Braho: Nuk heqim dorë nga Byroja e Hetimit, në shtator nisim punën për ligjin e ri

28 Korrik 2015, 12:54Politika TEMA

Maxhoranca nuk ka ndërmend të heqë dorë nga krijimi i Byrosë kombëtare të hetimit. Madje sipas kryetarit të komisionit të Sigurisë Spartak Braho ligji po punohet duke reflektuar në të vendimin e kushtetueses që e rrëzoi FBI-në shqiptare pak muaj më parë.

Detajet e ligjit të ri të përshtatur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese i shpjegon për A1 Report kreu i komisionit të Sigurisë, Spartak Braho.

“E tërë veprimtaria e byrosë kombëtare të hetimit do të trajtohet sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale. Padyshim që do të ketë riformulime dhe rispecifikime më të sakta për të hequr çdo paqartësi që krijohet nga formulimet e para. Është një strukture që do të drejtohet nga pikëpamja administrative nga Policia e Shtetit dhe nga pikëpamja ligjore do të drejtohet nga Prokurori i Përgjithshëm apo prokurorët sipas seksioneve në rrethe. Në sesionin e shtatorit është një ndër ligjet që do të bëhen pjesë e axhendës së Kuvendit”, tha Braho.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese nuk ka rrëzuar faktin që Byroja Kombëtare e Hetimit do të ngrihet, ka bërë vërejtje për disa dispozita te ligjit për Policinë e Shtetit, ku parashikohet struktura e Byrosë Kombëtare të hetimit.

Kjo është një strukturë në varësi të ministrisë së Punëve të Brendshme të Policisë së Shtetit që do të merret me hetimin e disa krimeve në fushën e korrupsionit dhe që të gjitha veprimet e saj do të ndiqen dhe drejtohen nga prokuroria e shtetit.

Pra nuk ka dalje, nuk ka një strukturë paralele hetimi, siç u keqkuptua ndoshta edhe në ligj duhet të ishin sqaruar më mirë, por ka një strukturë policore-administrative e cila do të merret me ndjekjen, grumbullimin, me hetimin, investigimin e fakteve që lidhen me veprimtarinë kriminale në fushën e korrupsionit.

Theksoj që kjo strukturë do të jetë kombëtare, e ndarë në të tëra degët që ka Ministria e Brendshme në shkallë rrethesh apo qarqesh. Por të gjitha veprimet do të zhvillohen nën drejtimin e prokurorisë, është ajo që do të japë leje për hetime, gjurmime. E tërë veprimtaria do të drejtohet sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale”, thekson Braho.

Për Kryetarin e Komisionit të Sigurisë në shtator, që përkon me nisjen e sesionit të ri parlamentar, ky do të jetë një nga ligjet e para që do të bëhet pjesë e axhendës.

“Do të ketë riformulime dhe rispecifikime më të sakta për të hequr çdo paqartësi që u krijua nga formulimet e para”.

5 komente në “Braho: Nuk heqim dorë nga Byroja e Hetimit, në shtator nisim punën për ligjin e ri”

  1. arberi says:

    Braho kokrra e spiunit te ppsh do te gjykoje te tjeret .

  2. xxx says:

    me ne fund nje lajm i mire,sigurisht qe kush e ka folene te dhjere do ta kundeshtoj

  3. ananananananannannanana says:

    Komunistat e felliqte veshtire te terhiqen!

  4. Tema says:

    Problemi ësht te presidenti i republikës që e bezdis parlamenti aktual. Kur ta shohim nishonin të shpall veten mbret

  5. petro says:

    Vecse Baba Tak Byroja duhet te filloje hetimin nga ty.Si e vure tere ate pasuri?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje