Intervista/ Taulant Balla: Reforma në drejtësi, politikanët para ligjit. Besimi tek gjykatat, kur të dënohen fajtorët e Gërdecit e 21 janarit (VIDEO)

29 Korrik 2015, 19:51Politika TEMA

Nga Jonida Hitoveizi

Reforma në Drejtësi do të çojë para ligjit deputetë  dhe ministra, – kështu pohoi deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla në një intervistë për Tema Tv. Balla theksoi se shqiptarëve nuk mund tu kthehehet besimi tek drejtësia, nëse nuk dënohen përgjegjësit për çështje të rëndësishme, si Gërdeci, aferat korruptive të rrugës së Kombit, vrasjet politike të 21 Janarit etj. Duke u ndalur tek dekriminalizimi i politikës,  deputeti i majtë theksoi se falë ndryshimeve ligjore,  në vitin 2017 nuk do të ketë më në lista, persona të inkriminuar.

Zoti Balla, dua ta nisim këtë intervistë me  raportin e DASH. Shqipëria është cilësuar si vend problematik dhe është vënë theksi tek korrupsioni në radhët e  zyrtarëve të lartë. Cili është komenti juaj lidhur me këtë pikë të tij?

Së pari, dua të theksoj që ky është një raport mjaft i respektuar sepse buron nga një institucion shtetëror amerikan . Së dyti, doja  t’i tërhiqja vëmendjen çdo politikani, që për raporte të tilla duhet që minimalisht që raporti të lexohet. Është konstatimi i radhës për mënyrën sesi kryetari i opozitës dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha  u shpreh për këtë raport. Dukej qartë që nuk kishte lexuar qoftë edhe një faqe nga raporti, apo dhe ai që i kishte shkruar deklaratën nuk e kishte lexuar.  Ndaj të njëtin vlerësim që bëri MPB lidhur me raportin. Sigurisht raporti identifikon problematika ende të pazgjidhura tërësisht , por e vërteta është që raporti vlerëson disa arritje, që janë krejtësisht të dukshme në përballjen e qeverisë shqiptare, institucioneve ligj zbatuese, përsa i përket adresimit të problemit të trafikimit.  Po të marresh ecurinë ndër vite të Shqipërisë, ka një përmirësim të dukshëm. Ndërkohë nxis institucionet ligjzbatuese shqiptare  që ta lexojnë raportin me korrektesë , të nxjerrin prej tij problematikat e identifikura dhe të ndërtojnë një “roadmap” për mënyrën si adresohen këto probleme.

Pyetja ishte për korrupsionin tek zyrtarët e lartë. Çfarë po bën kjo qeveri për ta shmangur këtë fenomen?

Jo vetëm raporti i fundit, por raporti i cili është i përvitshëm për progresin e Shqipërisë në kuadër të integrimit në BE, siç është raporti i progresit që publikohet nga KiE identifikon korrupsionin si një ndër problemet akute. E vërteta është se një ndër problemet kryesore në luftën kundër korrupsionit është një listë e rasteve të ndëshkimit të korrupsionit në nivel të lartë dhe gjithmonë bëhet ky evidentim, sepse Shqipëria është një ndër vendet që nuk ka kryeministra , ministra, deputetë apo zyrttarë të tjerë të lartë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për korrupsion. Korrupsion ka, por unë besoj që reforma në drejtësi e cila është edhe elementi kryesor në axhendën qeverisëse , në shtator  e tutje është hapi më i madh që Shqipëria hedh në këto 25 vite drejt luftës pa kompromis kundër kësaj sëmundje kaq të rëndë të shoqërisë sonë siç është korrupsioni. Kur flasim për korrupsion nuk duhet të kuptojmë vetëm ndëshkimin në nivel drejtuesish. Problemi më i madh është korrupsioni në gjyqësor, sepse strumbullari i gjithë  këtij problemi është gjyqësori dhe gjyqtarët e korruptuar. Nuk do kemi politikanë pas hekurave nëse nuk do ndërtojmë sistem gjyqësor me gjyqtarë të paaftë. Gjyqtarët e korruptuar janë ata që kanë bllokuar këtë proces kaq të rëndësishëm edhe të pastrimit të politikës , me elemetë të korruptuar apo me precedent të tjerë penalë të rrezikshëm.

Si mund të pastrohen nga sistemi i gjyqësorit këta gjyqtarë të korruptuar?

Shpreh vlerësimin tim për punën e Komisionit të Reformës në Drejtësi nën drejtimin e kolegut Fatmir Xhafaj, por dhe me asistencën e vyer të ambasadës së SHBA dhe të Komisionit Evropian, nga delegacioni  i kryesuar nga Vllahutin. Kjo ka bërë që të ecim në një trase serioze drejt një modeli të ri të sistemit gjyqësor, të jenë të drejtë me moralin minimal të një shteti, ku nuk mund të pranohet që një i korruptuar të dënojë një të korruptuar tjetër.Duhet që një gjyqtar i korruptuar të largohet dhe të zëvendësohet me një gjyqtar, i cili veprimin e bazon në Kushtetutë, mbi kode dhe ligje.

Besoni se kjo do të ndodhë  vërtetë ?

Unë jam i sigurtë sepse së pari janë faza që kanë kaluar mjaft vende të tjera që në ecuri procesi kanë ecur më shpejt se ne . P.sh Krocia ,10 vite më parë në Kroaci gjyqësori ishte më i korruptuar sot, ai gjyqësor ka mundësuar që të ketë kryeministra , ministra , apo deputetë në burg. Modeli romun është ndër më të mirët, se ka dënuar mbi 38 deputetë, 3 ministra , 1 kryeministër.

Besoni se do dënohen në Shqipëri , ministra, kryeminista apo ish-kryeminitra?

E rëndësishme është që të ngresh sistemin. Nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin , por sistemi korrupton njerëzit. Duhet të ngresh një sistem të drejtë,  që të hetohet deri në momentin e fundit. Duhet të ngrejmë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë . Lëreni studion dhe shkoni në dyert e gjykatës dhe pyesni qytetarët . Qytetarët shqiptarë mendojnë se gjyqtarët në pjesën më të madhe janë të korruptuar dhe të ndikuar politikisht.

Ashtu si dhe politikanët…

Janë gjyqtarët që bëjnë drejtësi. Për të shkuar në burg nuk është vendimi i një politikani, por i një gjyqtari. Deputetët bëjnë ligje, gjyqtarët japin vendime gjykate që janë shumë të rëndësishme sepse ato garantojnë që ligjet të zbatohen. Shqipëria nuk ka ligje të këqija, por një legjislacion në përmirësim, por ka ende problematika në lidhje me implementimin, nuk implemetohen kode, nuk implemetohen ligje.

Në një deklaratë të fundit deputeti Eduard  Halimi deklaroi se PD do ketë një axhendë tjetër nga maxhoranca për reformën në drejtësi?

Reforma në drejtësi ka disa urgjenca dhe nuk mund të vonohet më. Së pari arsyeja është shumë e thjeshtë , Shqipëria ka një maxhorancë qeverisëse ,që reformën në drejtësi  ka përcaktuar si një prej çështjeve të veta më të rëndësishmet në mandatin e parë të qeverisjes. Shpresoj që gjithçka ka deklaruar Halimi të mos jetë një strategji për të bllokuar procesin.

Është shprehur se metodologjia e maxhorancës është e gabuar përsa i përket reformës.

Nëse fillohet me këto naze të kota, sigurisht që kjo konfirmon se ka një pretendim për të ndalur ecurinë e procesit. Unë dua të drejoj gishtin tek ish maxhoranca dhe opozita e sotme . Ata kanë një përgjegjësi morale  jo vetëm, por edhe politike për degradimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Ajo që duhet sot është që të gjithë të biem dakord që ky sistem është i korruptuar, jo funksional, është tërësisht në dëm të interesave të shqiptarëve dhe  Shqipërisë dhe që duhet rindërtuar nga fillimi në konceptim tim për situtën e  nderë ku ndodhet sistemi  i drejtësisë . Dhe që të bëhet e gjitha kjo duhet që edhe opozita të bëhet pjesë. Metodologjia është çështja më e thjeshtë se pse ka pasur në bazën e saj dy elementë kryesorë: Së pari, është përshkrimi dhe fotografimi dhe nxjerrja e problemeve kryesore që ka sot sistemi , ndër të cilat prevalon korrupsisoni dhe së dyti, marrëdhëniet ndërinstitucionale ndërmjet kompontetëve që përbëjnë sistemin e drejtësisë të funksionojë në atë mënyrë, që të bëhet drejtësi dhe të zbatohet ligji në këtë vend.

Unë i bëj thirrje përmes aksesit që më lejon TEMA TV, që dyert dhe hapësira e komisionit të posaçëm është e hapur për kontributin e opozitës , por opozita duhet të jetë bashkëpunuese jo bllokuese. Reforma në drejtësi do të bëhet ,ritheksoj  këtu dhe atë që kancelarja Merkel theksoi në Tiranë që vjeshta e këtij viti dhe përfundimi i reformës në drejtësi janë çelësi i hapit tjetër i të rëndësishëm që Shqipëria duhet dhe do të hedhë në procesin e përafrimit të saj me BE dhe kjo ka të bëjë me hapjen e  negociatave për antarësim. Është i domosdoshëm procesi i hapjes së negociatave , sepse procesi i negociatave siç ka ndikuar pozitivisht në shumë vende , do ndikojë pozitivisht dhe në Shqipëri. Ne nuk duhet të humbim shpejtësinë e  procesit të integrimit Europian, sepse shqiptarët meritojnë një klasë politike të përgjegjshme për fatet  e integrimit europian.

Rikthehemi tek reagimi  i ambasadës së SHBA- së, që ka të bëjë me dekriminalizimin e politikës . U duk sikur ishte një shuplakë për politikën, cilësimi si i turpshëm i një deputeti shqiptar i dënuar për trafik të qenive njerëzore

Procesi i adresimit të personave me rekorde kriminale të cilët kërkojnë apo mbajnë pozicione publike është një proces që tashmë ka marrë një udhë zgjidhjeje dhe unë jam besimplotë, madje ju garantoj gjithashtu se do të ketë një ecuri shumë më të shpejtë duke filluar nga shtatori. Për çdo qytetar që na ndjek para pak kohësh, para zgjedhjeve lokale , maxhoranca dhe  unë si kreu i grupit parlamentar të PS-së  depozituam në Kuvend një draft ligjor shumë të mirë për parandalimin e aksesit në pozicione publike të elementëve kriminal të korruptuar , të dënuar, në proces hetimi në vendet e BE apo SHBA dhe besoj se ju si gazetare e kujdeshme e mbani mend qëndrimin negativ që mbajti PD përkundrejt këtij projektligji, që ishte gati për tu votuar në Kuvend . Sot në Shqipëri nuk ka një kuadër ligjor parandalues dhe ajo që ne do të bëjmë me apo pa opozitën , bazuar në eksperiencat e vendeve te tjera , madje kemi marrë një opinion të vlefshëm nga Komisioni i Venecias . Opinion i komisionit të Venecias i është  vënë në dispozicion komisionit dhe Kuvendit dhe mund të ndërtohet një ligji qoftë sipas modelit Italian , sigurisht duhen verifikuar edhe modele të tjera.

Ky deputet, që është cituar nga amabsada e SHBA, është pjesë e grupit të PD-së, të PS-së.. Kush është ai?

Ajo që po ju them është që deklaratat e partnerëve, raportet e partnereve janë dokumenta mbi të cilat ndërtohet një analizë e shëndoshë për riparimin e problemeve dhe unë po ju them me garanci të plotë që procesi i dekriminalizimit të politikës shqiptare , që politikisht korrekt duhet quajtur, procesi i adresimit të  problematikës së personave me rekorde kriminale që kërkojnë apo mbajnë ofiqe publike është në rrugë të mbarë. Një gjë është e sigurtë, që në zgjedhjet paralamentare të vitit 2017, kur të paraqiten listat e kandidatëve në KQZ, verifikim i figurave do të ketë kaluar përmes një procesi ligjior të vendosur në aplikim. Në 2013 të paktën grupi paralamentar dhe deputetët e PS-së, që kanë kaluar në listat e zgjedhjeve kanë kaluar në një screen jo institucional , thjesht secili prej tyre ka paraqitur një skedë sipas dëshmisë , e cila quhet dëshmi  penaliteti, e cila rezulton e pamjaftueshem për verifikimin e plotë të figurës së një politikani. Lufta për një pastrim të politikës nga persona me rekorde kriminale është nga ana jonë pa kompromis dhe duhet të përfshijë përveç veprave penale të kriminalitetit të rëndë duhet të përfshijë edhe veprat penale të korrupsionit. Duhet ndëshkuar si vepër e rëndë, se është një prej plagëve më të rëndësishme që ka marrë ky popull dhe shoqëri në këto 25 vite tranzicion . Kuadri ligjor që kërkojnë partnerët tanë  përsa i përket personave me çështje kriminale do të jetë një prej modeleve më të mira në Europë.

Në zgjedhjet e 21 qershorit u fol shumë për mos të lejuuar kandidatë të inkriminuar, por  disa prej tyre shpëtuan

I vetmi kandidat , në fakt janë dy por njëri bëri sikur u tërhoq , flas për kandidatin e PD në Këlcyrë, ndërkohë që në 61 njësi vendore, i vetmi kandidat që kishte një vendim gjykate , i dënuar për korrupsion ka qenë kandidatë i PD-së në Kamëz. Unë nuk jam vënë në dijeni dhe nuk më rezulton të ketë një vendim gjykate të formës së prerë për një kandidat të PS-së për veprën penale të sipërcituar. Legjislacioni shqiptar sot , kushtetuta shqiptare sot njohin të drejtën e zgjedhjes dhe të votës për çdo qytetar shqiptar. Me të bërë ndryshimet ligjore ku do të vendosim një sistem verifikimi të figurës, të background të rekordeve kriminale ,atëherë e drejta për të kandiduar është e kufizuar me ligj. Kushtetuta na e ka lënë këtë, por përfitoj nga rasti  të them që jemi në një process ku reforma në drejtësi sigurisht do prek edhe Kushtetutën. Unë bëj pjesë në ata deputetë që mendojën se  edhe procesi i adresimit të personave me rekorde kriminale që mbajnë pozicione publike, të ecë krah për krah me reformën e drejtësisë , se Kushtetuta nuk është një copë letër që hapet e mbyllet sa herë të duash , por porpocioni ndryshues në Kushtetutë për reformën në drejtësi të prekë edhe nevojat që vijnë nga adresimi i personave me rekorde kriminale që janë në politik apo duan të hyjnë në politikë.

Publiku pret dënime të bujshme që t’i kthehet besimi tek drejtësia, është 21 janari ende pa fajtorë…

Të falenderoj për pyetjen. Unë shpresoj dhe besoj që çështjet e bujshme , çështje që kanë minuar besimin e publikut shqiptar në sistemin e drejtësisë, që janë : Shpërdorimi i fondeve publike në rrugën Durrës –Kukës , ku Lulzim Basha është i dyshuar për vjedhjen e 239 milionë dollarëve , tragjedia e Gërdecit, ku ka qenë i përfshirë i biri i kryeministrit dhe ministra të qeverisë Berisha madje dhe vetë ish-kryeministri Berisha , vrasjet politike të 21 janarit, ku është i përfshirë me urdhra dhe shpërdorim detyre kryeministri i asaj kohe Sali Berisha dhe Ministri i Brendshëm i asaj kohe Lulzim Basha , që kanë minuar besimin e publikut se në këtë vend mund të bëhet drejtësi. Pa u dhënë një vendim gjykate për fajësinë apo pafajësinë për të akuzuarit publik të këtyre dosjeve, atëherë nuk do të kthehet besimi. Prokuroria dhe institucionet e gjykatës të mos i heqin nga axhenda e punës këto çështje.

Ka qenë dhe një ndër premtimet e rëndësishme elektorale, angazhimi për dënimin e fajtorëve për çshtjet e bujshme…  

Angazhimi moral i yni është që të ngrihet një sistem drejtësie që të dënojë fajtorët, qofshin socialist a demokratë për çdo vepër penale.

Do kemi deputetë , ish-funksionarë të dënuar… Do të ndodhë kjo gjë?

Po do të ndodhë.

Intervistën e plotë e ndiqni në linkun e mëposhtëm

 

 

– See more at: http://www.tematv.al/video/24vvv48dncoed8z#sthash.SoIxYagz.dpuf

27 komente në “Intervista/ Taulant Balla: Reforma në drejtësi, politikanët para ligjit. Besimi tek gjykatat, kur të dënohen fajtorët e Gërdecit e 21 janarit (VIDEO)”

  1. Kanan Djali says:

    Besimi tek institucionet kur ti te na tregosh nga i gjen leket per orat e shtrenjta,kok cep Librazhdi!

    1. afrimi says:

      Po ç’lidhje ka ora, mor Kanan djali, me ato krimet, apo eshte i inkriminuar dhe Balla; serioziteti eshte qe a do denohen kriminelet qe kane vrare shqiptare ne emer te pushtetit dhe shtetit? eshte e veshtire ta besoj, megjithate te shohim se vjeshta eshte e prodhimeve dhe dasmave ne kohen e pare, pa tani martohen pasi kane bere dy apo tre femije;

      1. Kanani Djali says:

        Po te denohen o Afrim po keta i kane bere paktet dhe thjesht ndryshon rrota e hajduteve.Asnje ska per tu denuar,e kisha fjalen mos na flase ky per moral po te na tregoje ku i ka gjetur leket per koleksionit e orëve.Kishin harruar ti nxirrnin edhe ate Hublotin e zi,se edhe false te jene jane aq kopje te mira sa kushtojne nga 1200$.

        1. Ballisti says:

          Si nuk zuri mend Rama dhe prap nxjerr kete antipatikun injorant. Jepi tendera per prodhime posterash motres se vet por vetem mos na e nxirr me ta shikojme me sy neper TV se na ben te votojme PD. Aman na e kurse kete injorantin e shemtuar se na e perzien

    2. Bureto says:

      Po ore, prokuroria le te filloje edhe nga ora e Balles, te hetohet e te denohet, dhe ai, ashtu si Saranderi i Kroacise (kryeministri) hetimi i te cilit filloi nga ora dhe pastaj dolen shume afera te tjera dhe ai eshte aktualsht ne burg. Nuk duhet te kete asnje dallim per askend, por ja qe kjo ka ndodhur deri me sot. Peshqit e medhenj me drejtesine e tyre i kane shpetuar burgut dhe jo per mitmarrje etj si keto po per vrasje dhe krime te tjera te renda. Keto jane pritshmerite ndaj ketyre ceshtjeve si nga populli ashtu dhe nga uashingtoni e Brukseli. A do te ndodhe?!….

  2. luani londer says:

    Mos harroni se pa u ndeshkuar grushti i shtetit nga Saliu e bodigardet e tij ne mergim,gerdeci e 21 janari nuk ka paqe ne Shqiperi drejtesia deri tani eshte ne dore te Saliut.

  3. Zigur Qarri says:

    ???!!!
    Taulant Balla thote:”Kuadri ligjor që kërkojnë partnerët tanë përsa i përket personave me çështje kriminale do të jetë një prej modeleve më të mira në Europë”.
    Un te them Ujku,ti me tregon gjurmet!Per çfar kuadri ligjor e ke fjalen ti more Palle?Ti e ke Deputetin me precedence penale ne krah,dhe me vetedije e mbron!Birn dhe “partnerët tanë” ti treguan me dokumente personat me precedece penale para zgjedhjeve lokale,ju i injoruat me vetedije!Si ka mundesi te jete njeriu kaq i paftyre???
    Si i pasinqerte dhe provincial qe je,vendos embargo institucionale per drejtesine,kur thua se:”Besimi tek Gjykatat,kur të dënohen fajtorët e Gërdecit e 21 janarit”.
    O palle,kujton se e mbron bythen me keto broçkulla?Ata te Gerdecit dhe te 21 Janarit nuk do te denohen kurren e kurres(apo ai qe deshiron ti Xeni),
    sepse ju i lat ne harrese.Ligjet jan,por nuk kan funksionuar asnjehere.
    Ne Shqiperi jan vrare ne kohen e “Demokracise” me mijra,sikur te ishte lufte,por mesa duket askujt nuk i ben me pershtypje,as ty.Hallet e dites dhe fukaralliku jan problemet qe shqetesojn shqiptaret dhe jo daullja qe i bie ti,si ne opozite ashtu edhe tani ne pozite.
    Borxhin more Palle,borxhin,per te cilin sulmuat Berishen se kaloi kufirin e 63%,perse ju e çuat ne kufirin e 71%(ndoshta me shume)??????????????

  4. ananananananannannanana says:

    Mos na fyeni inteligjencen me kete kolegun e mul nokes!

  5. stela says:

    Po kujt ia kerkon ti o Balle fajtoret e Gerdecit??? Popullit???

    M’gja keni harru per cfare jeni aty. Kujtoni se jeni per show e per ti bo karshellik popullit…..

  6. shqiptar says:

    perse genjen tek ne ka demokraci siguri edhe insticucione te sigurta keshtu deklaroi gjermnia sot shqiperia eshte vend i sigurte ska probleme

  7. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Ramyyyy.
    E hengri salushi me duket.
    Dicka di ky qe e thote. Do ta jash dhe ti te bytha e piset bashke me salushin

  8. po ky kanani ku ja pa oren ketij Balles !

    dhe nji verejtje per Ballen dhe politikanet qe kane bere amnesti,nga 97 e poshte,dmth drejte viteve 92……duhet ndeshkim per te gjithe ata qe i kane bere dem popullit qofte edhe ne vitet e diktatures,,,amnestia jepet nga POPULLI.dhe jo nga politikanet.

    kjo eshte padrejtesi dhe jo drejtesi….

    po ska gje se nuk keni pare gje akoma,,,,,ec ccccc gomariiiiii…………..

  9. Arber says:

    Bravo, Taulant!

  10. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    Taulant ,harram 2 milion votat qe ju besuan ,shqiptaret e thjeshte nese ,nuk i cmontoni strukturat e kalbura , te ngritura nga sala ne drejtesi.Duhet veprim i vendosur dhe i shpejte.Te gjithe kemi besim tek kryeministri rama.Pedeja dalengadale po shkon drejt degradimit , prandaj i takon kesaj shumice misioni historik i ndertimit te shtetit modern te shqiptareve.

  11. "BALASHI" says:

    Balla te ka bere nje pyetje direkte, konkrete per emrin e depudetit, partine etj. Pse s’ u pergjigje po ben lodra fjalesh si nard ndoka?…

  12. semanjaku says:

    Zoti Balla apo dikush tjeter te na tregoje per lidhjet qe kane te gjithe kreret e politikes midis tyre,,,kreret e PDse me ata te PSse me ata te LSIse me republikanet etj etj ,,,lidhje krushqie,,,lidhje interesash ekonomike,,,njohje te skandaleve te njeri tjetrit.. Po te mesojme keto atehere mund te themi do behet apo jo drejtesi ne Shqiperi. Nje gjyqtare I korruptuar nuk denon nje tjeter te korruptuar,,,por edhe nje politikan I korruptuar nuk I nxjer syt nje tjetri qe ka vene pasuri te pa ligjeshme. Veprimi dhe shprehja e ministers se aesimit jane shenja reabilitimi dhe jo ndeshkimi per nje njeri qe duhet te ishte me kohe prapa hekurave.

  13. berti says:

    Or Balle ,populli nuk do llafe do vepra,keni 2 vjet qe qeverisni dhe krimi ka lulezuar sepse nuk I zgjidh punet drejtesia.Pakenaqesi e madhe ne popull,hallexhinjte nuk zgjidhin dot nje hall ne zyrat e shtetit,sepse I pret arrogance dhe njekohesisht injoranca e ketyre muterve qe keni punesuar ju te rilindjes.

  14. Tema says:

    U zgjua balla nga koma dhe do që të dal nga parlamenti.

  15. tirona says:

    Per individe pa personalitet si katundari Balla, Vlonjatet kane shprehjen e e goditur : Na dhjeve dhite, Na dogje fshatin sic le shpirtin che surratin.

  16. perkthyesi says:

    Taulant, kete e kemi degjuar dhe po e degjojme perdite, por gjera konkrete nuk po shohim! A jane keta deklarata mashtrime te radhes apo kete here do shohim vertete ligjin te buzeqeshe? Ngelet per tu pare, por une per vehte nuk kam besim, pasi politikanet shqiptare qendrojne si trima dhe fodulle ne krye te shtetit, dhe askujt nuk i leverdis qe te ndiqen penalisht per bemat e tyre. Pse? Sepse jane te gjithe te perfshire ne keto afera. Kete e dine te gjithe, perndryshe, gjendja ekonomike nuk do mbrrinte kurre ne keto permasa!

  17. taip shkodrani says:

    taulant balla….Autoraku i politikes Shqiptare .

  18. BS says:

    O qytetar Librazhdi! Pyetja ️ime eshte; Ti e di se kush eshte ky deputeti qe,flet raporti apo jo?! Perse nuk i pergjigjesh pyetjes dhe vazhdon me historin e Gerdecit etj. Cfare bete keto dy vjet per nxjerrjen perpara Drejtesia te atyre qe,premtuat se do i gjykonit nqs ne ju jepnim voten? Ne kohen kur ishe ne opozite nga Parlamenti vetem ti ke bere mbi 1 mije akuza publike per korrupsion vjedhje e shperdorim te parave taksapaguesve Shqiptare! Asnje nga ato gjate ketyre dy vjeteve ne pushtet nuk ka shkuar perpara Drejtesis!!!!! Cfare mendon ti o katunar Librazhdi, se ne Tirone te beson njeri perveç Ed Rames?! Po ato premtimet qe beje rrugeve per te pastrehet i mban mend me kokrra mashtrusit?

  19. populli says:

    me ne fund!!!!!!!

  20. relisti says:

    po ta dije ky Balla sa fytyre e urryer eshte per shqiptaret(pavarsisht nga bindjet politike qe kane)nuk del as ne tv as ne publik…po ja deshi njeri te miren duhet tja beje te qarte se eshte gjynah sa keq i urryer eshte nga cdo njeri ne kete vend

  21. Peco says:

    Kur del dhe flet ky per nder, jo PD qe ja vlen te votohet dhe Berishen ta puthesh ne balle, por dhe nacionalsocialistja e Hitlerit mund te votohej si nje parti demokratike. Ate dem qe i sjell PS kjo bajge Librazhdi, zor se mund te kete te krahasuar me dicka tjeter.

  22. era says:

    Ky eshte kryelehesi i Rilindjes dhe mos e shani kot. Ky ben detyren qe i ka ngarkuar i zoti, leh sipas programit.Nese keni bythe dilni neper sheshe, aty ku del bota e civilizuar, dhe tregojini vendin zotit te tij per te gjithe keto bema qe po shkruani, apo shkarkoheni neper forume dhe kafene dhe e keni kryer detyren.
    Mos kini frike, nuk u vrasin me si ne 21 Janar, jane me te zotet per te mashtruar dhe vjedhur por nuk jane vrases kriminele si ai qe iku.

  23. Siguria says:

    Per denimin e ketyre qe thote Balla jam dakort por pasi te denohet ai vete i pari si organizator i dhunes se 21 janarit per shkaterrimin e institucioneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje