Partia Demokratike po hesht në lidhje me skandalin financiar që ka përfshirë këtë parti ku Florian Xhuti, specialist i organizimit në PD, ka zhdukur disa miliona lekë të arkëtuara nga kartat e anëtarësisë.
Skandali i publikuar në disa portale online është kaluar në heshtje nga selia blu, e cila duket se ka zgjedhur rrugën e heshtjes.
“Faktet janë konkrete, verifikimi është bërë por gjithcka kërkohet të fshihet. Në vitin 2011 në PD filloi procesi i paisjes me tesera të reja. Një teser kushtonte 500 lekë të reja ose 5 mijë të vjetra.
Janë printuar afërsisht rreth 50 mijë të tilla. Shuma total shkon në rreth 250 milion lekë. Por e vërteta është që shumë degë dhe struktura nuk i kanë paguar totalisht detyrimet, kryesisht shpërndarja dhe arkëtimet ecën më mirë në Tiranë”, citon Citynews.
Për këtë vjedhje dhe abuzim ka edhe një shkresë drejtuar kreut të PD Lulzim Basha, nga ish-shefja e financës F.E., e cila ve në dijeni kryetarin e PD, për mungesën e arkëtimit të dhjetra milionë lekëve të teserave të vitit 2011, këto lekë duhet të derdheshin nga Florian Xhuti, por nuk u derdhën kurrë deri diten qe ajo dorezoi detyren.
As Lulzim Basha, dhe as shumë drejtues të PD, nuk e mohojnë dhe nuk e fshehin dot këtë skandal, pra abuzimin me teserat dhe vjedhjen qe ka ndodhur tek organizimi i opozitës të sotme, dje në pushtet. Thjesht po kërkohet të kalohet në heshtje apo të mbrohet dhe shpërblehet hajduti.
Kalimi në heshtje dhe largimi i Xhutit për këtë vjedhje mund të ishin minimumi që opozita mund të bënte në këtë moment. Mbrojtja është fatale dhe katastrofa është shpërblimi.
Xhuti ka qenë në pazare me kreret aktualë të PD, jo për milionat e vjedhura, por për manipulime listash në zgjedhjet në PD, apo abuzime ne procedurat dhe falsifikim rezultatesh gjate zgjedhjeve në degët e PD. Frika se Xhuti mund të flasë, të tregojë manipulimet dhe skandalet e mbajtura në heshtje, stepin ndoshta Bashën dhe të tjerët, që nuk janë ortakë në vjedhje por janë peng i veprimeve të tyre manipulative.
Florian Xhuti, një specialist organizimi është një nga personazhet e shumë kontestuar për manipulime në numërime, apo fallcifikime listash, kuptohet gjithkca ka qenë e urdhëruar. Tashmë i quajturi “miu i qilareve të PD”, përfshihet në një skandal vjedhjesh.
edhe kete e paskeni bere?Mbaroi magazina shtetit,tani po vidhni shtepine tuaj!Kush eshte mesuar,s`rri pushuar.
O z Mero na merzite te gjith lexuesit me keto shkrime je ber si gazeta zeri i popullit se dikur kjo gazet quhej gazeta e pd..merru me qeverin se kete qeveri votoj populli..je bere nga ata gazetar qe per cdo qeveri qe vjen ti e shet bythen qofte dhe per dicka te vogel
E paskan me Bashen keta jo me florin
Nuk eshte per tu çuditur.Dihet boterisht se njerez te pd-ke kane qene dhe jane hajdute me çizme.Saliu vodhi pa kufi bashke me familjen e tij,deputetet e tij gjithe ekonomin e shqipetareve.Harram i paçin.
Ne se Kontrolli i larte i shtetit e ka kopetencen per te verifikuar nji demtim te tille, atehere ti hapet rruge gjykimit!
E ne ankohemi se po vjedhin Shqiperine kjo race e felliqur se ka per gje te vjedhe familjen e saj (pd) e jo ne.Ky zvezdari seshte aq trim e i meshte po mos kete mare urdher nga Lulushi a mos direkt nga Berisha per te bere kete vjedhje se pazari eshte bere me pare.Nje shpreje popullore thote se hajduti i shtepise sruhet dhe ajo familje mer tatepieten si PD tani.Rugen e mbare pacin e sa me shpejt felliqesirat.
Sic eshte perberja, eshte dhe disiplina, kjo eshte nje parti hajdutesh, mashtruesish, parti e rruges, korrupsionit dhe e te gjitha te zezave, prandaj eshte e pabesueshme, eshte nje dosje e zeze qe kalon duar ne duar! Vjedhin shtepine e vet dhe ka goje Basha te ankohet…, eshte vete i dyshuar per vjedhje dhe krime te shemtuara dhe flet se Shqiperia eshte e vetmja me deputet te inkriminuar! Kjo kurr nuk do ta drejtoje me vendin!
Edhe pas 50 vitesh gazeta shkruan leke ter reja dhe te vjetera
Ato jane 500 leke dhe nuk jane as te vjetra as te reja por jane 500 leke
jame i bindur qe gazetaret duhet te jene ne pararoje ne drejteshkrim
Keto sajesa i shkruajne ata uritha qe e kalojne jeten neper kafene dhe nuk dine te shohin ne sy por vetem nga duart. Shko puno dhe mos hidh balte mbi njerez te ndershem dhe punetor si Florian Xhuti, kermill i ndyre qe peshtyn ne pjaten ku ha…
Flor Xhuti eshte krenari e PD.
Gazeta Tema eshte kthyer ne uturak per “veshderrin” qe shkruan keto shpifje per Florin. Me sa duket paskemi per te degjuar se afermi per ndonje pisllik te Bodes ndaj vrapon veshderri te beje tym qe te mos kete shume zhurme per shefin e vet Ridvanin qe i lepin bythen.
Bitraj dhe basha.