetem se ishte studenti i pare ne degen biologji-kimi,dhe i vetemi qe mbrojti teme diplome.Behet fjale per vitin 1971,vit kur e pefunduame fakultetin.Shto,qe pas emerimit si pedagog,(sapo e mbaroi fakutetin!) u dergua nga shteti per specializim te metejshem,3 vjet ne France.Shto edhe mjaft specializime te tjera jashte.Prej tij duhet te mesoje diçka,edhe profesor Mejdani me te tjere bashke student e bashkepedagog te fakultetit te Shkencave te Natyres.

    1. Sokoli says:

      O Ethem!
      Mos te mbetet hatri o burre i dheut!
      20 vila i ke, pare plot!
      Shkruaj kujtimet e vegjelise se ke koh dhe na trego se si shkelqeve si deputet, si minister dhe na lat nje Shqiperi kaq te begate!
      Perpara per fitorje te reja!

    2. Gjykata says:

      Kete e kam pare ne nje lokal mbrapa gjykates Tirane duke i puthur kemben nje goce rreth te 20-tave para nje viti dhe qe mesdite, vere dhe skishte levizje. Thash o zot spo me besonin syte. E po njeri me te ulet nuk mund te kete .IMORAL……………….

    3. Cubi says:

      Mos u merzisni miq se eshte nga TE–PELENA

  7. faro says:

    A ishte minister ky intelektual, i ardhur nga fshati, i privilegjuar me burse shteterore per te studjuar ne France?
    A eshte ky minister qe lejoi te ndertohej ne oborret e shkollave?
    A ishte ky minister qe lejoi ndertimin ne oborrin e shkolles se baletit ne Tirane?
    Si mund te japin mendim njerez te tille, qe as ” zanatin ” e vet nuk kane perdorur ne te mire te vendit?
    Populli thote:
    Heshtia eshte flori!
    Te pakten kete keshille inteligjente zbatoje!

  8. Grideria says:

    Te gjithe keta qe jane specializuar ne France, ne kohen e komunizmit, kane qene bashkepunetore te sigurimit te shtetit. Dosjet e tyre i ka Sala. Ne momentin qe Sala i therret, keta hidhen ne sulm kunder Rames. Kaçi i Zi, Ethemi, Luani, Rexhepi, etj (fakulteti i shkencave) jane xhaketat e vjetra te PS tek PD.

  9. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Pse te bente zgjedhje?
    Ai eshte udheheqesi i dashur i popullit dhe i partisr. Eshte si shoku mao.
    Populli e ka zgjedhur nje here e pergjithmone.
    Rrofte kryetari mao.

  10. Populli says:

    Po konen e ka akoma ajo zonja jote, që shiste nëpër shkolla librat e tua, kur ishe ministër?

  11. Na doli dhe kryeksri I hajduteve , profeqen laknash ska mortje ti haj ket lloj katnari

  12. operacioni zjarrit says:

    o pjeter ceshte keshtu o pjeter ?
    memecit i erdhi goja.
    edhe ky kur ishte minister beri ca tendera me sokol turhanin, i cili u zhduk ca kohe jashte ne kanada,kur klsh e denoncoji.

  13. salaria says:

    Shqiptareve u bejne moral banditet e tranzicionit.Per te qeshur dhe per te qare!

  14. Shpetim says:

    Profesor,
    Respekte për gjithçka që ju përfaqësoni. Nuk jam i një mëndje me ju. PS është në kaos dhe këtë kaos e ka sjellë arbitrariteti i drejtimit të partisë nga Z. Rama. Elektorati i PS, anëtarët dhe simpatizantët, votojnë kundra Berishës, prandaj janë arritur rezultate të mira, në vitin 2013 dhe në vitin 2015, por këto nuk mund të interpretohen automatikisht si qeverisje e mirë, si përfaqësim i mirë i socialistëve. Kjo e fundit nuk pasqyrohet thjesht në nivelin intelektual të përfaqësimit, që realisht ka rënë, por në rrafshe më domethënëse, me shumë rëndësi, ndjesi dhe rrjedhoja. Nuk ka rritje PS, nëse i referohemi statistikave të zgjedhjeve, nga 2009 e më pas. Do të vijojë rënia, nëse nuk zgjerohen hapësirat e demokracisë brënda PS dhe kryesorja nëse PS nuk ndahet nga LSI. Partia socialiste, pavarësisht sesi koalicion do të jetë në pushtet, gjithnjë e më shumë do të paguajë haraçin e zullumeve në sistem të LSI-së.

  15. PS ,nuk eshte parti klienteske dhe mire ben.
    kurse ,si rizgjedhje e kryetarit te nji partie ne pluralizem ,nuk eshte nevoja vetem kur ai me partine e tij fitojne zgjedhjet .

    kur humbet zgjedhjet nji parti,[ kemi shembullin qe nuk besohesh kurre] me partine cetnike te Saliut, kryetari jep menjihere ….doreheqjen !

    ku eshte cudia ketu ?

    me vjen keq qe disa rripa si ky plepi i gjate me ish presidentin e disa te tjere ,reagojne me te njejten pyetje,qe i ben akoma me qesharake,cinike dhe injorante te mirefillte !

  16. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Kamikazet komentojne komente
    Shkurt. Kkk

  17. edi shanc says:

    cfare posti ka ky i nderuar ne ps.pesioniste.?????

  18. Ujku do mjegull says:

    Keta jane bajgat e politikes shqiptare.Ky eshte i pjerdhur nga trute,pa asnje nerv e kapilar shqiptar.Njeri pa personalitet.Nje fare plasteline,qe F.Nanua i jepte cdardo forme.Keta tipa jane te pa nginjur ne etjen per te kusaruar mbi kete popull.Kur ishte minister,ky fare plehre,dilte e fliste publikisht , per te na mbushur mendjen,se importi i plehrave ne Shqiperi ishte nje gje shume e mire.Ja nje “shkencetar” leshi,qe duhet nxjerre me shkelma jashte Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje