Bojkoti që të majtët i bënë mbledhjes së Këshillit Bashkiak në Mallakastër ka cuar në dështimin e dytë brenda 1 jave të konstituimit të këtij këshilli, dhe për rrjedhojë edhe mosmarrjes zyrtarisht të detyrës nga kryebashkiaku Agron Kapllanaj.
Në një reagim të tijin, Kapllanaj thekson se dështimi i konstituimit të këshillit ka ardhur pas bojkotit që këshilltarët e majtë i bëjnë mbledhjes, por kjo situatë pengon punën e bashkisë.
“E njëjta gjë ka ndodhur edhe në mbledhje e parë të konstituimit të Këshillit bashkiak, janë larguar dy këshilltarë pas votimit dhe sot po ata dy këshilltarë kishin paralajmëruar bojkotin e tyre”.
Në mënyre që puna e Bashkisë të mos bllokohet, kryebashkiaku Kapllanaj pohon se në një bisedë me përfaqësues të së majtës, u ka ofruar kreun e këshillit bashkiak, pasi këshilltarët e majtë përbëjnë shumicën.
“U kam bërë një ofertë të dy forcave politikë, me mirëkuptim duke tërhequr kandidatin për kryetar të Këshillit bashkiak të forcës së djathtë. Për hir të qytetarëve mallakastriotë ne nuk duam të vazhdojmë me bojkote ky këshill dhe tërheqim kandidaturën tonë”.
Bravo z Kapllanaj per vizionin, po kujt ja ben kete oferte!!!
Mund t’ju kuptojne Ju drejtuesit dhe deputeti i PS-se!!
Kane punuar ndonjehere administratore ata qe te kuptojne se kane detyrime ndaj qytetareve Mallakastriote!!
Ata jane “hiena” qe duan te shqyejne njera-tjetren, dhe as nuk kane ndermend qe tu sherbejne qytetareve Mallakastriot, veshtire do ta kesh te bashkepunosh me keto kafshe me fytyre njeriu!!
@ po he mo “Gone” si i ke Punet??Nuk mblidhen keta “Qerratalaret” e Majte, po vetem Bojkotojne eeee…po pse?? duket “Gone” se ketyre u ka mbetur Hatri, ngaqe ti te gjithe Keshilltareve te tjere u dhe nga nje “Kocke”,kurese ketyre jo….ore po c´fare kryebashkiaku je ti:Kur u jepe 10-teve…u jepe edhe 12-teve…”Gone”..mos u bej “Shkerdhate”..ti e bere qe e bere te mire beje deri ne fund..jepu te gjitheve…se qe the zoterote Mallakastra eshte e vogel, dhe e njohin njeri-tjetrin te gjithe si te PD-se..PS…apo LIS-it..keta te fundit nuk kane te “Ngopur” o “Gone” te “Ropen”….bej mutin kesaj pune “Keq te jeshe dhe keq te mos jesh”..por POste per te Paguar Ku qendron Fitimi????Apo vetem te Kullarja??tani mos do te thuash ti:Po une …jo jo une nuk dua..po te “Hani ju Une i ngrene jame”..sepse Fukaraj fukara Mbetet..e “Genjene ” veten me Koqe fiku dhe koqe Domateje..he uroj qe te jeten “Domate te kuqe”……………….lol